Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Çdo frymë e re sjell edhe një puhi të bekuar

“Çdo frymëmarrje në jetë e kemi të numëruar. Andaj sa frymojmë le të gëzojmë“, Dr. Vlora Obertinca.

Ne duhet të jemi të lumtur që frymojmë dhe jetojmë dhe në asnjë moment të mos lejojmë të rrëmbehemi nga mendimet dhe ndjenjat negative, sepse ato janë aq të shpejta, sa që mund të na nxjerrin nga ekuilibri i jetës së lumtur. Andaj, mos i lejoni as kritikat, as mendimet negative të njerëzve të tjerë t’iu marrin frymën sepse këtë frymë nuk na e ka dhënë njeriu, por ai që na ka krijuar dhe na jep frymë 24 orë gjatë gjithë jetës. Fakt të cilin ne e marrim si të qenë por, që në realitet jemi të bekuar sepse këtë frymë e kemi të dhuruar edhe kur ne flejmë.

Të dashurit e mi, kujdesuni sa të mundeni për çdo frymë tuajën sepse kur ju lëshon fryma juaj, fryma e askujt nuk iu mban më gjallë. Frymoni dhe gëzojuni çdo dite në jetë, çdo imtësie që sjell ajo me bekimet e saj. Kjo sepse çdo frymë e re sjell edhe një puhi të bekuar me vete.

Fragment nga libri “Vera e shpirtit” të Vlora Obertincës.

Please follow and like us: