Zana Tako: Në zjarrin e dashurisë…
Nuk e shoh zjarrin e dashurisë tënde
Por ndjej se si digjem në të
Përvëlohem
E përsëri jam gjallë
Marr frymë
Jetoj
Si flaka e dashurisë që nuk shuhet
Si prushi i saj që nuk fiket
Jeto me mua
Të marrim frymë brenda zjarrit
Ngrohtësisë, përvëlimit
Se atje ku ngroh dashuria
Zbukurohet ndjenja, dëshira, mendimi
Prehje e ëmbël
Të digjesh e të jetosh
Në zjarrin e dashurisë…
21 nëntor 2023.
Please follow and like us: