Albspirit

Media/News/Publishing

Libri për dëshmorët e gjimnazit “Asim Zeneli”

(Në kuadrin e 100 vjetorit të gjimnazit “Asim Zeneli”)

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Në kuadrin e 100 vjetorit të krijimit të Gjimnazi “Asim Zeneli” që i çeli dyert më 5 nëntor 1923, është publikuar libri “Dëshmorët e gjimnazit “Asim Zeneli”. Gjimnazi (liceu) ishte një nga shkollat e para të arsimit të mesëm të përgjithshëm në Shqipëri, ku studionin nxënës pa dallim feje, seksi e krahine. Atdhetarët dhe intelektualët arsimdashës gjirokastritë bënë shumë përpjekje për çeljen e liceut. Profesorët dhe patriotët e mëdhenj të Gjirokastrës, i frymëzuan të gjimnazistët për dashurinë për dije, për atdheun dhe për idetë përparimtare që do t’i çonin të rinjtë e drejt sakrificave për Atdheun.

Shkolla dhe profesorët e përkushtuar rrënjosën tek të rinjë dashurinë për atdheun dhe i përgatitën betejat e mëdha që qendronin përpara tyre. Ishte koha kur fashizmi dhe forcat e errëta të Europës kishin triumfuar në Spanjë, nazizmi gjerman dhe fashizmi italian përgatiteshin për pushtime të reja. Lëvizja antifashiste dhe idetë komuniste ishin fryma e re që po përhapje tek të rinjtë dhe këtë frymë nuk mund ta ndalonin dot me dekrette dhe me burgime e internime të shumta. Rinia ishte hedhur në veprim dhe gjimnazistë të shumë u rreshtuan pro kësaj lëvizje të kohës… nga gjimnazistët e liceut dolën në mal mbi 150, ndërsa ranë për lirinë e Shqipërisë mbi 47 luftëtarë.

Libri fillon me një përshkrim të shkurtëp për gjimnazin që përgatiti luftëtarë të penës dhe të pushkës, si dhe një përshkrim të shkurtër për Heroin e Popullit Asim Zeneli.

Në faqet e para të librit jepen të dhëna për heronjtë e ardhshëm të Shqipërisë, Ali Ahmet Demi në vitin 1932 ndjek studimet në qytetin e gurtë, në gjimnazin e Gjirokastrës; ende i ri, Muzafer Avni Asqeriu përqafoi idetë komuniste; Nuri Mustafa Luçi nisi pasionin revolucionar qysh në gjimnazin e Gjirokastrës nga 1936 dhe Themo Rako Vasi në Gjimnazin e Gjirokastrës u njoh me Ali Demin, me të cilin u bë shok i ngushtë.

Pastaj libri vijon me liceistët që vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë u bënë dhe ranë dëshmorë të Atdheut. Të tillë ishin: Ago Halit Topulli ishte nipi i Bajos e Çerçizit Topullit; Alqi Stathi Kondi në vjeshtën e vitit 1937 u rregjistrua në klasën e parë të Gjimnazit të Gjirokastrës; Astriti Lufti Karagjozi edhe pse familja ne gjendjen jo të mirë ekonomike, i ati nuk e shkëputi nga shkolla.

Në këto aksione u aktivizua vazhdimisht edhe djaloshi gjashtëmbëdhjetëvjeçar Astrit Murat Toto, që në pamje dukej më i rritur; Birçe Riza Sinamataj ndoqi gjimnazin e Gjirokastrës dhe më tej një shkollë ushtarake në Bolonjë të Italisë; Mësuesi Hiqmet Laze Dusha po kthehej në shkollë dhe mbante flamurin shqiptar në dorë. Ibrahim Lutfi Sako ishte në rreshtat e para dhe u përlesh me karabinierët italianë në demostratën e madhe antifashiste; Niazi Hadëri ishte mortaist i BrIS.

Pertef Neki Kokona kur ishte në shkollë, kishte dashuri për shokët dhe zell për mësimet; Qazim Ahmet Pali më 28 Nëntorin 1942, ditën e tridhjëtevjetorit të pavarësisë kombëtare, me shokë e festoi duke hequr flamurin italian që ishte varur para ballkonit të bashkisë. Rakip Yzeir Malile pasi mbaroi shkollën fillore dhe të mesme ishte një toger i kuesturës që shëtiste bulevardit me një kamzhik në dorë. Riza Ahmet Doda ishte prej Reçi nga Dibra, nën ndikimin e mësuesve përparimtarë dhe të nxënësve revolucionare të Gjimnazit të Gjirokastrës, aktivizohet për punën ilegale që kryhej në gjimnaz.

Spiro Theotaq Gjiknuri nga fshati piktoresk i Kudhësit, me vullnet të madh vazhdoi mësimet edhe në gjimnazin e Gjirokastrës, ra së bashku me Heroin e Popullit Reshit Çollakun; Zenel Haxhi Baboçi me rregullësinë që tregonte për librat dhe mësimet i shtynë prindërit e tij të bënin të pamundurën dhe ta regjistronin djalin në gjimnazin e Gjirokastrës.

Nga radhët e gjimnazistëve ranë për lirinë e atdheut Elmaz Aqif Xhango, Janaq Raqi Kilica, Jashar Mustafa Luçi, Isuf Hazbi Omari, Mit’hat Jaho Gjoliku, Muhamet Fiqiri Bakiri, Nexhip Serjan Sinoimeri, Lame Koço Hido, Niko Lili Avrami, Mazllëm Sadik Shazivari, Muhedin Sherif Krishti, Bardhyl Pojani, Eqerem Bukali, Ferdinant Xhindoli, Gani Ismailati, Isak Baboçi, Lame Gjokutaj, Mufit Rezo, Muhamet Harubi, Naim Guri, Neshat Dudushi, Selaudin Zurbo, Shahin Kapllani, Shemsho Baboçi, Turhan Mato, Thimjo Bllaci, Vedat Ruli, Xhafer Fejzo dhe Zyber Zyka, etj.

Libri ka mjaft të dhëna për çdo dëshmorë, vlerësimet e bëra në vite si dhe përkujtimi i tyre në vendosje të emrave në institucione dhe në emërtimet të rrugëve etj. Libri u publikua nën kujdesin e Shoqërisë Lunxhiote, me interesimin e ish gjimnazistit Jorgo Qirko. Lavdia e dëshmorëve gjimnazistë shembullor do të shkëlqejë në shekuj, shkolla shqipe dhe gjimnazi “Asim Zeneli” krenohet me gjimnazistët që vunë gjakun e tyre në rrënjët e lirisë…

Please follow and like us: