Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e një kryeqendre të madhe përmes një cikli dokumentarësh

Në platformën Digitalb do të nisë së shpejti trasmetimi i një cikli dokumentarësh “Pekini simpatik”. Trasmetimi i tyre vjen pas një marrëveshje bashkëpunimi midis Digitalb dhe Televizionit të Pekinit.

Dokumentarët pasqyrojnë historinë e lashtë, por edhe të re të Pekinit, të kesaj qendre të madhe të civilizimit botëror. Pekini është një nga qytetet më të vjetra në botë, me një histori të pasur që daton më shumë se 3000 vjet më parë.

Si i fundit nga katër kryeqytetet e mëdha e të lashta të Kinës, Pekini ka qenë qendra politike e vendit në shumicën e tetë shekujve të fundit dhe qyteti më i madh në botë për nga popullsia për pjesën më të madhe të mijëvjecarit të dytë të erës sonë.

Dokumentarët pasqyrojnë pallatet, tempujt, parqet kopshtet, varret, muret dhe portat e tij të vecanta. Duke qenë një ndër destinacionet turistike më të rëndisishme në botë, dokumentarët japin pamje të Qytetit të Ndaluar, Tempullit të Parajsës, Pallatit Veror, Varreve Ming dhe pjesë të Murit të madh.

https://perqasje.com/2023/11/historia-e-nje-kryeqendre-te-madhe-permes-nje-cikli-dokumentaresh/?fbclid=IwAR0jgpXnKlT9R9XQk0m1W0pt2RPWG1URvohliSDC109AdPhBqozhyRLYe2M

Please follow and like us: