Odise Kote: Kur hënën shoh si zbehet nëpër muzg…
Kur hënën shoh si zbehet nëpër muzg,
më vjen ndërmend qerpiku yt i hollë,
dhe ikja në terrin që pushton hapësirën
me kuptimin e gjërave të fshehura,
në harmoni të padukshme.
Gjithë natën pastaj jam i mikluar
nga aroma dashurish fluturake,
derisa sa bindem se zogu i agimit
ka fluturuar i lirë në botë dhembjesh,
me mënyrën e tij si përjeton universin,
duke ikur shumë larg.
A ke mbajtur ndonjëherë një pëllumb në duar,
t’ia dëgjosh zemrën se si i rreh?
Kur e shoh hënën si zbehet nëpër muzg…
Please follow and like us: