Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Kryqi

Cili tekst i vetëm në anglisht i ka dhënë fjalorit të Oxfordit më shumë fjalë të reja? Me fjalë ‘të reja’ nënkuptohen fjalë që ishin të panjohura përpara se të shfaqeshin në një tekst të veçantë.
Ndoshta një nga dramat e Shekspirit? Parajsa e Humbur e Miltonit? Përrallat e Canterburyt të Chaucer?
Përgjigja nuk është asnjëra nga këto. Në vend të kësaj, është një poemë pak a shumë e panjohur jashtë qarqeve mesjetare dhe leksikografike e quajtur Cursor Mundi.
Kjo poezi, titulli latin i së cilës do të thotë “rendësi i botës”, u shkrua nga një poet i panjohur rreth vitit 1300, gati gjysmë shekulli para se të lindte Chaucer. Në 30 mijë vargje, poema ritregon të gjithë historinë biblike. Dhe një rëndësi e veçantë i jepet historisë së Kryqit gjatë gjithë veprës.
Kjo mund të jetë për shkak se Shën Helena, nëna e Konstandinit, njihej se ishte me origjinë britanike dhe jashtëzakonisht e popullarizuar në Angli. Thuhet se ajo kishte zbuluar kryqin në të cilin ishte kryqëzuar Krishti.
Helena ishte e martuar me perandorin romak Constandin Chlorís (ilir), i cili u nda nga ajo për arsye politike. Kur djali i tyre Konstandini I i Madh u bë perandor në vitin 306, ai e bëri nënën e tij perandoreshë dhe nën ndikimin e tij ajo më vonë u bë e krishterë.
Helena ishte e përkushtuar ndaj nipit të saj, Krispus Cezarit, të cilin Konstandini e bëri sundimtar të Galisë. Por një grindje misterioze në familjen perandorake arriti kulmin me ekzekutimin e Krispit dhe Faustës, gruas së dytë të Konstandinit. Më pas, historia u bë aktuale se Fausta e kishte akuzuar Krispin se po përpiqej ta joshte – prandaj Krispi u ekzekutua në vitin 326. Fausta, nga ana tjetër, u denoncua nga Helena e pikëlluar dhe u ekzekutua pak më vonë. Historiciteti i këtij shpjegimi mbetet i diskutueshëm. Menjëherë pas tragjedisë së dyfishtë, Helena bëri një pelegrinazh në Tokën e Shenjtë. Ajo ndikoi që kishat të ndërtoheshin në vendet me reputacion të Lindjes së Krishtit (në Betlehem) dhe atë të Ngjitjes (afër Jerusalemit).
Para vitit 337 në Jerusalem pretendohej se kryqi i Krishtit ishte gjetur gjatë ndërtimit të kishës së Konstandinit në Golgotë, nën një tempull të Venusit që ishte shkatërruar në atë vend. Më vonë Helena u vlerësua me zbulimin, kisha e shpalli shenjtore, dhe historia e gjetjes së kryqit u përhap në të gjithë botën e krishtere. Një ishulli në Atlantik – i dyti pas Bermudës nën administrimin britanik – iu dha emri Saint Helena, ku Napoleoni vdiq i internuar më 1821.

Please follow and like us: