Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Notim

Transnate – për të notuar – fjala latine për ‘not’, natare, shfaqet në fjalor në një grusht fjalësh të përshtatshme ujore, pêrfshi
* natyrë. Akti i notit, ndërkohë, quhet natation, ndërsa uji që nuk mund të kalohet me not është i panotueshëm. Dhe kur banon diku midis këtyre të dyjave është fjala transnate, një fjalë e shekullit të XVII që do të thotë “të kalosh me not”.
Më 3 maj 1810  anglezi Lord Bajron përfundoi notin e tij të famshëm përtej Dardaneleve, shtrirje 4 milje e ujit që ndan anën evropiane të Turqisë nga ana aziatike, Anadollin. Ai kishte vendosur të provonte kalimin duke imituar Leander, personazhin legjendar nga miti grek që supozohet se notonte Hellespontin çdo natë për t’u takuar me të dashurën e tij. Bajroni ishte njëzet e dy vjeç në atë kohë dhe nuk ishte ende i famshëm për poezinë e tij dhe as, për këtë çëshje, por më vonë përjetësoi përvojën në një poezi, shkruar pas kalimit me not nga Sestos në Abydos:
“I mjerë modern i degjeneruar,
Në muajin e gëzueshëm të majit,
Me gjymtyrët që shtrihen të zbehta
Mendoj se sot kam bërë një vepër”.

Please follow and like us: