Rreth gjuhës së përdorur në romanin “Liria” të Eqerem Canaj
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Gjuha e përdorur në romanin “Liria’ të Eqerem Canaj ka befasi të saj, një fjalë që thotë një mendim të tërë, por dhe që nënkupton një mendim edhe më të madh.
Liria, për shembull, po ta shtjellosh, gjatë është dhe liri individi, liri familjare, por dhe liri politike dhe shoqërore, liri demokratike e drejta e fjalës, e shtypit, e mbledhjes, e grumbullimit dhe e manifestimit publik. Liri e plotë apo e kufizuar. Liri e fjalës, lufta për liri e pavarësi, e fituam dhe e mbrojmë lirinë, vdekje fashizmit – liri popullit, s’durohet jeta pa liri, ajo i ka rrënjët në gjak, liria nuk dhurohet, por fitohet, liria nuk mbrohet me fjalë e me urata, por me harqe e me shpata, etj., ka mjaft kuptime dhe të futesh më thellë në fjalën liri ndeshesh me Eqerem Canaj…
Liria është pjesë e pashmangshme e jetës dhe Pari me shokë këtë kërkon gjatë gjithë kohës, kudo dhe askund. Dikush, të cilit menduam se mund t’i besojmë liri, ai zhgënjeu, doli të ishte më pak i sinqertë nga sa prisnim, merr një formë narrative që e lë lexuesin në oazin e gjithësisë…
Sido që të jetë, liria që njerëzit kërkojnë, e që mund të ndjejnë gjithçka, deri në sakaj është gjithmonë e pranishme, përveçse në rast lufte shprehet diku autori. Kjo nuk do të thotë se liria është e vetmja mënyrë për të përballuar peshën e rëndë të jetës, për të cilën nga Pari tek Sheri, Qameti e Bunjaku kërkojnë në jetë sipas mënyrës së tyre. Një pjesë tjetër e rëndësishme e jetës është të mësosh se si ta trajtosh më mirë këtë liri dhe kjo të mëson një mësim, të rregullosh pritshmëritë ose të vendosësh të mos i kushtosh shumë rëndësi diçkaje, si liria, por kujdo kryetrimi e pinjolli fisnik për rekrutimin e djemëve në moshë.
Një mënyrë e dobishme për të përballuar këtë liri është mbështetja në mençurinë e të tjerëve, duke qenë atje më parë dhe që kanë ngulmuar për më shumë, ku shkon kështu o i marrë. Koha dhe perspektiva mund të na ndihmojnë të shohim një liri, në një dritë të ndryshme, më të butë dhe të kujtojmë:
“Kah viteve shtatëdhjetë, kur unë (Eqerem Canaj) bëja peligimin e romanit të parë “Njeriu me nofulla të hekurta”, ju marrisht (Dritero Agolli) premtuat se do të ktheheshit, sërisht, në fshatin tim e do të sajdisnim romanin madhor “Liria’… se do të pinim gjithë ditën e do të shkruanim gjithë natë apo, si ta sillte rasti…”.
Ne vetëm duhet të kujtojmë se duhet të pranojmë lirinë e fundme, por kurrë të mos e humbim shpresën pafund, sepse ndonjëherë gjërat e mira nuk ecin… Falmë baba, ishte një budallallëk imi, por e bëra… Pari ishte fjalësheqer e i respektuar me këdo, madje dëftonte se qe i zhvilluar me nendje, si thoshin ‘të jep ujë në shosh’. Nuk jemi kurrë të vjetër për të vendosur një mision tjetër ose për të ëndërruar një liri të re, sepse luftënxitësit kanë ‘unin’ e zhvilluar tej mase, por njëkohësisht, luftërat i bashkonin njërzit. Dobësia më e madhe tek të gjithë qëndron në heqjen dorë nga liria, por që nuk e lejonte Rrapi i Kuvendeve, apo në vatërn e kuvendeve tek Përroi i Kaltër.
Mënyra më e mirë për të pasur liri është gjithmonë të provosh dhe ta kërkosh lirinë, pasi qëndrimi i bashkëmoshatarëve, Sheri, Qamet dhe Bonjaku, të cilët e quanin Parin njeriun më të arrirë, sepse perëndia ishte aty në mesin e tyre, duke mbajtur armët nën gunë dhe gjerdanët e fishekëve duke u zbukuruar mesin.
Liria sido që të jetë, pavarësisht nëse është e vogël apo dhe një përpjekje e madhe, është sinjali se gjërat janë në rrugëtim në jetën tonë. Baba, unë do të dal firar, foli Pari. Unë kërkoj fjalën e lirë dhe po shkoj në çetën e kaçakëve, të hajdutëve, të bilbilave, të firarëve, të patriotëve, duke gjetur së paku lirinë e munguar. Liria për një shpirt fisnik është si shpatë e ftohtë që gjithmonë të kujton, por nuk të shkatërron kurrë, sepse luanët e malit dinë të kuvendojnë me ‘Guxhin’ kapedan, që ishin burra mali dhe e hanin dimrin me dhëmbë. Madhësia e suksesit në liri, nuk matej me mundësinë për të shkuar në një shkollë ushtarke që Qameti e ëndërronte, por matej me forcën e ecjes përpara, me madhësinë e besimit dhe të mënyrës se si e trajtoni lirinë gjatë rrugës.
Gjyshja mbuluar me çitjane, e sajdiste Parin te koka, nëna e ledhatonte me frymën e ngrohtë mbi gjakun e plagëve, ndërsa biri mendimhollë jetonte me Shpellën e Qyqeve, duke i thënë kapedanit të maleve të pranonte miq, pasi e kishte parë atë duke udhëhequr koshallën nëpër shtigjet e fshatit, duke mësy egër, më burrat fytyrëshkëmb, leshragjatë e syshqiponjë. Të gjithë këta të mbledhur në guva shtrigash, kanë hedhur pasqafe të kaluarën e tyre…për një qëllim madhor, ku Përëndia t’ua bëj për mbarë…
Ne të gjithë vuajmë një nga dy gjëra për lirinë: lirinë e dhënë dhe lirinë e zhgënjimit, pasi deti i qetë nuk e bëri kurrë një marinar të aftë, na mëson një shprehje.
Liria nuk ka as turp e as humbje, por është e mirë sa suksesi, ajo i jep mendjes më shumë imazhe dhe gjuhës më shumë fjalë apo tema. Liria është në të vërtetë një term për të parë anën e mirë.
Këto e të tjera me shumicë shprehje e mendime gjenden në romanin “Liria” të shkrimtarit lab të kohës së re Eqerem Canaj. Të falënderoj i nderuar për këtë prurje të re, por njëkohësisht, edhe për gjuhën e përdorur, mendimin e thellë, tog fjalët që tashmë në këtë qytetërim shqiptar, i kemi harruar dhe duke i lexuar kërkojmë dhe kuptimin e tyre.
Respekte dhe mirënjohje për kryeredaktoren Sonila Kapo, redaktoren Besa Vila dhe korrektoren letrare Edona Marku, se do të kenë vuajtur shumë në përkthimin e togëfjalëshin dhe në gjuhën labe.
Shpreh konsiderata për botuesen Irena Toçi që gjtihmonë gjendet e pranishme dhe jep guxim për botimin e veprave të tilla që kanë të bëjnë me analiza të thella dhe botë të madhe…
Urime i nderuar Eqerem dhe në vitin 2024 presim një temë nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare…
Njohje me autorin
Eqerem H. Canaj ka lindur në shkurt të vitit 1944, në fshatin Mesaplik, Vlorë. Mësimet e para i mori në vendlindje, shtatëvjeçaren e kreu në Vlorë (Skelë). Ka mbaruar shkollën pedagogjike dyvjeçare në Tiranë, shkollën pedagogjike “Pandeli Sotiri”, Gjirokastër, si edhe studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega “Gjuhë-Letërsi”, Tiranë 1975.
Ka shërbyer në arsim për 46 vjet; drejtor shkolle në fshatin Mesaplik dhe mësues në qytetin e Vlorës. Duke u marrë me krijimtari letrare që prej vitit 1978 është anëtarësuar në LSHA të Shqipërisë. Përfaqësues të artit dhe kritikës e kanë cilësuar profilin letrar të Eqerem Canajt: “Një zë në jug, përfaqësues i letërsisë moderne”.
Veprimtaria letrare e autarit: 1996 “Qiej të çarë” (poezi); 2001 “Njeriu me nofulla të hekurta” (roman); 2002 “Kënga e thyer” (roman); 2003 “Ethet e gjakut” (roman); 2003 “Romani i një njeriu” (dedikat)’ 2004 “Belita” (novela); 2005 “Romani i një ortaku” (dedikat); 2005 “Legjenda e Marsidës” (tregime, novela); 2006 “Tregime të zgjedhura të autorëve vlonjatë” (antalagji b.a); 2006 “Lotët e kujtesës” (poezi. Haiku); 2006 “Disku i artë’ (roman); 2007 “Emigranti K.” (dedikat); 2007 “Kur zëmërohen yjet” (trilogji), “Qyteti i Rugjinës”, “Kështjella mbi ujanë”, “Zonja mëmë”; 2008 Çobajt e Karabashit” (memorialistikë b.a); 2008 “Mëno Gjoleka” (mëmorialistikë b.a); 2008: “Akroksraun”’ (poezi, Haiku); 2008: “Trandafil dhe yje” (antologji); 2009, “Mendime estetike mbi letersinë bashkëkohore”” (kritika I); 2010, Shega e ujanës” (poezi, Hakiu); 2012, “Metastazë në blu” (roman); 2012, “Amaneti” (dedikat); 2013, “Gjethi i kuq” (poezi shqipe); 2013, “Krisnata” (tregime dhe novela); 2013, “Rebeli” (roman); 2015, “Çatia e gjarpërinjve” (roman); 2016, “Koha dhe letërsia” (kritika 2); 2017: “Zëri i vetëdijes” (roman); 2017, “Cane Miftar Smokthina” (monografi b.a); 2018, “Princesha Rugjinë” (roman); 2019, “Apoteoza” (Poezia shqiptare bashkëkohore); 2020, “Vlora art, shekulli XXI” (kritika 3); 2020, “Misteri” (roman); 2021, “Ravgime” (kritika 4); 2021, “Liri me litar në gryk” (Poezia shqiptare bashkëkohore); 2021, “Bisha e thinjur” (roman); 2022, “Sfida” (kritika 5); 2022, “Zambaku i kaltër” (poezi); 2022, “Ombrella e thyer” (tregime, novela); 2023, “Flauti i penës” (poezia shqipe bashkëkohore); 2023, “Liria” (roman).