MONUMENTET DHE LAPIDARËT, PJESË E KULTURËS SONË HISTORIKE
(Në kuadër për 79 vjetorit të çlirimit të Tiranës dhe të krejt vendit si dhe në kuadër të 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë sonë kombëtare nga plaku i bardhë i flamurit, Ismail Qemal bej Vlora).
Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI
Memorialët e lapidarët janë të vjetër sa dhe luftrat në botë, pasi që në kohët antike e deri në atë moderne të vrarët në beteja, përfshi edhe të rënët në beteja të shqiptarëve, varrimi dhe nderimi i tyre bëhej aty ku kishin rënë. Ka qenë dikur kanunore dhe për shqiptarët se të vrarët varrosesish direkt në fushëbetejë, dmth, “ku i zinte balta” (kjo për shqitarët ka qenë deri tek Lufta e Njëzetës, ku më vonë u grumbulluan edhe dëshmorët e Luftës së Vlorës në një varrezë dëshmorësh). Në vendrënien e dëshmorëve ngriheshin buste, memorialë, lapidarë, kryqe, formë flamuri, formë pushke, formë shpatash, kalaje, mburoje, simbole të flamujve të kombeve, pllakata të shkruara me ndjenjë e fjalë të goditura për frymëzim për brezat, me dimensione nga më të ndryshmet dhe më të larmishmet.Është për tu përmendur këtu që nga antikiteti pllakati i famshëm në të cilën shkruhej nga Spartanët e dikurshëm: “O i huaj, shko e thuaju spartanëve se këtu shtrihen ata të cilët vdiqën duke nderuar ligjet e tyre”. Kjujtesa historike e kombeve të botës shkon tek qytet shtetet e kohës antike kur në Gadishullin Ilirik në Termopile ose në “Portat e nxehta”, një vend me kalim të ngushtë bregdetar, ku emrin e ka marrë nga burimet e nxehta të squfurit, dhe se në mitologji, Portat e Nxehta janë një nga hyrjet e Hadës. Është epitafi i Simonidës për të rënët ku është gdhendur në gur në majë në termopile që përngjan me “patkua të Gjirit të Malit”, e njohur edhe si “patkoi i vdekjes”: është pjesa më e ngushtë nëjugun e Greqisë së sotme. Kjo0 përkujton Leonidha I Mbreti legjendar i Spartës, që vdiq ne betejen e termopilive qe u zhvillua ne muajin gusht te vitit 488 mes spartaneve dhe persianeve dhe është e lidhur me betejën e lashtë të Termopilëve, te vitit 488. Një pllakatë të mënyrës së vet të nderimit të të rënëve. Të gjithë shtetet kanë mënyrën e vet të nderimit dhe respektimit të të rënëve. Kështu edhe shqiptarët. Përjetësia e dëshmorëve të të gjitha epokave është një ndër veprat dhe krenaritë kombëtare më të spikatura.Dëshmorët janëtrashëgimia më e shkëlqyer e çdo kombi, kështu edhe për kombin shqiptar, që ju ka mbijetuar pushtimeve të shumta falë gjakut të dëshmorëve. Dëshmorët janë frymëzimi i të gjitha epokave, janë kujtesa e të gjithëbrezave se për këtë tokë, për truallin arbëror, për mbijetesë përballë pushtimesh ka qënë njëelitëe kastëluftëtarësh qëka rënë në fushëbeteja, dhe meriton nderim e respekt të përjetshëm pasi vepra e tyre ka qenë e përjetshme.Tirana kryeqyteti ynë 103 vjeçar ka tashmë simbolet, monumentet dhe bazat historike që kanë qenëobjekt nderimi dhe respektimi për gjysëm shekulli veçanërisht për ato të Luftës së Madhe Antishiste Nacionalçlirmtare ndërkohë që në tre dekadat e fundit një rol të padiskutueshëm kanë luajtur dy organizatat themelore që mbrojnë gjakun e të rënëve për liri, pavarësi dhe çlirim shoqëror sikurse është Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të LANÇ-it dhe dëshmorëve të tjerë të Atdheut, si dhe organizata e Veteranëve dhe pasardhësve të Veteranëve të LANÇ-it.
Monumentet në Tiranë tashmë janë të evidentuar, fotografuar e shkruar gjerësisht në libra kolektivë dhe individualë, Historikë të ndryshëm jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë kanë për referencë lapidarë, momorialë, monumente, shtatore trimash, pllakata, filma, libra, poezi, poema, që sjellin në kujtesën kombëtare simbolet e luftës për liri e çlirim.
Nuk është e rastit që vargjet e mijëra këngëve për dëshmorët tingëllojnë kaq bukur për monumentet dhe lapidarët e gjakut të dëshmorëve të derdhur në luftrat për liri e çlirim: “…Maja gërxhe dhe lugina, /mbushur plot me lapidarë,/atje prehet djalëria, /që jetojnë e janë të gjallë”. Të krijohet përshtypja se është bërë shumë për dëshmorët. Po është bërë në gjysëm shekulli, por jo aq sa kanë bërë kombet e shtetet e tjera të Europës dhe jo vetëm, për gjakun e derdhur, pasi kanë një det të tërë memorialesh, lapidaresh e shtatoresh, që ruajnë mbajnë e frymëzojnë brezat me kulturën e tyre të kujtesës historike për kombet e tyre. Memorialet për dëshmorët nuk janë zbukurime e stoli për sheshet e lulishtet e deri në rrugët e qyteteve e fshatrave. Ato janë tregues i luftrave, këtij arti shkatërrues të njerëzimit, janë gjak në themele të kombit, janë pjesa thelbësore e lirisë.
Vepra e tyre monumentale qëndron tek kujtesa dhe respekti për dëshmorët. Ka ardhur koha që bazuar në ligjin e ri të ligji nr. 109/2018, “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut” 109/2018-tës të rishikohen shkrimet e pllakatave dhe të korigjojnë atë që historia faktike është ndryshe. Po marr vetëm lapidarin e BrIIISulmuese të krijuar më 9 tetor 1943, që ka një pllakatë me shkrim të plotë, që përcakton datën e krijimit të brigadës, 700 ditë lufte, 3500 km rrugëtim luftarak, ndërsa për dëshmorët jep shifrën 255, kur në fakt jam marrë personalisht me përgatitjen e një dosje me 98 faqe për dëshmorin Musa Rexhep Hida nga Selba e Tiranës, qëështë shpallur dëshmor me Vendim nr.795 datë 15.08.2020, dhe emrin për fat të keq nuk e kanëemrin nëmemorial. Prandaj duhet që të gjallët të respektojnë të pavdekshmit dëshmor, dhe tja shënojnë emrin qoftë dhe tek numri i dëshmorëve pasi nuk ka 255, por 256 dëshmorë.
Kur flasim për memorialët në kërthizë të Tiranës natyrshëm është heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në planin e përgjithshëm memorialët e lapidarët për një qytet prej mbi njëmiljonë banorësh janë të pakta. Nuk mjaftojnë Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, Varrezat e Dëshmorëve në Pezë, Memoriali i Rilindasve, Memoriali i Debatik, Dy memorialet për të rënët e huaj në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, lapidari i Qemal Stafës në rrugën “5 Maji”, lapidari i katër dëshmorëve, Monumenti “Nënë Shqipëri”, Mozaiku “Shqipëria” tek Muzeu Historik Kombëtar, Partizani i panjohur, Memoriali i Holokaustit në Tiranë, busti i Qemal Stafës, Misto Mames (i transferuar në shkollën me të njejtën emër), Mine Peza, Ali Demi, busti i Avni Rustemit, Çajupit, Uillsonit, lapidari memorial tek kthesa e Pezës, Pllakata kushtuar atentatorit Heroi i Popullit Vasil Laçi në rrugën e Durrësit, që më 18 maj 1941, qëlloi kundër mbretit të Italisë; buste tëdisa heronjve si Ismail Qemali (në fakt duhet të jetëdhe dëshmor), Ded Gjon Luli e Hasan Prishtina, Komandanti legjendar i Dardanisë kreshnike Adem Jashari si dhe disa buste e pllakata. Vitin e kaluar është ngritur një memorial i ri në Sauk tek Akademia e Sigurisë kushtuar 218 policëve të rënë në krye të detyrës, për ata që jetën e njerëzve e mbrojnë me jetën e vet. Këtu është për të mbajtur në vëmëndje bustet dhe memorialet e shtatoret për vajzat e gratë shqiptare kaq të munguara në Tiranë dhe jo vetëm. NdërsaMemoriali“4 shkurti”është në projekt shumë të bukur të Bashkisë së Tiranës në pritje për t’u vendosurnë Tiranë, qënderon e respekton gjakun e masakrës fashiste në Tiranë.
Dikur në vitet ”70-të nga të dhënat arkivore e dokumentare të publikuara gjejmë se vendi ka pasur “..rreth 500 lapidarë, 320 pllaka përkujtimore, 140 buste, 27 monumente e përmendore” dhe këto në të gjithë vendin. Në fakt më vonë këto u shtuan në mbi 600 lapidarë dhe në mbi 600 pllakata të formave të ndryshme, por duhet përmendur edhe në mbi 2900 emërtime instituciones e rrugësh, apo sheshesh me emra dëshmorësh, të kësaj pjese vitale të kombit shqiptar
Numri i simboleve, dhe jo vetëm lidhej me vlerësimin që bëhej nga ish-Komitetet Ekzekutive të rretheve, por që kanë qenë të lidhura me numurin e ngjarjeve dhe të rënëve që janë vlerësuar për t’u përkujtuar. Dikur rrethe si Tirana, Gjirokastra, Berati e Dibra të marrë së bashku kanë patur 30% e numurit të lapidarëve të vendosur në gjithë rrethet e tjera. Rrethi i Dibrës ka pasar aq lapidarë sa kishteTirana e Korça së bashku. Vetëm Berati ka pasar trefishin e lapidarëve të Kukësit e Pukës. Kjo edhe për pllakat përkujtimore. Tirana, me 103 pllaka përkujtimore, para tre dekadash ka pasar më shumë se dhjetë rrethe së bashku. Ndërsa Tirana, Korça e Gjirokastra të marra së bashku kanë pasar më shumë pllaka përkujtimore se 23 rrethe të tjera, që kanë qenë raporte jo të drejta përfshi këtu edhe ngritjen e busteve krahasimisht me lapidarët e memorialët.
Vlen të ndalemi pak më gjatë tek varrezat e dëshmorëve të Kombit, qëësjhtë kryeqendra e memorialeve dhe kujtesës së kombit për dëshmorët. Në qendër të kompleksit të “Varrezave të Dëshmorëve të Kombit” është vendosur monumenti “Nëna Shqipëri”, 12 metër i lartë. Statuja prej betoni është përuruar në “Varrezat Dëshmorët e Kombit” më 1971, vendosur mbi një piedestal 3 metra të lartë, veshur me pllaka mermeri, ku është shkruar “Lavdi e Përjetshme Dëshmorëve të Atdheut”. Monumenti ka për autorë skulptorët Kristaq Rama, Muntaz Dhrami e Shaban Hadëri. Në kompleksin monumental të “Varrezave e Dëshmorëve të Kombit” ndodheshin gjithsej 839 varre të vendosur në: tetë blloqe me nga 96 varre ose 768 varre, ndodhen në pjesën lindore të kompleksit, në bllokun e 5-të janë 104 varre për dëshmorët e rënë jashtë territorit të Shqipërisë, në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi. Ndërsa në një bllok me 46 varre ku 24 varre janë oficerë aviatorë të rënë në detyrë në vitet 1962-1993, 20 varre të policëve e ushtarakëve të vrarë në krye të detyrës mbas viteve 1990, një varr i dëshmorit Skerdilajd Llagami të rënë në luftën e Kosovës në vitin 1999, një varr të dëshmorit Feti Vogli të rënë në Afganistan. Ky bllok ndodhet në pjesën e fundit në lindje të kompleksit monumental.Pranë Monumentit “Nëna Shqipëri” ndodhet në të djathtë varri i dëshmorit dhe Heroit të Popullit Qemal Stafës, varri Heroit të Demokracisë Azem Hajdarit, në të majtë ndodhet varri Heroit të Popullit Vasil Shanto dhe varri i 22 viktimave të vrarë me pushkatim për ngjarjen e Ambasadës së ish Bashkimit Sovjetik. Në varrezat e dëshmorëve janë edhe 30 varre të Heronjëve të Popullit. Me rivarrimet e dëshmorëve të luftës dhe të kohës së demikracisë në të gjitha periudhat, përfshi këtu edhe Dëshmorin e Atdheut Dushan Shameti, ish Komandant batalioni në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerave që ra bashkë me 11 dëshmorë të tjerë më 6 shkurt 1981 (por i varrorur me ceremoni zyrtare më 15.11.2023) janë gjithësej 843 varre, nga të cilët janë 770 varre të dëshmorëve të LANÇ-it; 57 varre të policëve dhe të ushtarakëve të rënë në krye të detyrës, si dhe 22 varre të viktimave të vrarë me pushkatim për ngjarjen e Ambasadës së ish Bashkimit Sovjetik. Dita e Nderimit të Dëshmorëve të Kombit është caktuar 5 Maji, datë në të cilën ka rënë komunisti Qemal Stafa. Varrezat e Dëshmorëve janë të përfshira në Protokollin e Shtetit si vend ku kryhen nderime dhe organizohen ceremonitë zyrtare.
Për të rënët në Shqipëri ka pasur debate të ndryshme veçanërisht në tre dekadat e fundit, por realiteti është se dëshmorët nuk janë numra por gjak i derdhur për Shqipërinë, sikurse janë edhe dëshmorët e LANÇ-it bazuar në të dhënat që ofrojnë arkivat shqiptare, por edhe të huaja. Dëshmorë të shpallur nga ish 36 komitetet ekzekutive të Këshillave Popullore si dhe Komisioni qendror i Ministrisë së Mbrojtjes sipas dokumenteve juridikë janë 9470 dëshmorë; shtetas antifashistë shqiptarë të pushkatuar nga nazifashistët e bashkëpunëtorët janë 6436, që bazë të ligjit janë dëshmorë; të asgjësuar në 23 kampet gjermane (pra, pa varre) për të cilët shteti gjerman ka paguar dëmshpërblim janë 11.200 dëshmorë; të asgjësuar në kampet në Greqi (pa varre) janë 50 të pushkatuar; të asgjësuar në kampet në Itali (pa varre) janë 70 dëshmorë; të asgjësuar në kampin e Mathauzenit (pa varre) janë 351 dëshmorë; t6ë asgjësuar në kampin e Aushvicit në Poloni (pa varre) janë 32 dëshmorë; të asgjësuar në kampin e Prishtinës (pa varre) janë 168 dëshmorë; tëasgjësuar në kampin e Zemunit në Jugosllavi (pa varre) janë 162 dëshmorë; të asgjësuar në kampin e Bitolës në Maqedoni (pa varre) janë 144 dëshmorë; të asgjësuar në kampin e Strugës në Maqedoni (pa varre) janë 27 dëshmorë; kështu të rënëdirekt në front lufte dhe të vdekurve në kampet e shfarosjes të nazizmit janë28.110 dëshmorë, pa përfshirë këtu edhe ata partizanë shqiptarë që kanë vdekur nga plagët menjëherë pas lufte deri më datën 9.5.1947. Kjo bazohet në ligjin e ri për dëshmorët, në Kreun II, kriteret për shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor i Atdheut”; Neni 5 – Kriteret për shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor i atdheut”; pika “ë)”, që thotë: “Shtetasit shqiptarë, pjesëmarrës në formacione të rregullta të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të cilët kanë humbur jetën brenda datës 9 maj 1947 për shkak të sëmundjeve dhe plagëve të marra ose fatkeqësive të ndryshme, duke qenë në krye të detyrës luftarake”. Është koha për reflektim dhe për të nderuar dëshmorët e atdheut, për të nderuar njëri tjetrin, për të nderuar Shqipërinë.
Shqipëria ka 68 memoriale në 28748 kilometra katrorë në gjithë vendin nga 5 heronjtë e Vigut në Shkodër e deri nëKonispol, që për një vend me shumë histori janë shumë pak, krahasuar me gjakun e të rënëve që të paktën vetëm në dy shekujt e fundit janë mbi gjashtëdhjetëmijë të rënë në beteja për liri, pavarësi dhe identitet kombëtar. Pra ka plotë elementë që duhen korigjuar me mënyrat, format dhe rrugët e në radhë të parë me dokumentacion serioz dhe të besueshëm, dokumentacion që po të shkosh tek Arkivi i Shtetit jo gjithmonë është mundësia për ti gjetur. Muaji i nëntorit është muaji i shqiptarëve, i festave dhe fundviti po afron, po afron edhe viti i 80 vjetorit të ngjarjeve të mëdha, përvjetorit që sjell në vëmëndje atë që shqiptarët u çliruan vetë pa ndihmën e çizmes së ushtarëve të huaj. Në këtë kuadër vlen që edhe kryeqyteti ynë Tirana të ketë një memorial dinjitoz të çlirimit në pushtuesit nazifashistë dhe që besohet se do të mundësohet. Nga ana tjetër në lidhje me shkrimet në monumente, lapidare, pllakata përkujtimore etj, ato munhd e duhet të unifikohen, sa të jetë e mundur, të ruhet origjinaliteti, të mbështeten me dokumente dhe vendime që mund të gjenden tek Arkivi Qendror i Shtetit dhe për gjithë vendin në pesë arkivat rajonalë për të mbledhur kopje të origjinaleve të vendimeve tëish-Komiteteve Ekzekutive të 36 rretheve, si dhe atje ku kemi të bëjmë me vepra arti edhe në Drejtorinë e Kulturës, Arteve e trashëgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës dhe në bashkitë përkatëse dhe kjo ka vlerën në radhë të parë për këto që gjenden nën juridiksionin e Bashkisë më të madhe të vendit qëështë bashkia e Tiranës. Nderimi për të rënët ka qenë, është dhe do të ngelet nderim për të rënët e kombit shqiptar, është vlerësim e nderim për identitetin shqiptar dhe vetë kulturën tonë historike.
-&-