Frederik Rreshpja: PËRGJITHMONË

O ajër i mbrëmjes mbështillmë,
erdhi ora të vdes përsëri.
Kur të mbyllen sytë e mi,
nuk do të ketë më det
Dhe varkat e lotëve
kanë për të ngecur në sterrë.
Shkoj dhe shirat po i lë të kyçura
Por do të kthehem përsëri
në çdo stinë që të dua.
Unë kam qenë trishtimi i botës.
O ajër i mbrëmjes mbështillmë,
erdhi ora të vdes përsëri.

Please follow and like us: