Albspirit

Media/News/Publishing

AKADEMIA E SIGURISË AKORDON TITULLIN E PARË AKADEMIK “DOCTOR HONORIS CAUSA”

AKADEMIA E SIGURISË AKORDON NË GJYSËM SHEKULLI TITULLIN E PARË AKADEMIK “DOCTOR HONORIS CAUSA”

 

Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI

Shefi i Sektorit të Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Inovacionit

Qendra e Kërkimeve Shkencore dhe Projekteve

AKADEMIA E SIGURISË

 

Akademia e Sigurisë është institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë në fushën e rendit e të sigurisë publike në Shqipëri, i themeluar më 20.12.1971. Në mbi gjysëmshekulli ka përgatitur diplomuar e çertifikuar rreth 5500 oficerë dhe rreth 11500 kursantë që kanë shërbyer e shërbejnë në të gjitha nivelet në Policinë e Shtetit shqiptar.

Strukturat drejtuese, akademike dhe mbështetëse në të gjitha nivelet në Akademinë e Sigurisë në tre dekadat e fundit kanë ridimesionuar punën e formimit policor mbi bazën e legjislacionit të ri, me frymë të re europianiste e bashkëpunuese, çka ndihmat, mbështetja dhe projektet e binjakëzimit i kanë hapur rrugën e kryerjes së një misioni bashkëkohor në transmentim dijesh, mësimdhënie e kërkim shkencor, sipas përvojave europiane. Qasja moderne përmes një konceptimi bashkëkohor të arsimimit, trajnimeve e kualifikimeve policore dhe zhvillimin e qëndrueshëm për siguri publike në vend ka qenë prioritet për AS-së, si institucioni bazë për përmirësim të kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe strukturave ligjzbatuese.

Në një periudhë të shkurtër kohore realizimi i dymbëdhjetë projekteve kërkimore shkencore, shtatë konferencave shkencore ndërkombëtare dhe dy kombëtare, por edhe akreditimi institucional 5 vjeçar i AS-së, me Vendim të Bordit të Akreditimit  të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, nr. 07, datë 27.01.2023, “Për akreditimin për herë të parë të institucionit të arsimit të lartë të Akademia e Sigurisë”. Gjithashtu me vendim të Bordit të Akreditimit të ASCAL-it nr.97 datë 23.09.2023, është realizuar akreditimi i parë i programit të studimit të ciklit të parë Bachelor “Siguria dhe hetimi” me kohëzgjatje katër vjeçare deri më 22.9.2027, në Akademinë e Sigurisë, ndërkohë që janë publikuar rreth 6000 faqe me rreth 600 autorë në revistën tashmë prestigjioze “Policimi dhe Siguria”, një vijimësi kjo tetë vjeçare, ku është mbështetur edhe nga miq e partnerë ndërkombëtarë në Projektet e BE-së me Estoninë e Finlandën dhe së fundi me Italinë fqinje.

Ditët e fundit Akademia e Sigurisë, ku përgatiten gjithë trupa policore shqiptare nga nivelet më të ulëta deri në nivelet më të larta të drejtimit, vendosi në veprim një mekanizëm të munguar në më shumë se gjysëm shekulli, akordimin për herë të parë të titullit të lartë “Doctor Honoris Causa”, një të drejtë që ja mundëson VKM-ja nr. 112, datë 23.2.2018 “Për përcaktimin e kritereve për fitimin e gradës shkencore “Doktor” dhe të standardeve shtetërore për fitimin e titujve akademikë “Profesor i Asociuar” dhe “Profesor”. Senati Akademik i AS-së, Rektori Profesor Mandro, përmes dy rekomandimeve nga dy profesorë përgatitën gjithë dokumentacionin e standardizuar, sikurse gjithë institucionet e tjera të arsimit të lartë. Gjetja e Akademisë së Sigurisë për akordim titulli rrodhi natyrshëm nga kontributet e mëdha që kanë pasur miq, partnerë e mbështetës të shumtë që kanë qenë për institucionin e edukimit policor në Shqipëri.

Fakt është se AS-ja është në një proçes binjakëzimi me Akademinë e Policisë Italiane dhe eksperienca e mbështetja e edukimit policor shqiptar ka gjetur një përkrahës të çmuar sikurse është Zëvendësdrejtori i Përgjithshë i Policisë Italiane, Prefekt Vitorio Rizzi, një  kontribues aktiv në hapat konkret që janë ndërrmarë për Deklaratën e Mirëkuptmimit, nënshkruar nga Policia e Shtetit të Italisë dhe Policia e Shtetit të Shqiptarisë.

Në këtë kuadër vlerësimi i miqve dhe partnerëve u pa e arsyeshme që titulli i parë i lartë “Doctor Honoris Causa”, t’i akordohet Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Prefektit Vittorio Rizzi, njeriut që ka ndarë eksperiencën e tij të vyer të policimit italian, ndër më elitaret e Europës me stafet pedagogjike dhe më gjerë të Policisë së Shtetit Shqiptar e sidomos të edukimit policor në Akademinë e Sigurisë. Ceremonia u zhvillua në ambjentet e Akademisë së Sigurisë, me rastin e vizitës së zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Prefektit Vittorio Rizzi, në kuadër të bashkëpunimit mes akademive policore të dy vendeve.

Titulli Prefekt Rizzi-t ju dorëzua nga Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof. Ilirjan Mandro, ku gjatë fjalës së tij, vlerësoi partneritetin mes Akademisë së Sigurisë në Tiranë dhe Akademisë së Sigurisë në Romë. Gjatë ceremonisë Rektori Mandro në prani edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe zv.ministrat e Brendshëm Besfort Lamallari dhe Julian Hodaj tha se, “..falënderoj autoritetet drejtuese të Policisë së shtetit italian dhe Prefektin Rizzi, për kontributin e çmuar të dhënë në mënyrë të vazhdueshme për Policinë e Shtetit. Ne sot jemi histori suksesi për rikthimin e besimit të agjencive ndërkombëtare ligjzbatuese, te Policia e Shtetit. Për to jemi partnerë në shkëmbimin e cilësive profesionale dhe me interesa të njëjta. Sfidat me të cilat përballet shoqëria shqiptare janë ato me të cilat janë përballur dhe përballen edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Akademia e Sigurisë sapo është akredituar në sistemin e rrjetit të arsimit të lartë, ofron arsim profesional dhe kurrikulat janë në proçes çertifikimi. Falënderojmë partnerët tanë vendas, Ministrinë e Arsimit, Universitetin e Tiranës, Shkollën e Magjistraturës dhe shumë partnerë të tjerë.

Takimi i sotëm flet për ecurinë e këtij bashkëpunimi”. Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku shprehu nderimin dhe konsideratën më të lartë, për drejtuesit e Policisë së Shtetit të Italisë, për mbështetjen e gjithanshme që kanë dhënë dhe japin për Policinë e Shtetit Shqiptar, dhe në veçanti, për zhvillimin e sistemit arsimor policor në Akademinë e Sigurisë. Ky bashkëpunim ka ndihmuar në përmirësimin e njohurive për rekrutimin e personelit, pasurimin e akademive të sigurisë së dy shteteve, me materiale dhe me plane mësimore, duke shkëmbyer praktikat më të mira në organizimin e aktiviteteve didaktike; mundësimin e lektorëve tanë të marrin eksperiencë dhe rritje të kapaciteteve mësimdhënëse në Akademinë e Policisë Italiane, si dhe në fushën e kërkimit shkencor. Ndihmë të vyer ky bashkëpunim ka patur dhe për studentët tanë të cilët kanë rritur njohuritë nëpërmjet trajnimeve pranë Akademisë së Romës.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane, Prefekti Vittorio Rizzi, pas akordimit të titullit të lartë si i pari titull i kësaj natyre që jep Akademia e Sigurisë, dhe që çel edhe siparin e nderimit dhe respektimit të figurave e miqve, që institucioni i edukimit policor e shikon si detyrim shpirtëror dhe moral, si ndihmë reale institucionale.

Prefekt Rizzi, ka ardhur disa herë në Akademinë e Sigurisë dhe Policinë e Shtetit ka mundësuar ridimensionimin e marrëdhënieve, është kontribues në proçesin e shndërrimit të Akademisë së Sigurisë në institucionin e Arsimit të Lartë për edukimin e punonjësve të Policisë, në fushën e ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe është lektor i drejtpërdrejtë e dhurues i librave të domosdoshëm të kriminalistikës, që mbështetjen e bën me vepra, me vepra profesionale dhe dinjitoze, që praktikisht në duart e drejtuesve të Policisë, stafit mësimor dhe studentëve të Akademisë së Sigurisë kanë libra me shumë vlerë për studim”.

Ceremoniali i dhënies së titullit të nderit në AS kapërcen formatin protokollar, pasi Prefekti Rizzi falënderimin e ka të sinqertë dhe të hapur ndaj Rektorit të Akademisë së Sigurisë dhe ndaj gjithë autoriteteve shqiptare, për surprizën emocionale, e vlerësimin që bëhet për miq e kontribues të rrallë.

Në fjalën e tij Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Italian theksoi me emocion se, “..E citoj gjithmonë, e them gjithmonë edhe në takimet ndërkombëtare, e them edhe kur jap mësim në shkollat e Policisë Italiane, një mësim shumë të madh e kam marrë nga kryeministri shqiptar Rama, kur në rastin e një ndër takimeve që kemi patur në Shqipëri, me kolegët, kemi pasur privilegjin që ai të na priste. Asokohe unë përcillja një delegacion me Ministrin e Brendshëm Italian. Erdhëm dhe u pritëm nga kryeministri Rama që flet një italishte të jashtëzakonshme. Ai ka nënvizuar shumë herë në gjithë fjalimin e tij, tematikën e formimit, e përgatitjes akademike, sa e rëndësishme është të krijohet një kulturë e ligjshmërisë, një kulturë e demokraci dhe se si kjo duhet të ishte pasuri e forcave të rendit. Ai i kërkoi ministrit, që më pas më kaloi mua detyrën, për t’u kujdesur për pjesën teknike, pra i kërkoi një kontribut të shkollës së Policisë Italiane, për të ndërtuar një rrugëtim së bashku, që të mund të sillte binjakëzim të shkollave tona.

Është një rrugëtim që edhe akademitë publike dhe private po bëjnë ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, ndaj është një rrugëtim që vjen në vazhdën e një bashkëpunimi institucional dhe politik mes dy vendeve. Ajo çfarë më ka lënë mbresa nga fjalimi i zotit Rama, ishte se forca dhe madhësia e një shteti nuk maten me atë se çfarë ka një shtet, por me atë çfarë di një shtet. Unë ndihem thellësisht i nderuar që mora sot këtë titull. Më lejoni gjithashtu t’i shpreh një falenderim të veçantë Drejtorit të Policisë, i cili po qeveris këtë fazë shumë komplekse. Ne po jetojmë një moment shumë të vështirë në nivel global. Kemi luftëra nëpër botë, kemi tensione, kemi rreziqe të infiltrimit terrorist, kemi kriminalitet të organizuar që në shtetet tona është bërë tashmë një kriminalitet global që shtrihet nëpër botë.

Drejtori Muhamet Rrumbullaku po bën një punë të shkëlqyer të qeverisjes së sigurisë së shtetit në Shqipëri. Një fjalë do të doja patjetër ta shpenzoja për mikun tim Ilirjan Mandro, pasi pasioni dhe entuziazmi i tij që lexohen në dritën që kanë sytë e tij, se në momentin ku ai flet për trajnime, për formim, për angazhimin që ka ndaj kësaj akademie, duket i gjithë entuziazmi i tij”.

Dhënia e një tituli të tillë në Akademinë e Sigurisë theu çdo korrnizë protokollare, duke zbritur në nivelin bazë dhe duke dhuruar për Policinë e Shtetit, katërqind kopje të librit të tij, “Investigare 4.0”, që do të bëhen pjesë e kurrikulës së Akademisë së Sigurisë, si dhe nga ana tjetër Prefekti Rizzi u “zhvesh” nga titujt dhe zhvillot dy orë leksion me studentët dhe pedagogët e Fakultetit për Hetimin e Krimit, me kursantët dhe instruktorët e Kolegjit Profesional të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.

*

Angazhimet e Prefekt Rizzi për rritjen e kapaciteteve të Akademisë së Sigurisë

Miq e parnerë ndërkombëtarë kanë mbështetur Akademinë e Sigurisë në disa drejtime si:

në përmirësimin e procedurave respektive të rekrutimit të personelit, duke i kushtuar vëmendje testeve psikologjike; të shkëmbiminit të materialeve dhe planeve mësimore lidhur me modulet e formimit bazë dhe ato të specializuara; të shkëmbimit të praktikave të mira dhe përvojave në organizimin e aktiviteteve didaktike dhe të kornizës së përhershme të shkollave të policisë; të dërgimit të instruktorëve tanë pranë Akademisë së Policisë Italiane për rritjen e kapaciteteve mësimdhënëse; të dërgimi i studentëve shqiptarë në Akademinë Romë/Itali për të marrë pjesë në module trajnimi profesionale; në planifikimin dhe vënien në jetë të aktiviteteve të përbashkëta trajnuese, duke përfshirë këtu periudha stazhi dhe vizita studimi; në drejtim të konsulencës, ndihmës në përgatitjen e planeve mësimore dhe në formimin e instruktorëve; në shkëmbimin e personelit akademik për të favorizuar cilësinë e formimit; në shkëmbimin e punonjësve të policisë për frekuentimin e kurseve respektive formuese të specializuara; si dhe zhvillimin e projekteve kërkimore të përbashkëta dhe organizimin e aktiviteteve akademike dhe shkencore si seminare, konferenca dhe çdo event tjetër ku ka interes të përbashkët.

Angazhimi dhe mbështetja e Prefektit Vitorio Rizzi përfshin rekomandime me shumë interes për Akademinë e Sigurisë që lidhen me: Përmirësimin e  procedurave të rekrutimit të personelit akademik, Zhvillimit të testeve psikologjike në nivelet e duhura, Shkëmbimit të materialeve e planeve mësimore që përfshin programet e specializuara, Shkëmbimit të praktikave më të mira didaktike me nivelet më të larta të shkollimit policor europian”, që janë esencialisht të domosdoshëm për edukimin policor shqiptar. Fakt është se Prefekt Rizzi, edhe pas nënshkrimit të deklaratës, në rolin e drejtuesit të projektit nga pala Italiane, ka qenë aktiv në materializimin konkret të angazhimeve të marra, edhe me dhurime librash me interes për palën shqiptare e deri më iniciativën personale të mësimdhënies “Lectio Magistralis”, në Akademinë e Sigurisë në Tiranë , ku bazë është libri i tij me titull “Kriminologjia dhe Kriminalistika”. Lektorët kanë gjuhën e tyre të komunikimit me auditorët.

Kështu edhe prefektin Rizzi prezantohet si një mësimdhënës me vlera i cili praktikat e tij profesionale i ka trupëzuar në leksionet e tij në disa universitete të Italise në fushën e kriminalogjisë dhe kriminalistikes si në Fakultetin e Psikologjisë, në Universitetin Sapienza, Universitetin e Romës, Universitetin Bocconi, në Universitetin Luven në Bruksel të Belgjikës. Kriminologjia dhe Kriminalistika – Udhëtim në botën e hetimeve”, në shumë universitete të Italisë, vjen për Akademinë e Policisë në Shqipëri dhe për Policinë e Shtetit Shqiptar. Fakt është se Prefekti Vittorio Rizzi dhe Anna Maria Giannini (bashkëautorë në librin dhuruar AS-së), kanë dhënë një udhërëfyes sa teorik por shumë praktik për veprimet e para që duhen kryer në ngjarje apo fenomene te ndryshme kriminale. Ky botim është rezultat i një pune kolektive, redaktorësh, nga njëzet e pesë profesionistë të tjerë, përfshirë tetëmbëdhjetë drejtues të Policisë së Shtetit në Itali, të cilët punojnë çdo ditë për të garantuar sigurinë në shtetin fqinj dhe që duhet thënë është një ndër më profesionalet e Europës.

*

Disa të dhëna biografike të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Prefektit Vittorio Rizzi

Senati Akademik i Akademisë së Sigurisë vlerësoi me Titullit “Doctor Honoris Causa” një personalitet në fushën e jurispudencës, rendit dhe sigurisë publike të Italisë, ndërkohë që biografia e tij është kaq e dukshme dhe mbështetëse edhe për Shqipërinë dhe edukimin policor shqiptar. Kështu në të dhënat e shumta biografike të Prefektit Vittorio Rizzi veçojmë se: “Prefekti Vittorio Rizzi ka lindur në Bolonja më 21 shtator 1959.

Prej muajit korrik 2023, është zëvëndësdrejtor i përgjithshëm për sigurinë publike në Itali. Ai është bashkëdrejtues i forumit për zbatimin e ligjit të gjeneratës tjetër të BE-së; Anëtar për Italinë në bordin e menaxhimit EUROPOL. Delegat me të drejtë vote në kuvendin e përgjithshëm INTERPOL, Drejtor i Drejtorisë qëndrore antikrim, Themelues i shkolles së hetimit në Nettuno; Ai është Diplomuar për Master në Drejtësi nga Universiteti i Napolit si dhe në Shkencat e Administratës Publike nga Universiteti i Katanias; është profesor i Kriminologjisë në Universitetin “La  Sapienza” të Romës; Lektor në Fakultetin e Mjekësisë dhe Psikologjisë; është Drejtues i degës se Sociologjisë së Krimit në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin Ndërkombëtar të Romës.

Nga viti 2026 deri në vitin 2019, ka qenë Drejtor i Drejtorisë Qendrore të Antikrimit italian, si për parandalimin ashtu edhe për represionin e krimeve, me një kapital njerëzor referencë mbi  30.000 persona. Themeluesi i Shkollës së Hetimit Nettuno. Nga marsi 2015 deri në maj 2016 ka qenë Drejtor i Inspektoratit të Sigurisë Publike në “Palazzo chigi”, përgjegjës për sigurinë institucionale në zyrat e qeverisë italiane. Nga korriku 2013 deri më mars 2015 ka qenë Shef police (Questore) i provinës së L’aquila, Provinciale si Autoriteti i Sigurisë Publike.

Nga korriku 2012 në korrik 2013, ka qenë drejtor i Shërbimit të Policisë Kombëtare të Komunikacionit Rrugor (Servizio Polizia Stradale). Është një strukturë në kuadër të Departamentit të Sigurisë Publike që përdoret nga Ministri i Brendshëm italian për aktivitetet e policisë rrugore ku përfshihen të gjitha forcat e policisë si dhe zyra përgjegjëse për koordinimin dhe kontrollin e veprimtarisë që kryhet nga të gjitha Njësitë e Policisë së Qarkullimit Rrugor që operojnë si degë e veçantë brenda Polizia di Stato  (me më shumë se 12000 efektivë).

Kryetar i “Viabilita’ Italia”, Qendra Kombëtare Koordinuese për përballimin e situatave kritike për kushtet e rrugës, ngritur pranë Ministrisë së Brendshme, që është “Shërbimi i Policisë Rrugore”. Zëvendësdrejtori i QKSSHB, Qendra e Koordinimit të Informacionit për Sigurinë Rrugore, që është një qendër informacioni që funksionon si burim dhe çertifikues i lajmeve të lëvizshmërisë që do të shpërndahen, i krijuar me dekret të Ministrit të Punëve Publike në bashkëpunim me Ministrin e Brendshëm.

Nga 2007 deri në 2012 ka qenë Drejtor i Squadra Mobile (CID) të Romës. Nga 2004 deri në 2007 ka kryer detyrën e Drejtorit të CID të Milanos. Nga viti 2002 deri më 2004 ka kryer funksionin Zyrtari përgjegjës i Grupit Hetimor “Marco Biagi” në Bolonja, me detyrë drejtimin e hetimit që çoi në arrestimin e anëtarëve të grupit terrorist të “Brigadave të Kuqe”, përgjegjës për sulmin. Nga viti 1997 deri në 2002 ka qenë tek Shërbimi qendror operacional i policisë të shtetit, kreu i shtetit; seksioni i krimit ekonomik dhe kompjuterik, përgjegjës për drejtimin e projekteve hetimore ndërkombëtare si operacionet Green Ice, Dinero, Unigold, me aktivitete të fshehta dhe agjentë të fshehtë. Gjatë operacionit Dinero, një bankë e fshehtë u krijua në ishullin e Anguilla, Banka e Mirëbesimit NHM. Ai ka qenë pjesëmarrës në ekipet e hetimit të përfshirë në kapjen e të arratisurve dhe hetimet për vrasjet mafioze të kryera gjatë periudhës 1992-1995 duke përfshirë vrasjen e gjyqtarëve Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino dhe shoqëruesit e tyre policorë dhe sulmet në Romë në Via  Palestro dhe në Firence në Via Georgofili. Nga viti 1990 deri në 1992, ka qenë punonjës zyrtar i Divizionit të Hetimeve Speciale të Kuesturës së Romës. Nga  viti 1989 deri në vitin 1990,  zyrtar në Sallën Operative të Kuesturës së Romës. Nga viti 1986 deri në 1988 ka qenë punonjës zyrtar në Zonën e Sigurisë së Italcable, një kompani e ish-Grupit STET. Prefekt Rizzi ka dy diploma: Diplomë Master në Drejtësi – Universiteti i Napolit “Federico  II” dhe Diplomë në Shkencën e Administratës Publike – Universiteti i Katanias. Disa nga fuksionet si pedagog/lektor vetëm për vitet akademike nga 2019-2023 kanë qenë Profesor i Kriminologjisë në Universitetin “Sapienza” të Romës, “Fakulteti i Mjekësisë dhe Psikologjisë”, Katedra e Sociologjisë së Krimit në Fakultetin e Shkencave Politike, Universiteti Ndërkombëtar i Romës; Profesor ekspert i Arsimit të Lartë (Chiara Fama Profesor), me emërim nga Universiteti i Romës La Sapienza (korrik 2022), lektor mësimdhënies në lëndën e krimeve të urrejtjes dhe Policisë Ndërkombëtare Bashkëpunimi në SIOI (Shoqëria Italiane për Organizatën Ndërkombëtare), si dhe lektor edhe në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë, në Tiranë. Ai është pedagog në kurset e trajnimit të menaxhimit të nivelit të lartë në: Akademia e Oficerëve të Policisë (Shkolla e Lartë e Policisë); Akademia e Studimeve të Avancuara për Zbatimin e Ligjit ndërinstitucional; Shkolla e Administratës Publike në lëndën e kriminologjisë, bashkëpunimin; policor ndërkombëtar, krimet e urrejtjes, dhunën me bazë gjinore, krimin financiar; Pedagog në kursin Master në Siguri në Universitetin Bocconi; pjesëmarrës e lektor në aktivitete trajnimi në Cordoba, Argjentinë, për Policinë Kombëtare nëpërmjet marrëveshjeve të bashkëpunimit me MELIT, Universiteti i Maltës; Drejtues në Detyra mësimore për masterin në kriminalistikë pranë Sapienza – Universiteti i Romës dhe në LIUC, në Universitetin Carlo Cattaneo i Castellanza në Varese – Universiteti San Raffaele i Milanos, në “24 Ore Shkolla e Biznesit”; Pedagog në Universitetin Tor Vergata të Romës në specializim shkolla për praktikën mjeko-ligjore”. Prefekt Rizzi është njohësh shumë i mirë i gjuhëve angleze e franceze sipas standardeve europiane të përvetësimit të gjuhëve të huaja.

Dy ndër publikimet e tij kryesore janë: “Viti 2021, kurator i librit “Investigating 4.0 Kriminology and Criminalistics, Udhëtim në botën e hetimit, botim PICCIN” dhe “Viti 2023 – Kurator i librit “Investigating 5.0 Kriminology and Kriminalistics – Udhëtim në botën e hetimit, botim PICCIN”.

Është për tu shënuar se vetëm gjatë dy viteve të fundit 2022-2023, zoti Rizzi është referues kryesor në disa konferenca të rëndësishme të sigurisë publike dhe jo vetëm si:

Referues në Cybertech Global Tel Aviv (1 shkurt 2023) me një fjalim me titull “Teknologjia dhe metamorfoza e organizatave mafioze”, në kuadër të Paneli “Zbatimi i ligjit dhe siguria kibernetike”; Referues në Konferencën e Shefave të Policisë Evropiane, Ligji për Metodata”; Konferenca e Zbatimit (Lisbonë, 29-30 Mars 2023) – me temën e kërcënimit që vjen nga përdorimi i sistemeve të komunikimit të koduar nga organizatat kriminale, nga një këndvështrim tekniko-operativ dhe ligjor ”.

Lectio Magistralis mbi ‘Ndrangheta dhe strategjia për ta luftuar atë në Universitet e Leuven – Bruksel; Ligjërues në Konferencën Ndërkombëtare: Sfida ndaj Mafias, organizuar në Bari për 30 vjetorin e themelimit të DIA mbi bashkëpunimin ndërkombëtar policor në luftën kundër krimit të organizuar transnacional; Lektor në konferencën ‘Kërcënimet e reja kriminale”, të mbajtur në Kampusi Universitar Bio-Medico në Romë. Lektor në Pearls in Policing 2022 në Bernë, me një prezantim të titulluar “Ndrangheta dhe aftësia e saj për të përhapur në mbarë botën. I-CAN:  një projekt për të mposhtur një kërcënim global.

Referues në Forumin Ndërkombëtar Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, organizuar nga Qendra Evropiane “George Marshall” në Shkollën e Oficerëve të Karabinierëve, me një fjalim të titulluar  “Karakteristikat  transnacionale të “Ndrangheta dhe nevoja kritike për bashkëpunim  ndërkombëtar”. Ai ka qenë lektor në  aktivitetin  “Dituria  kundër  mafias. Në anën  e  Kushtetutës…në pritje të 23 majit” në Universitetin e Romës “La  Sapienza”,  me një  prezantim të titulluar “Metamorfoza e organizatave të tipit mafioz”. Referues në në Konferencën  Cybertech  Europe  në  Romë, me një fjalim në kuadër të Panelit “Kyber në zbatimin e ligjit evropian”, si dhe në dhjetra aktivitete të tjera. Është për të evidentuar disa nga detajimi i mësipërm se Prefekti Vittorio Rizzi prej korrikut  2022 është profesor ekspert i Arsimit të Lartë (Chiara Fama Profesor), me emërim nga Universiteti i Romës La Sapienza; është përfshirë në mësimdhënie në lidhje me krimet e urrejtjes dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar policor brenda SIOI (Shoqëria Italiane për Organizatën Ndërkombëtare). Prefekti Vittorio Rizzi është Pedagog në kurse trajnimi për menaxhim të nivelit të lartë në: Akademinë e Oficerëve të Policisë (Scuola Superiore di Polizia); Akademinë e Studimeve të Avancuara për Zbatimin e Ligjit ndërinstitucional; Shkollën e Administratës Publike në lëndën e kriminologjisë, bashkëpunimin policor ndërkombëtar, krimet e urrejtjes, dhunën me bazë gjinore, krimit financiar. Është Pedagog në kursin Master në Siguri në Universitetin Bocconi.

Në të dhënat për Prefekti Vittorio Rizzi përfshin edhe aktivitete trajnimi të shumta si në Argjentinë, Maltë, etj; përfshin detyra mësimore për masterin në kriminologji në La Sapienza Universiteti i Romës dhe në LIUC – Carlo Cattaneo Universiteti i Castellanza në Varese – Universiteti “San Raffaele” i Milanos – në “24 Ore Business School”. Prefekti Vittorio Rizzi është Pedagog në Universitetin Tor Vergata të Romës në shkollën e specializimit për praktikën mjeko – ligjore. Nga të dhënat e shumta rreth kësaj figure të policimit italian gjejmë se Ai është Referues në disa konferenca kombëtare brënda Italisë dhe në ato ndërkombëtare; autor i disa botimeve profesionale kryesisht të Kriminalogjisë e kriminalistikës. Prefekti Rizzi, është mbajtës i disa çmimeve ndër të cilat përmendim: “Medalje Nderi e akorduar nga Ministri i Brendshëm shqiptar “Për kontributin e shquar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave policore shqiptare dhe italiane në luftën e përbashkët kundër krimit, në interes të sigurisë publike” (30 shtator 2020)”; “Medalja e Artë e Meritës e dhënë nga Presidenti i Kryqit të Kuq Italian për kryerjen e një misioni të jashtëzakonshëm të Bashkëpunimit Ndërkombëtar që çoi në ribashkimin e vogëlushit Alvin Berisha me familjen e tij pas disa vitesh në Siri (7 korrik 2021)”; “Medalja e Meritës së Policisë Federale të Argjentinës (Medalla Policía Federale e Argjentinës – al Mérito), e dhënë nga Policia Federale e Argjentinës për përpjekjet në “gjetjen dhe kapjen e të arratisurve të “organizatës kriminale ndrangheta” (7 mars 2023)”; “Kryqi i Meritave të Policisë me Distinktiv të Kuq (cruz al merito policial con distintivo rojo) dhënë nga Ministri i Brendshëm spanjoll (10 prill 2023)”.

Ndërkohë që eksperienca e dhenë në vëndin tonë në strukturat e policisë në përgjithësi dhe veçanërisht në Akademinë e Sigurisë la bërë që të vlerësohet me meritë me titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në edukimin, formimin profsional të punonjësve të policisë dhe strukturave të tjera ligjzbatuese në Akademinë e Sigurisë në Republikën e Shqiprisë, si i vetmi institucion i Arsimit të Lartë, në fushën e rendit dhe sigurisë publike”. Ky titull nuk është vetëm vlerësim për Prefektit Vittorio Rizzi, por edhe rrit prestigjin e AS-së në formimin, trajnimin dhe specializimin e strukturave ligjzbatuese në vëndin tone. Ai e ka ndjerë veten si pjesë e stafit të Akademisë së Sigurisë dhe ka arsye më shumë për të kontribuar më tej për bashkëpunimin dhe forcimin e marëdhënieve që Akademia e Sigurisë ka me homologen e saj në Romë por dhe me strukturat e tjera të ruajtjes dhe sigurisë në Itali, ndërkohë që marrëdhëniest në fushën e edukimit policor shqiptar datojnë që më 21 Maj 1938, kur u çel për herë të parë në Tiranë, Kursi i Parë me njëqind studentë i Policisë në Shqipëri.

*

“Udhëtim në botën e hetimeve”- libër me vlera edhe për strukturat shqiptare të sigurisë publik, këtej dhe matanë Adriatikut

Libri italian “Investigare 4.0 Criminologia e Criminalistica. Viaggio nel mondo delle indagini”, “Hetim, Kriminologji dhe Kriminalistikë. Udhëtim në botën e hetimeve”, është tashmë pronë edhe për Bibliotekën e Akademisë së Sigurisë, që do të përdoret nga studentët dhe stafi akademik në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit dhe jo vetëm. Kjo u mundësua këto ditë nga libri dhuratë që Prefekti Vittorio Rizzi solli në Shqipëri tek strukturat ligjzbatuese të policimit dhe të edukimit policor në Shqipëri. Sa rëndësi kanë përgatitja, shkenca, respektimi i rregullave, humanizmi, motivimi dhe sigurisht intuita në garantimin e vëmendjes dhe të drejtësisë ndaj viktimave? Pikërisht vëllimi “Investigare” u përgjigjet këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera. Ky libër është redaktuar nga Prefekti Vittorio Rizzi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë Italiane, së bashku me profesoreshë Anna Maria Gianninin, profesoreshë e psikologjisë së përgjithshme në Universitetin Sapienza të Italisë. Libri është shkruar në mënyrë të përbashkët, në bashkëpunim edhe me redaktorët, nga 25 profesionistë të tjerë, mes të cilëve edhe tetëmbëdhjetë drejtues të Policisë së Shtetit Italian, të cilët punojnë çdo ditë për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë përtej brigjeve të Ardriatikut në Apenine. Është një rrugë që, përmes shumë historive hetimore, nis nga inspektimi, kalon në mjekësinë ligjore, në shqyrtimin e krimeve më të rënda deri te temat e viktimologjisë, lindjes së dhunës, komunikimit dhe gazetarisë investigative, për të ofruar maksimumin e njohurive aktuale mbi kriminologjinë dhe kriminalistikën. Libri përmban tema që shpeshherë i jepen publikut të gjerë me sensacion dhe duke respektuar dobët parimet e shkencës, të cilat në këtë libër trajtohen duke iu referuar kuadrit rregullator, mjekësisë ligjore dhe analizës së fenomeneve kriminale, duke ndërthurur qasjet teorike me ato praktike. Një vit pas çeljes së studimeve në Psikologji Juridike, Forenzike e Kriminalistike, të cilën e drejton profesoresha Giannini, në Universitetin Sapienza. Ky libër shënon themelet e kriminologjisë dhe kriminalistikës më aktuale. Giannini, bashkëredaktore me Rizzin, është një zë autoritar i botës shkencore, për studimin e sjelljes njerëzore në Italinë fqinje. Vetëm pak ditë pas publikimit të tij në Itali, vëllimi mori një vlerësim mjaft të gjerë, në qarqe të ndryshme akademike e profesionale italiane dhe europiane, por edhe në ato gazetareske.

Libri është i organizuar në këtë mënyrë: me një hyrje nga Vittorio Rizzi dhe më tej: II.Këqyrja e vendit të ngjarjes; Inspektimi i Policisë Shkencore, nga Andrea Del Ferraro; Inspektimi mjekoligjor, nga Antonio Grandes; Hetimet e vrasjes, nga Vittorio Rizzi; III. Shkencat kriminalistike; Daktiloskopia, nga Fabiola Mancone; Gjenetika mjekoligjore, nga Renato Biondo; Kimia mjekoligjore, nga Egidio Lumaca; Balistika, nga Gianpaolo Zamboninit; TIK i aplikuar në hetime, nga Claudio Fusco-s; IV. Viktimologji; Viktima në qendër, – marrëdhënia me operatorin e policisë, nga Elisabetta Mancini; Rrugëtimi i viktimave të krimit rrugor, nga Stefano Guarnieri; V. Psikologjia investigative, nga Carlo Barbierit; VI. Disa kategori krimesh; Krimi i organizuar: Cosa Nostra, ‘Ndrangheta, Camorra, mafiet pulieze, nga Vincenzo Nicolì; Krimi nigerian, nga Alfredo Fabbrocini; Bandat latine, nga Lorenzo Bucossi-t; Subversioni dhe terrorizmi i brendshëm, nga Eugenio Rodolfo Spina; Subversioni dhe terrorizmi ndërkombëtar, nga Claudio Galzerano; Krimi kibernetik dhe roli i policisë postare, nga Nunzia Ciardi; Urrejtja dhe krimet e saj, nga Vittorio Rizzi; Urrejtja dhe krimet e saj, nga Stefano Chirico; Dhuna gjinore: krimet e spiunëve dhe feminicidet [vrasjet ndaj femrave], mjete të integruara për parandalimin dhe luftimin e listës kontrolluese, – protokollet operacionale, nga Anna Maria Russitto; VII. Bashkëpunimi Ndërkombëtar Policor, nga Giuseppe Spina; VIII. Elemente të analizës kriminale, nga Stefano Delfini; IX. Kontrolli i territorit; Strategjitë e parandalimit dhe çështjet e sigurisë, nga Luca Scognamillo; Dhuna kolektive dhe mbrojtja e sigurisë shoqërore, nga Anna Maria Giannini, Pierluigi Cordellieri, Jessica Burrai, Emanuela Mari; X. Komunikimi dhe siguria, nga Elisabetta Mancini; XI. Gazetaria investigative dhe kufijtë e saj të rinj, nga Paolo Pagliaro. Libri me njëmbëdhjetë pjesë i japin më shumë vlerë njëzetëepesë profesionistë të ploicimit në Itali, që eksperiencën e tyre e sjellin në një libër kriminalogjie të vetëm. Nuk është e rastit që tek “Përshkrimi i botuesit” ka një ekstrakt shpjegues interesant. Sfida që shkencat kriminalistike i kanë vënë vetes sot është që t’i japin një përgjigje shkencore krimit dhe kriminalitetit. Kontributet e shumta që përbëjnë këtë botim të vlefshëm sjellin në mendje fjalët e filozofit Aristotel:“Inteligjenca nuk konsiston vetëm në njohuri, por edhe në aftësinë për të zbatuar njohuritë në praktikë”. Ky është përshkrimi objektiv për këtë traktat mbi kriminalistikën. Së pari, sepse Aristoteli ishte një njeri me njohuri të shumanshme, që merrej me studime të fizikës, biologjisë, psikologjisë, etikës dhe shumë më tepër. Në fakt, besoj se kjo qasje ndërdisiplinore duhet të karakterizojë domosdoshmërish këdo që i afrohet kriminalistikës, një disiplinë e përbërë nga elementë të biologjisë, kimisë, daktiloskopisë, ligjit, fizikës, gjeologjisë, informatikës, mjekësisë ligjore, për të përmendur vetëm disa. Botimi gërsheton pikërisht këto njohuri praktike. Por reflektimi aristotelian duket se vlen edhe më shumë për këtë tekst, për një “vlerë” shumë të rrallë që e pasuron atë. Në fakt, vepra shfrytëzon kontributin e ekspertëve të sektorit, të cilët kanë ekspertizë specifike dhe të konsoliduar në kohë, por mbi të gjitha zotërojnë vlerën e shtuar të shkëmbimit të njohurive të tyre në praktikën e përditshme. Në faqet e çdo kontributi del në pah se si qëndrueshmëria e njohurive “teorike”, rezultat i studimeve dhe vështrimeve të shtresuara në kohë, pasurohet dhe ndriçohet nga kuptimi që mund të japë vetëm një përvojë e jashtëzakonshme në këtë fushë. Studimi i kësaj përmbledhjeje shteruese do të ndihmojë për të kuptuar kompleksitetin e një disipline në të cilën teoria dhe praktika kontaminojnë dhe ndikojnë njëra-tjetrën, duke përshkruar parimet në zhvillim të vazhdueshëm.

Libri që tani është edhe pronë e studentëve të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë ka një përcaktim domethënës të gazetarit të njohur Federica Sciarelli : “Do ta mbaj këtë libër ndër vëllimet e mia më të çmuara, sepse kur flasim për futbollin ne të gjithë bëhemi trajnerë, kur flasim për Covid-in ne të gjithë bëhemi virologë, por kur flasim për kriminologjinë, Vittorio Rizzi dhe Anna Maria Giannini janë vërtet ekspertë”.

Shkrimtari Gianrico Carofiglio në lidhje me librin e Prefektit Vittorio Rizzi shprehet: “Ka disa gjëra që i bëjnë bashkë shkencëtarët e mirë dhe hetuesit e mirë. Aftësia për të zhvilluar hipoteza të mira, shpjeguese, të fakteve; aftësia për të kërkuar në mënyrë efektive të dhënat faktike që mund të konfirmojnë ato hipoteza. Më e rëndësishmja nga të gjitha, megjithatë, është gatishmëria për të vënë në dyshim intuitën e dikujt, duke mbajtur një sy hapur ndaj të dhënave reale që mund t’i hedhin poshtë ato. Dyshimi metodik është mjeti themelor i hetimit”. Konsideracionet për këtë libër i ka shprehur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurggen Stock, “Ky Manual është sinteza e ekspertizës së shkëlqyer të organeve ligjzbatuese italiane”. Me plot bindje mund te themi se sot studentët dhe stafet pedagogjike në Akademinë e Sigurisë nuk kanë në dorë një libër, por një thesar me eksperiencën e një stafi profesionistësh të kriminalistikës.

– & –

Please follow and like us: