EDIT SHKRELI, KRENARI KOMBËTARE. DITË E SHËNUAR PËR SHQIPTARËT. SUKSES HISTORIK
HISTORIA FAMILJARE: Edita ka lindur në Shkodër, dhe emigroi në Amerikë me prindërit e saj kur ishte 13 vjeçe për t’i shpëtuar trazirave të Marsit 1997. Babai i saj, inxjinier Skender Shkreli, ka drejtuar ndërtimin e rrugëve, urave, uzinave dhe hidrocentraleve kudo nëpër Shqipëri. Po ashtu, Ing. Shkreli ka qënë kryeingjieri i eliminimit të pasojave të termetit të tmerrshëm të vitit 1979 me epiqendër në Dajç të Bregut të Bunës dhe kryeingjinieri i ndërmarrjes së asfaltimeve për të gjithë Zonën e Veriut. Nëna e saj, Elida Shkreli, ka punuar ekonomiste e qarkullimit monetarë në Bankën e Shtetit Shkodër, sot Banka Kombëtare Tregtare.
AVOKATE ME EKSPERIENCE:
Në vitin 2011, Edita përfundoi studimet e avokaturës tek New York Law School duke u diplomuar juris doctor, cum laude. Mbas pak muajsh, ka kaluar me herë të parë një nga provimet më të vështira të liçensimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“bar exam”). Edita ka më shumë se tetë vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains me çështje comerçiale, divorci, etj. Ajo zotëron njohuri të larta juridike që së bashku me eksperiencat e saj e bëjnë atë të kualifikuar për të marrë vendime të drejta për komunitetin tonë.
PEDAGOGE E PËRKUSHTUAR:
Edita është pedagoge e përkushtuar në mësimdhënie, të cilën e ushtron tek New York Law School që në vitin 2019.
LIDER I KOMUNITETIT:
Edita jep kontributin e saj si anëtare pranë Bronx Community Board # 11 si dhe anëtare e bordi-t të organizatave jofitimprurëse, Neighborhood Initiatives Development Inc. dhe Albanian-American Educators Association.