Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Akili i Zi

Njerëzit e lashtë nuk kishin ide moderne të racës. A e shihnin veten si të bardhë, të zi – apo si diçka tjetër?
Pak çështje provokojnë polemika të tilla si ngjyra e lëkurës. Më 2017 në një artikull të botuar në Forbes, studiuesja e klasikëve Sarah Bond në Universitetin e Iowa-s shkaktoi stuhi duke vënë në dukje se shumë nga statujat greke që duken të bardha tani ishin të lyera me ngjyra në antikitet. Ky është një pozicion i pakontestueshëm, dhe dukshëm i saktë, por Bond mori kritika të ashpra në internet për guximin të sugjeronte se arsyeja pse disave u pëlqen të mendojnë për statujat greke si të bardha në mermer mund të ketë të bëjë vetëm me politikën e tyre. Një vit më vonë, ishte radha e serialit të ri televiziv në Netflix të BBC-së Troy: Fall of a City (2018). Si për të tërhequr zemërimin, regjia vendosi aktorë zezakë në rolet e Akilit, Patrokliut, Zeusit, Eneas dhe të tjerëve.
Ideja e grekëve si figurat e bardhësisë është e rrënjosur thellë në shoqërinë perëndimore. Racizmi është emocional. Por si shiheshin dallimet në ngjyrën e lëkurës në kohën e lashtë? Dallimet janë udhëzuese – dhe, në të vërtetë, tregojnë qartë çuditshmërinë e obsesionit modern me klasifikimin sipas pigmentimit.
Kulturat e botës së lashtë nuk jetonin të izoluara nga fqinjët e tyre dhe nga bota e jashtme. Në fakt, shumica dërrmuese e qytetërimeve e transmetuan veten përmes tregtisë, pushtimit, migrimit ose një kombinimi të të treve.
Po, njerëz me ngjyrë të errët ishin të pranishëm në qytetet-shtete të ndryshme që përbënin Greqinë e Lashtë. Të njohur si etiopianë në tërësi, njerëzit me ngjyrë u përshkruan në vepra të shumta arti që kanë mbijetuar deri më sot. Dëshmitë kanë treguar se njerëzit nga Libia, Egjipti, Numidia dhe zona të tjera bënin tregti dhe jetonin midis grekëve të lashtë. Gjithashtu, burime të shumta letrare, duke filluar me Herodotin në shekullin e 5 pes, diskutuan praninë e popujve afrikanë. Disa historianë madje kanë argumentuar se njerëzit e zinj kanë themeluar disa koloni në zonën e Evropës Jugore.

Please follow and like us: