Albspirit

Media/News/Publishing

Shënime për librin e Kleanth Dedit kushtuar Zhulatit

 

Tonine Hido

Ajo që thuhet, tregohet me zemër në dorë nga autori i librit “Zhulati në sytë e mi, lunxhiotit” provokon që në fillim kureshtjen, parathënien e vlerësimit që nuk do të zhgënjejë askënd.

Ata që e njohin autorin, mes të cilëve edhe ne familjarisht, nuk çuditemi fare për ato mendime të vyera, mesazhe të jetës para 60 viteve që lëvizin të gjalla për çdo kohë, por sidomos në bashkëkohësinë me të sotmen. Këto ngacmojnë kujtesën personale e kolektive, jo vetëm të mësuesve, drejtorëve, pushtetit vendor të së djeshmes, por sidomos për mendësinë në trajtimin e vlerës së shkollimit e shumë e shumë të tjera rrethanave, të cilat modestisht duhet t’i renditim.

Siç i kuptoj unë vetë si mësuese pensioniste, por që ndjek vëmendshëm zhvillimet e jetës së përditshme sot.

Libri, siç thotë fjala e popullit “i bie pragut të dëgjojë dera”… nuk ishte sipas meje qëllimi i Kleanth Dedit, mbasi vetë autori, nga natyra dhe integriteti plotësisht shembullor është i drejtpërdrejtë në çdo bisedë nga e do rasti sepse kuptohet me rrugëtimin e tij 90-vjeçar, ka provuar se niset gjithmonë me këdo në çdo vend, sidomos në dimensionin njerëzor. Kjo spikat nga faqja e parë deri tek e fundit, nëpërmjet ndjesive, pendesës, gëzimit, projekteve që ngjall për çdo lexues ecuria e gjurmëve të secilit kapitull.

Së pari, autori bindshëm objektivitetin, mbështetjen dhe pasqyrimin e së vërtetës e ka shtyllën kurrizore të fushëpamjes në atë që thotë i çiltër në ndjeshmërinë e përjetimeve të një mësuesi 90-vjeçar, të një drejtori që ka mbështetjen e formimit të tij në edukatën e familjes, si degë e traditës lunxhiote dhe të mbarë trevave jugore si dhe në gjithë Shqipërinë. Janë trevat e Koto Hoxhit, Pandeli e Koçi Sotirit, të mësuesve dhe drejtuesve të Normales së Qestoratit, mbi të cilat u rrit dhe mbrujti virtytet autori, mësuesi e drejtori i shkollës të Zhulatit në vitet 1953-1955, duke sjellë të jetësuar të nesërmen e mësuesit të popullit Koto Hoxhi kur ka thënë “Ju o djem të më kujtoni/kur të ngjallet liria/po ç’e do mua të mjerit/mu sosën ditët e mia”!

Së dyti, qoftë në parathënien e shkruar nga vajza e tij, e mençura plot virtyte si prindërit e saj, Poli Dedi Shajko, nënvizohet qëllimi që e nxiti Kleanth Dedin të hedhë në faqet e një libri kaq të lakmuar në vlerat dhe mesazhet që përcjell. (Të lëmë në kartë për ata që vijnë pas).

Si postulat që përsëritet herë pas here në kapituj fikson mendimin, detyrimin moral që brezat t’u trasmentojnë njeri-tjetrit pa ngarkesa egocentrike, më të mirën që panë dhe mundën të bëjnë në kohën e tyre.

Së treti, kështu përqafimi i kohëve do të vijë natyrshëm, pa garë kapadaijsh partiakë, qoftë pushtetarë të pamend, të cilët koha do t’i kujtojë si vjedhës… të saj. Kjo ndihet në tërë kapituj e librit të autorit, ku njohja dhe shkrirja me fshatin dhe banorët e saj, me fshatrat dhe banorët e gjithë zonës nga vinin nxënësit e dashur të shkollës 7-vjeçare, njohja me traditat dhe historinë, në jetën dhe hallet e çdo familjeje që sigurojnë për ato rrethana, por në çdo kohë e sidomos sot në një shoqëri të pluralizmit demokratik, shembullin real të postulatit “shkolla është çështje e gjithë shoqërisë”.

Së katërti, kujtimi i pluralizmit e gjithë shoqërisë, jo vetëm fëmijëve të nxënësve me përbërje të mirë politike, qoftë nga kuadro të Luftës së Dytë Botërore që morën pas saj shpesh me dekorata të dyshimta në gjokset e tyre. Ndjehet gjatë rrugëtimit mbresëlënës të Kleanth Dedit, kuptimi ral i një shoqërie pluraliste në jetësimin për çdo ditë të punës në shkollë, ku rriteshin dhe mësonin ndërsjelltas njeri-tjetrin mësuesit, nxënësit, prindërit dhe mjedisi shoqëror në fshat ku drejtori rritej me thjeshtësinë e misionarit të një kohe të re, si vazhdim i shkollave të para shqipe në Kurbin, Himarë, Korçë, Nokovë, Lunxhërinë e tij të dashur, ku vetë autori i përgjigjet me suskese personale dhe të partisë që militoi gjithë jetën, bëhet shembulli më njerëzor për t’u admiruar në kuptimin e një shoqërie demokratike.

Ndjehet e gjallë kjo mendësi, jetësuar në rrethana e situata të veçanta në marrëdhëniet mësues-mësues, (trajtimi, nderimi, miqësia e përjetshme me kolegun Hysni Ceka të prekur politikisht, por që mbeti shembull i gjithë jetës së tij për nivelin intelektual e profesional, për vlerat njerëzore të dinastisë “Ceka” nga Elbasani i vlerave kombëtare të patjetërsuara. Autori i referohet në libër herë pas here romuzeve mes Hysniut dhe kolegëve, qofë militantëve në fshat që ngacmonin njeri-tjetrin me bejte tradicionale: Çelo Haska, Çelo Haska/me koburen që e paska/për të vrarë ato laraska/S’thua mirë i dashur Ceke/koburja që mbaj me vete/vret laraska dhe mëllenja/por më shumë dru të shtrëmbra (me biografi të keqe).

Veç, siç nënvizohet në kapitull me ditull domethënës ide kryesore në libër, marrëdhënia e drejtorit, po që po, por edhe e kolektivit pedagogjik mes njeri-tjetrit, por edhe fshatarët të cilët i takonin besimeve fetare dhe mendësive të kundërta politike ishte tepër njerëzore, plot vlera domethënëse për këdo dhe në çdo kohë, kjo falë traditës së hershme të fshatit dhe zonës sipas kanunit të Idriz Sullit, por që vetë jeta 300-vjeçare e fshatit, kishte provuar bindshëm domosdoshmërinë e kuptimit të mendësive të secilit, duker i respektuar dhe plotësuar njer-tjetit më të mirën e formimit profesional dhe të kohezionit shekulor të fshatarëve të Zhulatit dhe pothuaj tërë zonës së Kurveleshit.

Ky qëndrim i njeriut të mirë që synon krejt natyrshëm formimin e nxënësve me këto tradita, por që i shërbejnë sidomos edhe të nesërmes është i dënueshëm për ata që e kuptuan Shqipërinë e lirë si frut për fitimtarët e LANÇ kundër klasave të përmbysura e kundër mendimit ‘ndryshe’ – shtypit siç e jetuan të gjithë atë kohë, mendësia komuniste ishte “një luftë mes klasash të përmbysura”. Por fatmirësisht, shkolla jonë shqipe, që pavarësisht qëndrimeve krejt minorene për ta nxjerrë këtë jashtë kornizës tradicionale, mësuesit ruajtën bukur e në përshtatje me rritjen e vet interesave të një Shqipërie të re vlerat e misionarëve vetçmues. Kështu rriteshin edhe vetë në këtë rrugëtim të përbashkët.

E gjejmë këtë dinjitet në librin e Kleanth Dedit, tepër konkret, jo me formula popullore të gatshme të shkruara në mure, në rrugë, në shkolla, por që gjejmë në faqe malesh ku ngjiteshin të rinjtë dhe të rejat. Shkruheshin në gurë të mëdhenj, pastaj lyheshin me gëlqere të bardhë, që të ndrinin e të lexoheshin ditën dhe natën si porosi, si si “Parti-Enver” dhe “Lavdi Marksizëm –Leninizmit”. Në vend të “mirëmëngjes” a “mirëmbrëma”, njerëzit sikur qenë ngurtësuar me një ‘maskë ideologjike’, ata duhet të harronin fjalët e jetës për dashurinë, shpresën, nënë, baba, vëlla e motër.

Së pesti, këtë do t’ia kujtonin tërthorazi mësues-drejtorit të Zhulatit që çmonte rolin e shkollës në vazhdimin e traditave më të mira të familjes, shoqërisë shqiptare të shekujve, të unifikuara si në librin e Papa Zhulit e Kanunin e Labërisë së Idriz Sullit. Fanatikët ia thanë disi fshehtas në Komitetin e Partisë, por hapur edhe në Komitetin e Rinisë… Përmes një zarfi të mbyllur me dyllë, me vizë të kuqe i shkruan mesazhin sekret: “Si guxon të vësh në tabelën enderit të shkollës… bijën e një reaksionari të Ballit Kombëtar?! Ç’të të bëjmë se je i yni, pa ta shikoje ti”! Kërcënimi i hapur kishte mbërritur, por ndërgjegjia e mësuesit dhe drejtorit ua kishte mbyllur derën kërcënimeve të tilla shumë herë.

Këto nënkuptoj unë si lexuese edhe në këngën e Kleanth Dedit me bejte, hidh e prit në dasmën e Binerajve: Ç’të të thom ti e di vetë/se si priten të mëdhenjtë/me pirun e me picetë/me zotëri e me zotrote/kështu thonë nënat lunxhiote. Kishte shkuar në atë fshat të largët e mikpritës që nderonte miqtë pavarësisht bindjeve fetare e politike sipas traditave, se edhe vetë mësues-drejtori vinte nga Lunxhëria e traditave fisnike. Ai qe gatuar me brumin e veçantë të njerëzve të mirë që do të ndikonte për dritësimin e fëmijëve nga prindër që donin dhe besonin të drita e shkollimit, qenë vetë plot dritë që para Krishtit…

Mendoj e shpresoj që libri i Kleanth Dedit të bëhet pjesë gjallëruese në bibliotekat shkollore të Gjirokastrës dhe gjithë Shqipërisë, në veçanti bi tavolinën e punës së gjithë drejtorëve e dikastereve si manual i dobishëm për shkollën dhe mësuesit.

(Botohet me shkurtime, 7. 2023).

 

Please follow and like us: