Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: MARSH

– Shokëve të një udhe –
Marsh, marsh…
Të njëjtit marsh,
marshonin djemtë.
Ç’marsh djaloshar!
Shkërmoqen shkëmbenj
dhe një uturimë ere nën këmbët e tyre.
Piskamë e panjohur s’e ndal atë marsh.
Një bredh fillikat iu vu atij marshimi,
dhe male pas tij.
Marsh në humnera.
Marsh mbi lumenj.
Marsh përmbi marsh,
marshonin dhe yje…
Të njëjtit marsh.
Please follow and like us: