Albspirit

Media/News/Publishing

Ilda Mejdani Jeha: Të lësh…

  
*****
Të lësh dashurinë të jetë aq e fortë, sa të shfaqë brishtësinë e saj,
të humbasësh nga frika se mos humbet,
të mbetesh pa rropullitë e shpirtit,
por me zemër margaritash,
të lësh të rrjedhin historitë që e kanë fundin në fillim,
të lësh ëndrrat të digjen ngadalë brenda teje
dhe psherëtimat të shuhen qetësisht nën peshën e arsyes,
të lësh fjalët të pajtojnë heshtjen
me çmendurinë kimike të mungesës,
të lësh përvujtërinë dhe thjeshtësinë të jenë buka e bukurisë tënde,
të lësh veten të përshëndesë kalimtarët e
ngushëllojë të ngjashmit,
të mësosh sytë me ftohtësinë e dritës,
…dhe të gjitha këto t’i shpagosh hapur me një gjysmë buzëqeshje…
Please follow and like us: