Ndrek Gjini: Më ka marrë malli të vdes

Më ka marrë malli të vdes,
Sepse e di se nga shumë miq e familjarë të mi
Shume lule do pres.
Janë lule që i meritoja sa isha gjallë
Por vdekja si me magji do mi sjellë si shpërblim.
Më ka marrë malli të vdes,
Sepse e di se nga shumë miq e familjarë të mi,
Shumë, shumë fjalë të mira do pres.
Janë fjalë që i meritoja sa isha gjallë,
Por vdekja si me magji do mi sjellë si shpërblim.
Oh sa më ka marrë malli të vdes,
Sepse, këto lule e fjalë të mira
Mezi po i pres.
Please follow and like us: