Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Besoni në vetvete dhe dilni fitues!

“Në momentin kur nuk preokupohemi me asgjë tjetër përveç gjërave që na e lumturojnë shpirtin, hapet porta e mrekullive dhe ne përjetojmë bekimet nga Universi”, Dr. Vlora Obertinca.

Që nga fëmijëria e hershme jemi mësuar të vrapojmë për t’i zënë gjërat e për t’i realizuar dëshirat tona. Asnjëherë nuk ka mësuar askush që mos tii japim shumë mundim vetes, por që të besojmë mbi të gjitha në veten dhe aftësitë tona dhe mos ta dyshojmë asnjëherë suksesin e merituar. Duke mos ditur më shumë se kaq ne tundohemi dhe luhatemi, duke i vënë në pikëpyetje potencialet tona njerëzore.

Tani e dijmë se ne jemi vazhdim i energjisë së inteligjencës së pafundme dhe si të tillë ne mund të realizojmë çdo gjë që e konceptojmë në mendjen tonë. Universi është brenda nesh dhe ne duhet bashkëpunuar me të duke ia dorëzuar dëshirat tona me besim të plotë në realizimin e tyre.

Të dashurit e mi, kur e shihni veten se keni dhënë maksimumin nga vetja, mbështetuni dhe pushoni me mendimin dhe besimin e paluhatur në reazultatin e dëshiruar. Kur e bëni këtë Universi ju dëgjon dhe bëhet një me dëshirën tuaj sepse, tanimë ju nuk i dilni përpara Universit por ia dorëzoni atij pjesën ekzekutive.

Andaj, besoni në vetvete dhe dilni fitimtar!

Please follow and like us: