Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Gjuha ka lindur për të zgjedhur me kujdes fjalën…

Një mësuese që mëson dhe edukon brezin e të rinjëve në vitet 2023, kryesisht adoleshentët e moshës 14-18 vjeç duhet të përdorë gjuhë profesionale, pasi dy palët mund të përfshihen në dhunë; ne jemi mësuar ndër vite të pranojmë tashmë se vetëm druri shkakton trauma, jo jo edhe fjala vret shumë…

Dhuna është e dënueshme si ajo fizike edhe verbale, pra nëse punën e mësuesit nuk di ta ngresh në një nivel të lartë profesional, lere si profesion dhe ik e shit rroba të përdorura, fruta perime, hap biznes, ose ku di unë se çfarë tjeter… kudo por jo mësues/e.

Kam dhënë mësim shumë vite në gjimnaz dhe e di fare mirë sa duhet të mendohesh kur shprehesh para një adoleshenti, aq më pak me terma familjarë personash që nuk jetojnë. Mua nuk ma pranon llogjika këtë komunikim mësuesi, gjithsesi shërim të shpejtë i uroj zyshës. Ama personalisht m’u dhimbs edhe nxënësi që është përfshirë në aktin e dhunës, zot jepi qetësi se mund të kthehet në njeri problematik dhunues ose deri vrasës për shkak të rrethanave që krijoi vetë i nxitur edhe nga fjalori i mësueses me eshtra e kocka; ai djalë do kujdes dhe mbështetje në këto momente, nga familja, shkolla e shoqëria!

Post Scriptum: Personalisht kam kaluar vite të tëra në mësimdhënie dhe me nxënësit rrebelë kam zgjedhur fjalën e duhur, kurrë nuk kam ngelur një nxënës që e shikoja me predispozita për të qënë problem në shoqëri, apo familje; janë një kategori nxënësish që duhet t’u japësh dorën e t’i thuash fjalën e butë, jo forcën e notës 4… nuk pyet brezi i sotëm për atë notën tënde mësues/e nderuar!

Please follow and like us: