Përballë një të vërtete vrastare!
Nga Bejdo Malo
Asgjë më shumë. Tabloja e 2023, njësoj si tabloja e plazhit në finalen e romanit të Mirela Kaninit “Për pak dashuri”.
“Një Afrikë” e vogël, në juglindje të Evropës. Si tek ferri Dantes, si tek fati Romës me perandor Neronin, si tek fati i rënies së Kostandinopojës që e treguan se mbreti Kostandin kishte vdekur pas 444 ditësh. Lexon një roman me ngjarje të vendosura 33 vjet më parë dhe të duket se po ndodhin në çast. Një tablo si guernika e Pikasos. Autorja e librit Mirela Kanini ‘Për pak Dashuri’, e fillon me ikjen biblike të 1990 të Marianës dhe Marios nga sytë këmbët. Fati Marianës është fati i vendit të saj. Jetime ajo jetim vendi saj. Jetime jeta e saj. Në 1453, me mijëra niseshin nizamë në katër anët e një perandorie obskurantiste, në 1990, me mijera ikin nga sytë këmbët në një perandori shumë moderne që quhet Evropë, dhe prej 10 vjetësh së fundmi ikin nga sytë këmbët. Me mijëra janë sa miliona sepse kjo Afrikë përbëhet vetëm nga tre milionë. Mariana e Mirela Kaninit është si ato gratë irlandeze kur burrat e tyre i mobilizoi mbreti Xhejms i Anglisë për të mundur Napolonin në Vaterlo. Ato shkuan me gjithë fëmijë dhe me tërë takëmet e shtëpisë në vijën e frontit që tu shërbenin burrave dhe ata të mos kishin arrësye të ktheheshin pas. Të humbisnin ose të fitonin përjetësisht. E çuditshme. Çfar parashikuese. Të mahnit se çfarë ndjesi ka kjo grua e quajtur Mirela Kanini. Ashtu siç ikin personazhet e saj në 1990, ashtu po ikin dhe sot. Madje më dhimshëm. Me gomone jo në detin e ngrohtë Adriatik por në detin e acartë Balltik. “Po ftohe dhe freskoje pak mëndjen moj shkrimtare. Pse na i thua të vërtetat lakuriqe. Ku e gjete atë Marjanë(1,5 milionë Marijana dhe atë Mario e Bujar(1,5 milionë Mario e Bujarë). E para jetime të dytët një ëngjëll dhe një trafikant. Po fiks në 2023, jemi si në 1990. Po ajo tablo, atëhere me zhele të uritur dhe pa një lekë në xhep dhe me fat të paditur, tani të veshur për të mos u ftohur dhe do lekë në xhep. Madje në 2023, më e tmershme ikin çifte të reja me fëmijë në gji. Atje nga cepi i Ilinoisit në tokën e shenjtë e shikon realitetin tonë me syrin e Cikllopit, me syrin e Alienëve të Lashtësisë. Realitetin tonë të dhimbshëm e ke bërë sa sureal për 750 milion evropjanë dhe 350 milion SHBA-ista aq real dhe të vërtetë për të gjithë shqiptarët në tërë rruzullin. Na i ke zbuluar plagët e vërteta. Siç është lindur dhe rritur Marjana në ferr ashtu kanë lindur dhe janë rritur të gjithë ata nga 1945-1990. Tërë elita e Shqipërisë, si në Purgatorin e Dantes ishte. Ti moj zonja Mirelë as më shumë e as më pak, ke ringjallur Dikensin tek romani Jetë e zymtë, por me realitetin shqiptar. Asgjë nuk janë udhtimet biblike të shpërbërjes së Perandosrisë Çin, të Perandrisë egjyptiane të Mark Antonit, të shpërbërjes së Trojës. Ku ka udhëtim më biblik se sa i Marianës në moshën më të bukur e rritur në ferrin jetimore shqiptare drejt Gjermanisë. Sa kufinj kalon. Një zot e di. Fati saj në dorë të rastësisë. Ajo mbrrin si mbrrinë 1,5 milion në 1990, në katër anët e botës. Ca vdiqën rrugës janë pa varr, ca mbrritën dhe kur filluan të dërgonin lekë për prindërit e tyre që rritën fëmijë nipër e mbesa eridhi 2013. Drama filloi. Të gjithë ata të rinj që ishin rritur me remitancat e ju emigrantëve Mirela Kanini i kishin ruajtur ca nënë jastek dhe kanë dhjetë vjet që i përdorin si Marjana jote për të ikur njësoj si ajo. Të lumtë. Ke guxuar të na i thuash të vërtetat si ndërtuesit e piramidës së Keopsit. Ja ndërtuan për së gjalli. Sja treguan se ku do ta vendosnin vetëm i thanë. Mos u bëj merak vdis në rrugëtim dhe beteja lufte pa sens, në piramidë të kemi bërë dy dritare një nga yllësia Orioni dhe një nga Ylli Polar. Atje do jetosh. Do i takosh vetëm disa minuta në kohën e solsticeve po ska gjë. Kështu është dhe dashuria jote. Gjithçka moj Mirela na e fillon me atë udhëtim që fundin e ka në qytetin Sonthofen të Gjermanisë një vend të vogël me sipërfaqe fiks sa e 9 piramidave të Gizës dhe e përfundon në Plazh i vetmuar dhe i virgjër, një grup të rinjsh turistë aventurierë me idetë e hipive të vitit 1972 nëpër tenda kampimi, një zjarr gati i shuar. Po pastaj? Pastaj shpërthen ti Mirelë. Tërë boshti i romanit vërtitet rreth Aleksiadës si boshtet rrotulluese të tempujve budistë në Tibet. Drama arrin kulmin dhe gjerat bëhen si i Makbethit të Shekspirit kur njërës nga vajzat e grupit i shfaqet nëpër terr një grua me fustan të përgjakur. Askush nuk di asgjë për të, përveç udhërrëfyesit të turistëve që di gjithçka. Çe ke moj zonjë këtë libër Tronditës, mistik njerëzor dhe provokativ. A e di moj zonjë në çfar situate ndodhemi ne. Ja një shembull. Buali i Përmetit ka 23 vjet që nuk bën një dasmë. Malshovistët e Malëshovës së Përmetit po shkulin varret e stërgjyshërve dhe po i sjellin në varrezat Këlcyrës se po përsëritet fati. Në 1990 fshati Borockë u shua fare se pasi ikën gjysma e njerzve nëpër Evropë mbuluan gjarpërinjtë. Në 2023, në Sheperin e Andon Zako Çajupit kanë mbetur 12 pleq. Fshati në tre vjetët e fundit ka bërë vetëm tre dreka vdekje. Kjo është tabloja e tablos tënde finale në atë plazh të zi. Një libër që ja vlen të lexohet. Një libër që qëndron gjatë me ty. Një libër që trondit…