Zana Tako: Je apo nuk je ti?
Je apo nuk je ti?
Në vrullin e dallgës që përplaset me furi
Gjëagjëzë që godet shpirtin tim
Jehonë që përcjell tinguj jete
Jo e largët
As si hon thellësie
Dallga përplaset me furi
Mbi shkëmbinj dashurie.
Nuk frikem
Tek shoh me kërshëri
Je apo nuk je ti?
Gjëagjëzë
Brenda dallgës që përplaset me furi.
Nuk copëtohesh
Ndaj më vjen çudi
Forca e përplasjes
Kthehet pas e pafuqi.
Je apo nuk je ti?
Fjala tretet
E shkon pas dallgëve që nuk e fundosin
por e nxjerrin në sipërfaqe përsëri…
25 Tetor 2023.
Please follow and like us: