Fritz Radovani: Pse vetëm Shkodra?!
Pjesa e XXIX.
LUIGJ GURAKUQI
(1879 – 1925)
CILA ISHTE DETYRA E
SEKSIONIT KATOLIK
PRANë DEGëS Së MBRENDSHME Të
SHKODRES Në 1946,
I VETMI N’BOTë?
–ZHDUKJA E PERJETSHME E
THEMELEVE T’ HISTORISë Së SHQIPNISë Së VERIUT.
ATDHETARI LUIGJ GURAKUQI i KA SHKRUE ME GJAK FAQET E HISTORISë
Jemi në pragun e ngjarjeve historike të vitit 1923, per të cilat po punoheet me të gjitha mjetet nga fallsifikatorët e historisë me i fshij nga Historia!
Pa Emnin e të Madhit Shqiptar Luigj GURAKUQI nuk ka Histori Shqipnia!
Atdhetari i madh i Popullit Shqiptar Luigj Gurakuqi (1879 – 1925), asht vra tradhëtisht në Bari t’ Italisë, me 2 Mars 1925…
Në atë Monumentin e Pavarësisë sonë Kombëtare të vitit 1912, në Vlonë, monument bronxi i ngritun me rastin e 60-vjetorit në vitin 1972, në Sheshin e Flamurit, kush mund t’ishte ma pranë Ismail Qemalit se Luigj Gurakuqi, Don Nikoll Kaçorri, Mustafa Kruja etj…? Po, jo, nuk ban Luigj Gurakuqi katolik Shkodre, Kaçorri ipeshkëv edhe ky katolik, Mustafa Kruja “trathtar” nga Veriu! Fallsifikimet shkojnë deri aty sa paturpsisht thohet se dorasin, vrasësin Baltion Stamolla e paskan vra komunistët… Kaq “hakmarrës” me kenë “shokët” komunistë për vrasjen e shkodranit Gurakuqi, kur, vetë skilja sllave Ramiz Alia ka urdhnue heqjen e Luigj Gurakuqit nga boceti i Monumentit të Vlonës në vitin 1972, tue i thanë skulptorve: “Ju shikojen edhe vetë me shokët këte që po them, por Luigj Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në një vepër kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i klerit katolik!”
Ma shumë se të gjitha fletët që mujshe me mbushë unë me faktet e vrasjes së Luigj Gurakuqit, nga vetë Ahmet Zogu, ju flet një “copë” letër e vogël e dërgueme nga tradhtari Baltion Stambolla, me dy rreshta e tri adresa…
Të Ahmet Zogut, Ceno Beg Jakovës (Kryezut) dhe Çatin Saraçit, që i pabesi Baltion Stamolla i dërgon “miqve” të vet nga Italia, tue i kërkue shpëtimin me “mbrojtje, të holla, besën dhe ndihmë…”
Ja dhe fotokopjo e letres së vrasësit pabesë B. Stamolla…
Fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stamollës, e ruejtun nga Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun e Shtetit në Shkoder. (Foto 2009): “Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht…? “besa” ndihma!… Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë
Çatin Saraçi Hotel…”.
***
Kjo leter sot duhet me kenë në të gjithë librat e Historisë së Shqipnisë!
Po cili ka kenë qendrimi i Shqiptarve në Vlonë, tue fillue nga Ismail Qemali me 28 Nandor 1912, dhe a do të ngritej Flamuri pa Luigj Gurakuqin?
Qeveria e Tiranës dhe Akademia e Shkencave, vazhdojnë zbatimin e porosive të lanuna nga diktatorët komunistë, të cilët, po e sundojnë edhe per së vdekuni Popullin Shqiptar.
A e di rinia Shqiptare se cili ishte në mbledhjen e Vlonës me 28 Nandor 1912 qendrimi i Atdhetarit Luigj GURAKUQI, dhe cila kje kerkesa e Luigjit?
Po arsyen e fallsifikimit të fotos në balkonin ku u ngrit Flamuri i Shqipnisë në mbasdreken e 28 Nandorit 1912, ku Luigj Gurakuqi ishte me dorë në xhep dhe jo i mbajtun per parmakun e balkonit?
Kush i bani këto fallsifikime dhe PSE?
Vetem per një arsy:
PO MOS T’ISHTE NJI’KY BURRË,
KURR N’ SHQIPNI S’ U NGRIT FLAMUR!
Melbourne, 19 Nandor 2023.