Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarja Mira Murati, drejtore e programit OpenAI

“The New York Times” për Mira Muratin: E lindur në Shqipëri dhe e shkolluar në Kanada…
E lindur në Shqipëri dhe e shkolluar në Kanada, Murati është një inxhinierja e cila ndërtoi një makinë hibride garash si studente universitare në Kolegjin Dartmouth. Ajo iu bashkua OpenAI në 2018 pas qëndrimeve në Tesla, ku luajti një rol kyç në zhvillimin e makinës Model X dhe Leap Motion, një start-up që zhvilloi një sistem kompjuterik për të gjurmuar lëvizjet e duarve dhe gishtave. Murati tha se puna e saj në Tesla e ekspozoi atë ndaj AI dhe e frymëzoi të kërkonte një punë në atë fushë.
“Çfarë mund të ketë tjetër më frymëzuese sesa ngritja dhe rritja e inteligjencës kolektive të njerëzimit”, kishte thënë atëbotë ajo.
Fillimisht ajo ishte anëtare e ekipit drejtues dhe kishte për detyrë të ekzekutonte vendimet e bordit në të gjithë kompaninë.
Më vonë ajo mori përgjegjësinë për shpërndarjen e gjeneratorit të imazhit, DALL-E dhe gjeneratorit të tekstit ChatGPT, i cili tërhoqi miliona përdorues pas prezantimit vitin e kaluar.
Please follow and like us: