Ervin Hatibi: PËRMBI REVOLUCIONIN
Më mbaruan cigaret në stacion të autobusit
Duke pritur revolucionin tjetër
Këtu kam mbetur
Gozhdë e përzhitur, e shtrembëruar
Nëpër shkrumbin e kishës së djegur.
Si nëpër pistoleta me mulli
Të gjithë janë futur kokë më kokë
Nëpër shtëpi
Gjithë revolucionet të parafundit janë
E gjithnjë jeta ime e fundme, e fundit
Lirë m’i bleve lotët, m’i bletë
Krejt trupi më dhembte nga dashuria
Për popullin e barrikadën.
Dua të vdes e ta harroj
Ta vjell. Dua të vdes kot
Ose hiç të mos vdes nëse duhet
Të vdes me qëllim
Do marr një lypës të mitur mulat
Ta ngroh e ta rris ndyrë
Ju ftoj të gjithëve në strofkën time
Të më pështyni në fytyrë
Veç të mos më provokojë njeri me plagët e veta.
Po rroftë, rroftë flamuri i ri
Edhe çdo dashuri e vjetër
Në ardhtë prapë dita, në rrugë prapë do të jem
Me gur do godas patjetër
Ata që janë rrumbull
Dhe ata që do rrinë vetëm.
Please follow and like us: