Shaban Murati: Levantinët e shtypur dashurohen me shtypësit
– Nuk ka ende info nëse disa levantinë shqiptarë, që shquhen për racizmin e tyre etnik dhe fetar, e kanë duartrokitur thirrjen e ministrit neonazist izraelit Amichai Eliahu në 5 nëntor për të hedhur bombën atomike mbi rripin e Gazës. Gazeta izraelite “The times of Israel” njoftonte në datën 5 nëntor se ministri i trashëgimisë në qeverinë e Netaniahut, Amichai Eliahu, propozoi hedhjen e bombës atomike mbi rripin e Gazës “një lloj bombe atomike që t’i rrafshojë ata, duke i asgjësuar të gjithë”. Dhe me cinizmin kriminal, që do ta kishin zili edhe organizatorët e holokaustit, ministri i kabinetit të kryeministrit fashist Netaniahu, dekaroi se “populli palestinez le të shkojë në Irlandë ose nëpër shkretëtira”.
Ministrit nazist të kabinetit Netaniahu i duken pak që forcat ushtarake dhe ajrore izraelite kanë vrarë deri tani 9 mijë banorë palestinezë, nga të cilët 3500 janë fëmijë. I duket pak që një raketë izraelite me një të shtënë mbi spitalin e Gazës vrau 500 pacientë palestinezë. Ai kërkon të hidhet bomba atomike mbi popullin palestinez, sepse ajo bombë mund të vrasë një milion palestinezë menjëherë. Ministri nazist mendon se me bombën atomike dhe duke zhdukur popullin palestinez, Izraeli do ta zgjidhë lehtë problemin palestinez, dhe nuk i kushton gjë sepse me ndihmën e aleatëve ka ndërtuar dhe ka në arsenalin e vet 200 bomba atomike.
-Deportimi masiv i dhunshëm i popullsive civile nga shtëpiat e tyre dënohet nga të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare. Ndaj dhe Nato ndërhyri ushtarakisht në Kosovë, kur regjimi fashist serb i Millosheviçit dëboi me dhunë mbi një milion shqiptarë nga tokat dhe shtëpiat e tyre në vitin 1999. Por disa levantinë shqiptare mendjekërmij, që kanë dënuar dikur deportimet e dhunëshme masive të shqiptarëve nga Kosova, tani po duartrokasin deportimet masive të popullit palestinez nga forca pushtuese izraelite në Gaza, nga e cila deri tani janë deportuar mbi një milion banorë palestinezë.
– Nuk kuptohet pse disa levantinë shqiptarë harrojnë që të gjithë pushtuesit i quajnë “terroristë” luftëtarët e lirisë në vendet e pushtuara. “Terroristë” i kanë quajtur pushtuesit serbë luftëtarët e lirisë të UÇK në Kosovë në vitet 1998-1999. “Terroristë” janë quajtur nga fashistët edhe partizanët dhe guerriliet e Shqipërisë gjatë pushtimit në vitet e Luftës së Dytë Botërore.
Disa levantinë shqiptarë plot mllef racist etnik dhe fetar, harrojnë që populli i tyre , i cili ka qenë vetë i pushtuar 1900 vite të historisë 2000 vjeçare, nuk mundet kurrsesi të bjerë në dashuri me popuj dhe shtete pushtues. Por si çdo popull, edhe edhe raca shqiptare ka bastardët e vet.
Please follow and like us: