Albspirit

Media/News/Publishing

Eva Vatoci: Errësirë e ëmbël…

 

Kur sytë e t’u janë të lodhur

edhe bota është e lodhur.

 

Kur shikimi yt ka ikur

asnjë pjesë e botës nuk të gjen.

 

Koha për të shkuar në errësirë

ku nata ka sy

të njohë vetëm të sajat.

 

Aty mund të jesh e sigurt

ti nuk mund të jesh përtej dashurisë.

 

Errësira do të jetë barku yt

sonte.

 

Nata do të falë një horizont

më larg se sa mund të shohësh.

 

Duhet të dish diçka.

Bota u krijua për të qenë e lirë.

 

Hiq dorë nga gjithë botët e tjera

përveç asaj të cilës i përket.

Ndonjëherë kërkon errësirën e ëmbël

Si kufizim të vetmisë tënde

për të mësuar rreth

çdo gjëje apo kujtdoje

që nuk të mban gjallë.

 

Por kjo,

është kaq e vogël për ty!

Please follow and like us: