Selaudin Guma: Vilson Blloshmi
I shtrirë me Genc Lekën, pranë e pranë
Si dëshmi e një kohe barbare
Neroni u trondit nga poezia
Me gjithë spiunat dhe langot e tij.
Mblodhi hetues, mblodhi poetë
Të zbërthenin poezinë ‘Saharaja’
Dhe përkthyes mblodhi shumë
Për të parë se ku shkonte hataja.
Metaforat e tua vrisnin më shumë
Tronditën tiranin dhe shpurën
Lakej, servilë dhe puthadorë
Parazitë të veshur me kostume.
Poet i madh ti u riktheve
Se koha është gjykatës mbi ne
Menduan se të vranë me dorë
Por ti u riktheve si shenjtor.
Tani je monument në Librazhd e kudo
Emër shkolle e ndërgjegje në atdhe
Ata që të bën dëm humbën nga çdo anë
Dhe ti u riktheve i gjallë si Ante!
- 6. 2023.
Please follow and like us: