Devollinjtë, krenari kombëtare dhe me vlera për historinë
Prof. Asoc. Dr. Bernard ZOTAJ
Me përfundimin e leximit të librit studimor “Devollinjtë – vendbanimet dhe demografia e tyre” të përgatitur nga Hysen Koçillari, arrijmë në të shprehemin se ka bërë një punë të lavdërueshme si rezultat i hulumtimit të materialeve të shumta historike dhe të përqëndruar në zonën e Devollit dhe fshatrat e tij. Nëpërmjet këtij libri të përgatitur me shumë kujdes dhe të arrirë, për synimet dhe qëllimin e njohjes së origjinës së vendlindjes, autori ka patur mundësi të këshillohet edhe me një literaturë të gjerë gjatë gjithë kohës të përgatitjes së tij.
Punimi shqyrton larminë e marrëdhënieve shoqërore e politike në këtë trevë për disa shekuj, ku preken me detaje gjeografia e arkeologjia, burime të shumta për zhvillimet historike, të gjuhësisë, të leksikut e toponimisë, të gjetjeve arkeologjike, përfundime të shumta, shënime të kronikanëve, studime të personaliteteve në fusha të ndryshme të shoqërisë, etj.
Shkrimet dhe botimet e mjaft librave me përmbajtje historike janë me vlera lokale, por dhe kombëtare e më gjerë. Atdheu si shoqëri historiko-natyrore ka origjinë dhe zanafillë, ka gjuhë, ka histori, doke e zakone, kulture e tradita, vetëdije kombëtare të formuar në shekuj. Ndaj në librat e kolanës të studiuesit Hysen Koçillari “Të njohim Devollin” synohet të argumentohet se ku janë rrënjët e Devollit, origjina e devollijve, zhvillimet historike e kulturore të cilat janë të lidhura ngushtë me zhvillimet e popullit shqiptar në shekuj.
Shkrimet për krahinën dhe vendlindjen janë krenari kombëtare dhe me vlera të mëdha për historinë, janë të pazëvendësueshme, pasi ato japin një ide të qartë për rrjedhën e devollijve si pasardhës të Dasaretëve e të Eordëve. Këto janë të vërteta historike, të argumentuara nga mjaft zbulime dhe shkrime të shkencëtarëve dhe personaliteteve të botës shqiptare. Nga ana tjetër kanë qenë vet banorët e krahinës së Devollit që i kanë përjetuar, që kanë qenë gjithmonë aktivë e bashkëveprues në zhvillimet historike me rëndësi kombëtare, por dhe vetë devollinjtë si pjesë e trojeve të kombit shqiptar.
Shënimet historike të udhëtarëve të huaj për Devollin, realiteti historiko-politik i këtij rajoni nën pushtetin bizantin dhe të një administrate tradicionale vendase, transforimimi politik e kulturor përgjatë sundimit Osman; hulumtimi i rolit të krishtërimit dhe të islamit në jetën fetare të banorëve, por edhe si formësue të qytetërimit dhe identitetit të përbashkët kulturor e kombëtar; sfidat institucionale dhe fetare përgjatë krijimit të principatës të Gjon Muzakës, mësojmë se fshatrat e Devollit të Madh, sipas Muzakës, janë dhe sot brenda vijës imagjinare kufitare nga Mali i Thatë në veri; nga Mali i Moravës në lindje; Qafa e Qarrit në jug e vargu i fshatrave të Rrëzës së Korçës në perëndim.
Vepra “Devollinjtë – vendbanimet dhe demografia e tyre” është një vlerë e shtuar në bibliotekën e lexuesit kritik të historisë dhe të raporteve politike ndër shekuj, por edhe një dëshmi ndryshe në raport me historinë e Devollit mbi çështjet që trajtohen gjërësisht në libër. Libri do t’u shërbejë sot dhe nesër brezave për të njohur mirë dhe dukshëm të parët e tyre, punë dhe përpjkjet e bëra, emrin e mirë të lënë në histori, duke e patur si udhërrëfyes për ta zhvilluar dhe çuar më përpara krahinën me emrin e Madh, Devoll.
Autori librin e ka ndarë në disa pjesë, për të dhënë në detaje rrugëtimin e problemit që shtjellon dhe jep herë pas here ndalet gjerësisht dhe në detaje, apo dhe thënie nga studiues të ndryshëm për origjinën e pellazgëve. Në pjesën e dytë shpjegohen terma parailirë, ilitë, albanë dhe shqiptarë. Këtë autori e shpjegon se të gjithë autorët e lashtë, ndër të cilët Homeri, Hesiodi, Hekate i Miletit, Akusialos, Hellanikos, Herodoti, Tukididi ose Eofori, na bëjnë të ditur shkurtimisht, por mjaftueshëm, se përpara mbrritjes së grekëve, vendi që do të bëhej Greqi ka qenë i banuar nga pellazgët. Autori sjell shembuj të shumtë gjatë gjtihë historisë për këtë analizë, të cilën e përfundon me thënien e L. Taloci që “nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që të mund ta ndjekë historinë e fisit të vet, ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve më të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”.
Në pjesën e tretë autori përshkruan legjenda dhe tregime mitologjike për ilirët dhe desartët, ndërsa në pjesën e katërt jep të dhëna për maqedonasit dhe Maqedoninë antike. Në këto dy pjesë autori sjell fakte dhe argumenton mbi bazën e analizave të mjaft studiuesëve të cilët kanë shkrura për në shekuj për origjinën dhe prejardhjen e ilirëve.
Autori një vëmendje të veçantë i ka kushtuar dhe zonës prehistorike në Shqipëri, sidomos qeramikës së Devollit, pikës shkëmbore në Spilje, vendbanimeve të hreshme, ndërtimet dhe fortifikimet, si dhe toponimeve me origjinë pagane, të cilat trajtohen gjerësisht në pjesën e pestë të librit.
Vëmendje të veçantë dhe të shpjeguar me argumenta sjell në pjesën e gjashtë, ku ju është përkushtuar gjuhëve indoeuropiane, ku shqipja si gjuhë është bijë e kësaj familje, më tej merret me toponimet, si një pasuri lokale dhe kombëtare, për të analizuar dhe toponimet sllave dhe emërtimet në vendet gjeografike.
Ndërsa në pjesën e shtatë, autori tashmë i konsoliduar në studimin e tij, i bën një analizë njohjes së shqipes, e cila ndihmon në shpjegimin e disa fjalëve, deri tani ende të pazbërthyeshme. Vëmendje i ka kushtuar origjinës së hershme të disa emrave në Desarti. Më tej jep për Arëza, entonim me orgjinë indoeurapiane, për desartët, një fis me origjinë tëhershme etj. autori si një njohës i mirë i krahinës së Devollit ka analizuar rrugëtimin gjuhësor dhe ndërtimin e formës Devoll, hipoteza për vendndodhjen e qytetit me këtë emër. Më tej merret me peloni, një emër qyteti me origjinë të lashtë, për të vijuar me Trajani, edhe ky emër me origjinë nga antikiteti i hershëm, për ta mbyllur këtë pjesë me liqenin e Prespës së Vogël.
Në pjesën e tetë autori sjell në vëmendje vendbanimet e hershme të studiuara, por dhe vendbanimet që janë zhdukur, të zhvendosur, si dhe disa pika arkeologjike ende të pa studiuara dhe që nuk kanë tërhequr vëmendjen e studiuesëve të arkeologjisë. Në vijim të kësaj pjesë përshmruhen të sakta vendbanime të hershme që janë studiuar, si kala, shpella e Trenit, vendbanimet në Burimas, në kalanë e Trajanit, zonat arkeologjike te arat në fund të Trenit dhe vendbanimet në Pavliqet e të Gorricat në Progër, fortifikimi në Ventrok, e kalaja në Bilisht etj. Në disa faqe të librit jepet dhe një panoramë për fshatrat e Devollit të renditur sipas rendit alfabetik, për pozitën dhe të dhëna gjeografike, për etimologjinë e emrit, për zhdukjen a zhvendosje të tyre etj.
Ndërsa në pjesën e nëntë dhe të fundit të librit autori ndalet gjerësisht në planet për copëtimin e trojeve etnike shqiptare. Në vëmendje të tij kanë qenë materialet arkivore për coptimin e kufinjve të trojeve etnike shqiptare në vitet 1875-1913-1925, pasqyrimi i të dhënave demografike për kazatë dhe të departamentit të Korçës, Bilishtit dhe të fshatrave në vitet 1889-1921, demografia e fshatrave që u përfshinë në këmbimin e popullsisë myslimane shqiptare të Devollit 1922-1924, listën e imigrantëve të instaluem në Shqipëri (familje e frymë) të rregjistruara nga qeveria e Zogut, si dhe të dhëna demografike nga regjistrimet e muajit prill 1935.
Autori për ndërtimin e librit është mbështetur në një literaturë të gjerë dhe të bollshme të publikuar në vite në Shqipëri, por dhe të studiuesëve të huaj, është bazuar në dokumentat që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit, si dhe në referenca nga shtypi periodik, gjë që librit i japin një trajtesë shkencore të problemit që analizon.
Libri nga tematika e çështjeve që trajton, ka si mision shkrimin e historisë të lavdishme të kësaj krahine, por dhe të japë njohur dhe informacion të plotë, duke shkruar rrjedhshëm dhe natyrshëm për shumë dukuri të shfaqura në shekuj në këtë pjesë territori që quhet Devoll. Ai librin e ka ndërtuar thjeshtë duke lënë dhe hapësira për ndodhi dhe ngjarje të tjera ende të pastudiuara dhe të pa gërmuar në arkiva, por dhe shkrime e ditarë të mjaft personaliteteve të fushave të ndryshme të dala nga kjo krahinë… Libri vjen në një qasje të veçantë lëndën studimore e paraqet orgjinale, mbresëlënëse, duke shënuar dhe një kontribut me vlera njohës për studime të llojeve të ndryshme për Devollin.
Autori i librit dhe i kolanës “Të njohim Devollin” Hysen Koçillarit, ka një meritë të madhe sepse na e sjell në tavolinë, në bibliotekë, në klasë dhe në terrenin konkret një komunikim dhe një material me vlera historike dhe kulturore për të gjithë lexuesit. Nëpërmjet faqeve të librit lexuesi takohet, bisedon dhe shmallet me mjaft autorë të ndryshëm në histori dhe krijon mundësi për gjetje të larmishme të mjaft subjekteve që ende presin radhën për t’u studiuar nga brezi i ri i devollinjve, duke krijuar kështu vargun e gjatë të temave studimore për vendlindjen. Urime autorit për këtë punë të bukur që ka bërë për vendlindjen!