Albspirit

Media/News/Publishing

Serbia thekson rëndësinë e pajisjeve mbrojtëse kineze

Pajisjet ushtarake kineze i kanë forcuar forcat e armatosura serbe në mënyrë të konsiderueshme sipas zëvendëskryeministrit serb, Milos Vuceviq.

Vuçeviq, njëherësh edhe ministër i Mbrojtjes, ka folur për mediat kineze lidhur për bashkëpunimin ushtarak midis të dyja vendeve.

“Sa u përket marrëdhënieve dypalëshe, Serbi-Kinë, do të veçoja bashkëpunimin ushtri-ushtri, si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e shumta, që janë shumë të rëndësishme për vendin tonë”, ka thënë Vuçeviq.

Në anën tjetër, presidenti kinez, Xi Jinping, kishte nxitur për koordinim më të fortë strategjik me “mikun e saj të hekurt” kur qe takuar me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, javën e kaluar.

Please follow and like us: