Promovohet libri i ri “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci” i Shaban Muratit

Në hotel Tirana u promovua libri i ri i diplomatit dhe studjuesit Shaban Murati “Aleanca e duhur Shqipëri -Kroaci”, organizuar nga Fondacioni çamëria “Hasan Tahsini”, që është edhe botuesi i librit. I ftuar i posaçëm i nderit ishte ish-presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiç, që erdhi posaçërisht nga Kroacia.
Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Fondacionit çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu. Pastaj mbajtën fjalët e rastit ish-presidenti Stjepan Mesiç, i cili u shpreh se “libri po del në momentin e duhur dhe tregon marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe kroatëve”. Për librin dhe krijimtarinë e autorit folën ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministrja e jashtme Arta Dade, kryetarja e komisionit të politikës së jashtme në Kuvendin e Shqipërisë Mimi Kodheli dhe prof.dr. Ksenofon Krisafi.
Kryetari i Fondacionit çamëria “Hasan Tahsini” Alket Veliu i akordoi ish-presidentit të Kroacisë Stjepan Mesiç medaljen e argjentë “Miku i madh i kombit shqiptar”.
Në fund Shaban Murati falenderoi për vlerësimet e librit dhe të krijimtarisë së tij.

Please follow and like us: