Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Dhembshuria e njeriut për njeriun…

“Dhembshuria e njeriut për njeriun quhet dashuri. Është portë e njejtë e bekimeve të Universit që hapet, si për dhurim dhembshurie ashtu edhe mirënjohjeje dhe falënderim“, Dr. Vlora Obertinca.

Nganjëherë çuditem se sa jemi popull human dhe sa jemi në gjendje gatishmërie të ndihmojmë rastet e të sëmurëve apo të varfërve. Çohemi në këmbë të gjithë nga dhembshuria për fëmijët dhe familjet në nevojë. Një bujari e fisnikëri që rrallë kush e ka dhe është për të qenë krenar.

Por ama, kur është puna t’i jepet merita dhe mirënjohja njeriut të suksesshëm çuditërisht pothuajse të gjithë e injorojnë apo i shmangen t’i japin një kompliment se lëre më shumë. Jo që nuk ia japin, por edhe ju dhemb suksesi i tjetrit thua ti që ua ka rrëmbyer atyre.

Të dashurit e mi, hapni zemrat njëjtë si për dhembshuri ashtu edhe për mirënjohje ndaj të tjerëve. Kjo sepse atë që jepni, atë e merrni në kthim – është ligj i Universit. Duke xhelozuar ju e bllokoni energjinë tuaj dhe i bllokoni bekimet dhe dëshirat tuaja dhe në fund të fundit ju vuani pasojat e veprimeve tuaja. Urimet e shpirtit të njeriut janë të njëjta kur i’a gëzon zemrën si në gëzim ashtu edhe në hidhërim.

Hapni zemrat dhe dhuroni mirënjohje dhe dashuri sepse Universi ka burime të pashtershme pasurie për gjithë njerëzimin. Askush nuk i ka 100 jetë për t’i jetuar. andaj ashtu siç ia dëshironi vetes jetën e lumtur, bëni aq sa mundeni dhe lumturojeni edhe jetën e të tjerëve qoftë edhe me një mesazh që e keni falas.

Please follow and like us: