Albspirit

Media/News/Publishing

Kadare përshëndet 100-vjetorin e Liceut (gjimnazit) të Gjirokastrës

Vasil Muka
Kolosi Ismail Kadare, gjimnazist i Liceut të Gjirokastrës, përshëndeti gjimnazin e tij për 100 vjetorin.
Sa emocione e ndroje pata kur sëbashku me drejtoren e gjimnazit, ish nxënësen time Alma Shehu, takuam e i dhamë ftesën për pjesëmarrje a një përshëndetje.
Por Gjigandi i letrave, qetë me buzëqeshje e dashuri na priti. Bisedën e bëri më të lehtë z. Bujar Hudhri.
Mesazhin e shumëpritur dhe mirëpritur drejtoreshë Alma dhe drejtoreshë Albana ma besuan mua ta lexoj, si prurësi i tij Marathonomak.
Qindra herë kam dalë para auditorëve por këtë herë ahaa nuk ishte e lehtë. Do përcilljà mesazhin e Kolosit- Gjigandit – Kadare.
Salla gjithë vesh e kërshëri, gjithë vëmendje e emocione, gjithë dashuri e nderim ra në heshtje.
Unë me zërin që më dridhej po lexojà. Lexojà një mesazh të rradhë për 100 vjetorin të të madhit Kadare, të Liceistit që ” me mburje e krenari pohon pa ndroje që ai Lice më formoi e edukoi me kulturë” e aty nisi udhëtimin muza Kadarjane, Kalorësit të Nderit të Francës, Nobelistit të shpallur nga populli i tij e qindra – mijra lexues nëpër botë.
“e kam quajtur kështjella e dytë madhështore e qytetit, kështjella e dijes e qytetërimit” ku u brumos andaj nuk e ka harruar kurrë.
“Ju uroj gëzuar festën” – vazhdon Kadare e nënshkruan bukur.
Lexoja e natyrshëm hidhja sytë në sallë, e ajo nuk pipëtinte.
Ndjeja ndër dej si tensioni i gjakut më rritej e zëri më dridhej e fjala merrte ngjyrim emocional.
Sa mbarova së lexuari salla si me dirigjent në duartrokitje e ovacione. Të gjithë ndjeheshin të lumtur, të nderuar e të redpektuar. Sejcili gjente vehten në atë mesazh e ndjehej sadopak Kadare Gjimnazist i 100 vjetorit.
Ja dorëzova drejtoreshës që e emocionuar gëlltiti një pikë loti. Ajo pati fatin e mori në dorëzim një urim, një bekim, por dhe një amanet për vazhdimësinë e sukseseve.
Ai mesazh shumë simbolik i 100 vjetorit do të rrijë, aty në Muzeun e shkollës, sëbashku me të tjerët madhështor, i bukur, hijerëndë e udhërrëfyes.
Sa me fat jam.
Gëzofshim edhe përvjetorë të tjerë.
Please follow and like us: