Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Notat muzikore, të ngjashëm me frekuencat e dashurisë

“Notat e muzikës janë nota hyjnore të cilat transmetojnë frekuenca shëruese për organizmin e njeriut”, Dr. Vlora Obertinca.

A e keni vërejtur që muzika na bën të disponohemi shumë, aq shumë sa që ajo kënaqësi që na vjen nga muzika, na jep ndjesinë sikur po na e shkrin trupin bashkë me ritmin e muzikës që e shoqëron. Pas shumë lodhjeje dhe stresi gjatë javës, mezi presim fundjavën që të shkojmë në një aheng, të kënaqemi duke kënduar e vallëzuar me muzikë dhe këngë të mira. Athua pse?

Kjo sepse muzika godet drejtpërdrejt në pjesën e trurit që është përgjegjëse për lirimin e hormonit të lumturisë -serotininës, duke e stimuluar atë që të prodhojë këtë hormon në ritëm të vazhdueshëm, aq sa nganjëherë përjetojmë momente deliriumi nga shijimi i tepërt i muzikës. Janë këto nota të muzikës që përmbajnë frekuenca të lumturisë, të cilat kanë intensitet të ngjajshëm me frekuencën e dashurisë. Muzika ka lindur nga dashuria dhe vazhdon të krijohet vazhdimisht nga dashuria për të. Vendi i muzikës është unik dhe i pazëvendësueshëm për njeriun dhe jo vetëm.

Frekuenca e dashurisë është e vërtetuar edhe shkencëtarisht që është shëruese. Së këndejmi, edhe notat e muzikës që janë krijuar nga dashuria, transmetojnë gjithashtu frekuencë shëruese për ata që e duan dhe e dëgjojnë me pasion.

Të dashurit e mi, kur jeni të mërzitur dëgjoni muzikën që ua lumturon shpirtin, sepse duke dëgjuar ato akorde lumturuese, mërzia ikën me vrap, sepse nuk mund t’i rezistojë frekuencës së vibrimit të lartë të muzikës shërues.

Please follow and like us: