Kisha ruse i kërkon ndjesën këngëtares për kritikat e saj ndaj agresionit në Ukrainë
Kisha Ortodokse Ruse, e cila mbështet fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës, kërkoi falje nga këngëtarja e njohur ruse e popit Alla Pugacheva për qëndrimin e saj ndaj luftës. Në shtator 2022, Pugacheva u largua nga Rusia me burrin e saj dhe shkoi në Izrael pasi deklaroi se ushtarët rusë në Ukrainë po vdisnin për “qëllime iluzore” dhe se Rusia ishte bërë “paria”. Por ajo u kthye në Rusi këtë të dielë, raportuan sot agjencitë ruse të lajmeve. Edhe pse Rusia miratoi një ligj të posaçëm në fillim të luftës në Ukrainë, i cili parashikon burgim ose gjobë për “përçmimin e forcave të armatosura”, Pugacheva nuk u akuzua apo sanksionua. Pugacheva ishte në Rusi në maj për të marrë pjesë në funeralin e stilistit Valentin Yudashkin, ku zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u pa duke i puthur dorën. Zëdhënësi i kishës Vakhtang Kipshidze i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti se rusët “që u larguan duke fyer popullin e tyre, ose nëse bën deklarata të diskutueshme, duhet të kërkojnë falje. Kjo vlen edhe për Alla Pugacheva”.