Vlora Obertinca: Yllit tim
Ylli im je yll polar
Jo rastësisht nga gjithë yjet,
Zoti të ka ndarë.
Të gjitha yjet më ruajn natën
Por, vetëm dritën e yllit tënd,
E shoh të vezullon ndaras.
Më mjafton ta shikoj
Lartë në qiell,
E kur bie në gjumë
Më vjen në ëndërr çdo herë.
Aty rrijmë tok
Dhe i qajmë hallet,
Mbase jam e vetmja
Që në gjumë t’i shëron plagët.
Të kanë marrë shumë
Nga drita jote
Je shumë zemërgjerë,
Por, ka njerëz
Që s’ngopen.
Mos ke frikë
Se këtu më ke mua,
Kur unë fle
Të jap gjysmën e dritës
Që ta kanë hijësuar.
E pra, ti je yll polar
E unë jam i vetmi diell,
Drita ime do të ngrohë
Për çdo dimër e verë.
Please follow and like us: