Albspirit

Media/News/Publishing

JETA ESHTE SHUMË E SHKURTER PĒR TA NDARE ME USHQIM TÊ KEQ

Anila Kalleshi
JETA ESHTE SHUMË E SHKURTER PĒR TA NDARE ME USHQIM TÊ KEQ, PIJE TÊ LIRA DHE NJEREZ FALS
Mishi i përpunuar është një ushqim i cili nuk këshillohet të konsumohet në mënyrë të vazhdueshme, pasi nga studimi i kryer është vënë re që personat të cilët konsumonin më shumë se një herë në javë mish të përpunuar shfaqin më shumë rrezik për shëndetin e tyre se sa personat të cilët nuk janë konsumatorë të rregullt të tij.
Konsumimi i tepërt i mishit të kuq në hamburger apo në biftek ka qenë prej kohësh i lidhur me sëmundjet e zemrës dhe të kancerit. Përpiquni që konsumimi i mishit të kuq të jetë i kufizuar, duke e zëvendësuar atë me ushqime të pasura, si thjerrëzat apo bananet.
Ashtu si edhe mishi i kuq alkooli luan rol negativ në shëndetin e njeriut, duke sjell sëmundje kronike. Personat të cilët pinë në mënyrë të pa kontrolluar alkool kanë rrisqe të shumta, të cilat fillojnë që nga stresi, duke kaluar në një tjetër fazë më të avancuar. Bëni mirë që të kontrolloni sasinë e përdorimit të pijeve alkoolike, vetëm në këtë mënyrë do të mund të tregoni kujdes të vazhdueshëm për një shëndet të mirë.
Një studim i fundit i kryer me rreth 5.309 të rritur nga Instituti Amerikan i Shëndetit Publik evidenton se ata persona të cilët pinin soda me përmbajtje të lartë sheqeri, rrezikonin të plakeshin 4.6 vite më shumë se sa një individ i cili konsumon në mënyrë të kufizuar, raporton “Time”. Pirja e sodës ka pak a shumë efektet e plakjes që shfaq dhe pirja e duhanit. Studimet tregojnë se konsumimi i përditshëm i sodës është e lidhur 67 % për një rrezik më të madh të diabetit tip 2. Konsumimi i pijeve me shumë sheqer rrit artificialisht dëshirat për sheqer.
Please follow and like us: