Albspirit

Media/News/Publishing

Bido fiton edhe në Jug “betejën për 20 përqindëshin”

Takime të suksesshme të prof. asoc.dr. Ardit Bidos në Himarë, Konispol, Delvinë e Vlorë

 

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

 

  • Bido arriti të dakortësohet edhe me beleristët që pilurjotë e vunjotë, etj, janë shqiptarë dhe se 14.5 shkojnë me vetidentifikim grek, se nuk ka përçarje përmes së vërtetës por ka vetëm nga nacionalistë e politikanë mjeranë

 

Pas Tiranës, Prof. asoc. Dr. Ardit Bido e zhvendos betejën për 20 përqindësishin në zonat e konsideruara si të nxehta në Jug të vendit: Delvinë, Srandë, Konispol, Himarë e Vlorë. Fundjavën e kaluar, delvinjotët, sarandjotët, himarjotët, vunjotët, pilurjotët, konispoljotët, borshjotët, qeparotasit dhe vlonjatët iu përgjigjën të shumtë në numër një ftese të hapur për t’iu bashkuar bisedave publike mbi botimin studimor “Beteja për 20 përqindëshin”. Ndodhi ajo që pritej nga autori i këtij studimi.Në salla të tejmbushura, në prani të dhjetëra akademikëve, të studiuesve të historisë dhe të anëtarëve të komuniteteve vendase, profesori i asociuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ardit Bido, ka prezantuar publikimin e tij në forume të hapuara diskutimi, pranë publikut të Delvinës, të Sarandës, të Konispolit, të Himarës dhe të Vlorës.

Në fjalën e tij, Bido ka theksuar se ka një përpjekje për të shtuar artificialisht numrin e popullsisë me vetidentifikim grek në tri fshatra të zonës, në Himarën fshat, në Palasë dhe në Dhërmi.Për të analizuar shifrat, autori i ëshë referuar konceptit të “fluiditetit etnik”, të parrahur në rajonin e Ballkanit.

DEBATI STARTOI NË DELVINË

Debati staroi në Delvinë, vendorigjinën e autorit të këtij studimi me përmasa shumëdimensionale, në koherencë me realitetine sotëm objektiv kur në vendin tonë po zhvillohet censi i popullsisë dhe i banesave (që sipas statistikave mbetet në kuota tejet të ulëta në raport me parashikimin për të përfunduar brenda tetorit 2023), ku edhe kwtu Bido sqaroi domosdoshmwrinw e identifikimit tw saktw

Gjatë ligjëratave të tij, Bido ka nënvizuar se përmes nacionalizmit politik tentohet të prodhohet një 20 % i paqenë, që do të kishte implikime politike afatgjata. Po ashtu, ky artificialitet, do të sillte për rrjedhojë sipas tij dëmtimin e kohezionit të komuniteteve të atjeshme që jetojnë në harmoni. “Erdha për prezantimin e një botimi, i cili ka të bëjë edhe me Himarën, edhe me Konispolin, por ka të bëjë me të gjithë.Çfarë feje e çfare etnie kemi, e kemi marrë vesh që 15 vjeç me shokët tanë të fëmijërisë. Këto kthehen në çështje politike, në çështje të interesave ekonomike dhe jo ashtu siç janë, si çështje të realiteteve lokale, të cilat janë të kahershme”, ka thënë Bido dhe për gjithçka ka ligjëruar ka marrë mbështetje maksimale nga pjesëmarrësit në takim.

BETEJA PËR PËRQINDËSHIN NË KONISPOL

Botimin e tij studimor “Beteja për 20 përqindëshin”, Prof. Asc.Dr. Ardit Bido e prezantoi edhe në qytetin më jugor të Shqipërisë, në Konispol mes intelektualëve të qytetit.

Bido tha se aktualisht jemi në një luftë ekstremesh të debatit publik. Ai theksoi se në regjistër të gjendjes civile në gjithë Bashkinë Himarë janë 2.6% grekë, ndërsa në Konispol janë 7.4% grekë, kryesisht në Vrinë. Rikujtoi se këtu ka edhe vlleh që historikisht kanë patur një vetidentifikim grek dhe se kjo nuk është e pamatshme.

“Çfarë tentoj të pasqyroj përmes këtij libri? Tentoj të pasqyroj tentativat, në radhë të parë pse ne kemi në tre fshatra, Himarë fshat, Dhërmi dhe Palasë, fshatrat e vetëm greqishtfolës të Himarës, pse kemi fise që identifikohen si “greke” dhe “shqiptare” historikisht. Ky është “fluiditeti i identitetit”, një koncept shkencor që në në Ballkan, në nacionalizmat tona, e harrojmë”, tha zoti Bido.

Mursia, fshat ortodoks shqiptar në Konispol, ku në vitin 2011 pati shënim të rremë si grekë, duke e çuar artificialisht numrin e grekëve në Konispol në mbi 20 përqind ishte në qendër të diskutimit.Mësuesi mursjot Thoma Cero sqaroi thelbin e debatit.

“Jemi në një situatë, ku në zonën e fshatit tim, Mursisë, pretendohet për minoritet. Është absurde.Unë gjysmën e krevatit e kam grek, kam gruan minoritare.Dhe nuk e mësova greqishten tërë jetën.Ku dolën këta grekër atje?!” tha zoti Cero.

“Qasja e dytë shkencore është që në bazë të çfarë ndihesh, këtu në Konispol ka nga 6.8% në 13% grek, në Himarë nga ai 2.6% ato fiset e Himarës Fshat, shumicë apo Dhërmiut dhe Palasës pothuajse gjysma që vetidentifikohen historikisht si grek shkojnë në 11.6% deri në 14.5 %. Dhe në një census normal këto janë shifrat, ne do shihnim në census se ku bie pika, brenda këtij diapazoni. Këtu ama futet implikimi politik”, u shpreh Bido, duke theksuar se këto në Konispol i dinë më mirë se kudo tjetër sepse njerëzit janë shumë më të lidhur dhe të varur ekonomikisht nga matanë Qafë Botës që është po shqiptare, Çamëria, e mbetur në Greqi.

Gjatë promovimit në krah të autorin të pranishëm ishin profesoresha znj.Bukurie Braho dhe historiani z. Astrit Tartari.

Në forum të hapur diskutimi morën pjesë konispolatë, markaqotë e mursjotë.

“Është një event i veçantë për promovimin e një libri që është bërë tani më çështje shumë e rëndësishme kombëtare dhe duhet nga njerëz të guximshëm, ekspertë apo njerëz të studiuar që të arrijnë në përfundime të tilla të mbështetura në fakte reale në një të vërtetë historike, duke lutuar dhe duke marrë informacione shumë të sakta duke i vendosur pikën mbi “i” një problemi shumë të rëndësishëm dhe aktual” u shpreh profesoresha Braho.

Historiani Astrit Tartari lëvdëroi botimin e studimit “Beteja për 20 përqindëshin”, duke thënë se ai shkon një hap më tej nga statistrikat që janë bërë gjer më tani.

“Janë marrë shumë historianë me statistika, unë mund të përmend Mit’hat Frashërin, profesor Selman Shemen e të tjerë janë marrë me çështje të tilla.Apo ka dhe dokumente të autorëve turq që janë marrë me statistika të detajuara për këtë problem.Por, ky libër shkon edhe më tutje, nuk është thjesht konstatues por trajtohet dhe në mënyrë teorike problemi”, tha historiani Tartari.

SARANDA, DESTINACION I RADHËS

Në mesin e dhjetëra intelektualëve të qytetit të Sarandës, mes të gjitha komuniteteve që përbëjnë atë qytet, u prezantua libri “Beteja për 20 përqindshin” e autorit Ardit Bido.

Në një panel diskutimi mbi publikimin të moderuar prej gazetarit Ermir Hoxha, krahas autorit Prof. Asoc. Dr. Bido, morën pjesë intelektualët e qytetit Gjergji Mano, Hekuran Halili dhe Esmeralda Kolaneci.

Në fjalën hapëse, Hoxha theksoi se është rasti i parë kur nisur nga një debat publik me rëndësi për vendin, përgatitet një libër studimor.

“Shikojmë një tejmbushje të sallës që tregon interesin e lartë për një çështje delikate që ka dominuar debatin publik.Censusi është konfonduar me çështjen ‘Beleri’. Është i pari rast duhet thënë, kur një debat publik, pasohet nga një libër studimor. Në televizione shohim që njerëz pa kompetencë, flasin për gjëra që kërkojnë kompetencë”, tha Hoxha.

Bido nënvizoi se ky botim erdhi si nevojë për të rrëfyer të vërtetën mbi këtë zonë të jugut të vendit.

“Ky libër erdhi si nevojë për të rrëfyer të vërtetën e zonës sonë në formë objektive, në ujëra që kanë nevojë për vijë të hollë që të mos trazohen. Nuk doja kurrë të bëja një libër që të përcaktonte sa shqiptarë a grekë, sa ortodoksë, myslymanë, bektashi e katolikë ka kjo zonë. Sepse në këtë zonë, bashkëjetojmë në mënyrë vëllazërore, të pangjyrë. Detyrohemi të flasim për përqindje për efekt të artificialitetit, që prodhohet nga nacionalizmat e të dy anëve, që nuk janë në këtë zonë por na vijnë nga jashtë, përmes nacionalistëve profesionistë dhe jo banorëve të këtushëm “, u shpreh Bido.

Në vijim të fjalës së tij, Bido shtoi se përmes prodhimit të një 20 %-shi të paqenë, do të kanosej bashkëjetesa në harmoni e komuniteteve të zonës.

“Ekziston një pakicë nacionalistësh profesionistë që hanë bukën, duke mbjellë përçarje.Arsyeja që kam fokusuar studimin tek Himara dhe Konispoli, që përtej se çfarë janë njerëzit vetë, ka një tendencë për ta shtuar si shifër.Ky libër tregon një tendencë të strukturave nacionaliste greke. Nuk është problemi i shifrës që del në Census, çfarë do prodhojë 20%. Do kishte tabela dygjuhëshe e gjithë zona, do ngrihej flamuri grek në gjithë zonën, shkollat do ishin dygjuhëshe. Nacionalistët shqiptarë apo ata grekë nuk duhet ta kenë problem që çdokush deklaron çfarë ndihet.Problemi i parë është artificialiteti.Problemi i dytë është se përmes artificialitetit triumfon ‘nacionalizmi profesionit’.E thonë profesorë grekë që Mursia është me shumicë dërrmuese ortodokse shqiptare.Nuk ka gjë më antigreke apo më antishqiptare të prodhosh një 20% të paqenë, duke përçarë komunitetet që jetojnë në harmoni.Kjo do të ketë implikime afatgjata”, përmbylli Bido.

Gjergji Mano u shpreh se ky libër, në vazhdën e studimeve të mirënjohura, përcjell ndër të tjera një të vërtetë historike mbi Mursinë.

“Më vjen mirë që këtu ka një auditor të zgjedhur. Unë kam bërë një studim mbi Mursinë, fshatin tim. Pasi lexova këtë libër, i shtova studimit tim elementin e qasjes moderniste të trajtuar nga Arditi. Dhe sikurse thonë këto studime tonat, si edhe studimet e bëra nga profesorë grekë, Mursia është një fshat shqiptar, por me një popullsi jo plotësisht shqiptare. Megjithatë, mursiotët kanë parë drejt Evropës, ku komunitete me origjina të ndryshme, bashkëjetojnë në harmoni. Mursiotët zgjodhën të jenë evropianë”, tha Mano

Hekuran Halili vlerësoi botimin si të ardhur në çastin e duhur në shërbim të bashkëekzistencës në këtë zonë pavarësisht etnisë a fesë së kujtdo.

SFIDA E BIDOS NË HIMARË

Nëse gjatëdhe pas promovimit që i bëri të Hotel Tirana International libri i tij studimor “Beteja për 20 përqindësishin”ka gjetur jehonë të gjerë në opinionin publik shqiptar dhe ka marrë vlerësime maksimale nga personalitete akademike e të letrave, Bido nuk nguroi tí drejtohej edhe Himarës që për censusin e popullsië e banesave që po zhvillohet konsiderohet si fole grerëzash, duke e fituar këtë sfidë të rëndësishme. .

Po.Fundjavën e shkuar, në shëtitoren e Himarës, aty ku u pikëtakuan pa dallim shqiptarë e minoritarë grekë, me një pjesmarrje thuajse masive u promovua libri që hedh dritë mbi të vërtetën e këtij qyteti, “Beteja për 20 përqindëshin”. Kështu, në mesin e dhjetëra intelektualëve, tstudiuesve të historisë, të përfaqësuesve të minoritetit grek, të himariotëve, të borshiotëve dhe të vuniotëve, profesori i asociuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ardit Bido, ka prezantuar botimin e tij më të fundit studimor.  Pikërisht në këto takime ku kishte minoritarë, Bido arriti të dakortësohet edhe me beleristët që pilurjotë e vunjotë, etj, janë shqiptarë dhe se 14.5 shkojnë me vetidentifikim grek, se nuk ka përçarje përmes së vërtetës por ka vetëm nga nacionalistët e politikanët mjeranë.

Në një forum diskutimi mbi publikimin, krahas autorit Prof. Asoc. Dr. Bido, mori pjesë edhe intelektuali Kristo Çipa. Diskutimi u përqendrua në çështjet vertebrore të librit, sikurse janë: vetëidentifikimi etnik, përqindja e pakicave greke në Himarë dhe në Konispol, si edhe ndërhyrjet e huaja potenciale në procesin e censit të popullsisë dhe të banesave.

Në fjalën hapëse, Bido theksoi se ky botim erdhi si kundërpërgjigje kundrejt debatit meditiak spekulues dhe si nevojë për të rrëfyer të vërtetën mbi Himarën e mbi një zonë të jugut të vendit. “Një ndër motivet është se përtej faktit qe jam specialist i kësaj fushe, për të rrëfyer disa gjëra që në debatin tonë publik e akademik deformojnë dhe kthejnë në çështje politike, duke mos parë realitetet lokale që janë të kahershme.Unë trajtoj konceptin e fluiditet etnik. Debati në Tiranë dhe në Athinë kthehet në debat ekstremesh, politiko-mediatike, pa u futur në realitetin e kësaj zone. Studimi qendron mbi qasje shkencore. Jam i vetmi që e them hapur se Beleri është grek, edhe pse ka një origjinë shqiptare. Këtu lind beteja politike për të arritur 20%-shin. Është produkt politik, pasi kemi një ligj që do nëse ky 20 % do arrihej, do sillte tabelat dygjuhëshe, flamuj greke, shkolla dygjuhëshe në të gjithë zonën. Një lëvizje tërësisht politik që kërkon të prodhojë artificialitet, një gënjeshtër.Struktura nacionaliste të shtetit grek, e kanë tërhequr politikën e shtetit grek për të prodhuar politika me pasoja afatgjata.Asnjë studiues, grek apo shqiptar, nuk i ka kundërshtuar faktet e librit.Identiteti nuk është i lidhur ngushtësisht me origjinën. Është i lidhur me mënyrën si je rritur, me ndikimin e familjes.”, tha Bido.

Në vijim të fjalës së tij, Bido shtoi se përmes prodhimit të një 20 %-shi të paqenë, do krijoheshim implikime politike afatgjata, duke kanosur njëkohësisht edhe bashkëjetesën në harmoni të komuniteteve të zonës. “Për shkak të mungesës së një politike të konsoliduar, ndodh një artificialitet që prodhon si efekt, që së pari ne do jemi në varësi të një shteti fqinj dhe aleat, që është Greqia. Dhe më kryesorja, do prishte kohezion të komuniteteve të këtushme që jetojnë në harmoni, do përçante njerëzit që jetojnë vëllazërisht. Problemi është nacionalizmi profesionist.Në Himarë është e pamundur të dalin 19 % grek. Ka 14,5%. Ky presion është akoma më i fortë në Konispol, atje ku fluiditeti është te vllehët.”, përmbylli Bido.

Më tej, në fjalën e marrë, Çipa vlerësoi bazën shkencore të botimit dhe apeloi për ta lexuar duke lënë mënjanë emocionet. “Ju falenderoj për këtë libër me baza shkencore.Edhe për ballafaqimet në këto zona dhe në televizione. Ne jemi të interesuar që këto studime të jenë mbi baza shkencore dhe jo mbi emocione. Është hera e parë që po bëhet një debat i hapur mbi këtë çështje. Dua që të lexohet ky libër me gjakftohtësi.”, tha intelektuali.

Risia e këtij botimi qendron jo vetëm në parashtrimin e konceptit të “fluiditetit etnik”, të parrahur në mbarë rajonin e Ballkanit, por edhe në paraqitjen për herë të parë të të dhënave mbi kombësinë nga regjistri i Gjendjes Civile. Studimi është i përpiluar në shqip dhe në greqisht, duke përshirë edhe punime të fushës përkatëse nga studiues grekë, me qëllim respektimin rigoroz të objektivitetit shkencor dhe shmangien e çdo pretendimi për mbajtje anësie.

Më herët këtë muaj, “Beteja për 20 përqindëshin” u prezantua në Tiranë, ku në një forum të moderuar prej gazetarit Aleksandër Çipa, morën pjesë Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Prof. Dr. Paskal Milo, Prof. Dr. Irakli Koçollari, Prof. Dr. Eva Hyskaj dhe Prof. Dr. Fatmir Mema. Në këtë prezantim, ku qenë të pranishëm eksponentë të rrafshit politik, historik, fetar dhe diplomatik, botimi u vlerësua për dhënien e një udhërrëfyesi cilësor dhe sasior të barazpeshuar, në drejtim të njohjes së problematikave të shqyrtuara.

Please follow and like us: