Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Satka: S’do kesh më kohë!

S’do kesh më kohë!
Jo, as unë për ty, sigurisht!
Mes fjalësh, puthjesh copëtuar
Do ngelen veç disa hije
në dremitjen e ëmbël të kohës.
Dhe në ndonjë ëndërr të largët, ku mund të djersish.
Kur sytë të më kujtosh.
Po ndodhi!
Veç kaq, asgjë s’mbetet,
një çast ai që pati kuptim,
një çast kaq i vogël,
në këtë vorbull të marrë,
ku koha s’kish e s’do ketë shërim!
Please follow and like us: