Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj: Frymëzime që vijnë nga librat për hebrenjtë

Vlora, qendër e komunitetit hebre në Shqipëri

Vlora ka qenë një qendër e komunitetit hebre në Shqipëri dhe për shkak të rëndësisë së saj tregtare dhe lidhjes me qytete të tjera tregtare në rajon. Shumë nga hebrenjtë e vendosur në Vlorë, ishin familje të ardhura nga Janina nga komuniteti i njohur si hebrenjtë romaiotë, një komunitet shumë i vjetër hebre, që daton që nga periudha bizantine dhe të vendosur historikisht në pjesë të Greqisë si Janinë, Volos, Arta dhe kavalla.

Kështu në Luftën e Vlorës 1920, që nga dhjetori 1919, Josef Kantoz u gjend në krah të qytetarëve vlonjatë Jani Minga e Toli Arapi. Ai mori pjesë në mbledhjen e organizur në shtëpinë e Osman Haxhiut, ku u zgjodh komiteti për drejtimin e luftës kundër pushtuesit italian. Në këtë luftë si dhe në evenimentet e mëvonshme, përkrah Mateo Matathisë kanë qenë edhe Nesim Levi e Jozef Kantoz.

Shqipëria kishte rreth 200 hebrenj në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj lufte Vlora u bë një strehë e sigurt për disa qindra refugjatë hebrenj nga vende të tjera. Nga nazistët gjermanë e dinin se numri i hebrenjve në Shqipëri hishte i madh, por ata kishin piketura për azgjësuar rreth 200 vetë. Hebrenjtë në Shqipëri u mbrojtën nga shqiptarët, pasi ata mbrojtën dhe veten e tyre e luftuankundër bishës naziste. Logaritet që në fund të luftës, Shqipëria kishte një popullsi prej 2.000 hebrenj. Kështu Shqipëria u bë shtëpia e rreth 2.000 hebrenjve për shkak të guximit të qytetarëve shqiptarë në rrezikimin e jetës së tyre për të siguruar një strehë për hebrenjtë që iknin nga vendet fqinje. Shqipëria ishte i vetmi territor i pushtuar nga nazistët në të cilën pati një rritje të popullsisë hebraike gjatë holokaustit. Muzeu memorial i holokaustit izraelit Yad Vashem deri në janar të vitit 2011, kishte njohur 69 shqiptarë si paganë të drejtë, ose si ata që ndihmuan ose shpëtuan hebrenjtë nga nazistët gjatë Holokaustit.

Një libër publicistik për një mjeke izraelite

Në vazhdën e këtij patriotizmi të shquar Izet S. Çullin i frymëzuar nga libri “Lulja e Vlorës”, e shkruar nga Anna Kohen, na përshkruan dashurinë që ka për Vlorën dhe njerëzit e saj, në periudhën kur jetoi në qytetin heroik.

I njohuri Izet S. Çullin i frymëzuar nga dashuria për njeriun, por dhe nga mesazhet që jep libri “Lulja eVlorës” përforcoi mendimin se bujaria dhe heroizmi vlonjat e bënë këtë mjeke tashmë të njohur ndërkombtarisht për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve të lirë të botës.

Kështu mjeku misionar dhe vullnetmirë, i përkushtuar ndaj Lulesë së Vlorës shkroi një publicistikë me titull “Në atdheun tim” kushtuar bujarisë së stomatologes Anna Kohen. Në çdo faqe të kësaj publicistite të gjatë në formë reportazhi, autori zbulon, analizon dhe thekëson përkushtimin, këmbënguljen, pasionin dhe dëshirën për sukses të dr. Kohenit. Ajo ka shpalosur mirënjohjen në botimin anglisht dhe shqip të librit “Lulja e Vlorës” (“Floëer of Vlora”), i cili lexohet si them ne nga jugu, me një frymë.

Autori Çulli në reportzhin e tij të gjatë me mjaft citime nga libri i autores, na jep një tabllo të mjaft personaliteteve të kulturës e të shkencës botërore dhe shqiptare, përfshirë dhe hebraike. Ai i bën një analizë dhe e vlerëson këtë libër për mendimet, për problemet që trajton, pasi autorja e ka ndjerë dhimbjen në trupin e saj, por dhe thekson se këto dhimbje i ka ndjerë deh populli shqiptar, i cili gjatë luftës dhe në paqe, tregoi se është njerëzor.

Unë me dr. Anna Kohenin u njoha nga kjo publicistikë e shkruar me ndjenjë dhe respekt për një profesioniste e shërbimit stomatologjik për dekada me radhë në SHBA nga Izet Çulli. Nëpërmjet faqeve të librit u njoha me rrugën e saj plot sakrifica e vështirësi në shkencë, ku në SHBA ajo punoi dhe nxorri në dukje kontributin e saj si një veprimtare e kudogjendur shoqërore. Ajo ka luftuar me një pasion për të forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e ndërsjella midis popujve, duke mos harruar, vendlindjen Vlorën e dashur. Në kët formë dhe në këtë përmbajtje libri “Në atdheun tim” i përkushtohet totalisht kësaj mjeke humane, duke na bindur dhe argumentuar me fakte jetën e saj plot përkushtim.

Nëpërmjet këtij reportazhi të gjatë autori vlerëson së tepërmi aktivizimin e gjithanshëm të Anna Kohenit në integrimin gjallërisht në rrjedhat e kohës. Autori si dhe personazhi kryesor që është jetësor, ka ditur që ngjarjet tragjike të Luftës së Dytë Botërore kundër njerëzimit dhe në veçanti, në atë të kërcënimin nazist për të eliminuar në masë njerëz të pafajshëm, veçanërisht të popullit hebre, t’i sjellë të neveritshme, si një ferr, ku dhe foshnja në barkun e nënës, dridhej nga tmerret.

Dr. Anna Kohen, tashmë mjekja dhe aktivistja e shquar, e mirënjohur në Shqipër dhe më gjerë, si shumë izraelitë u janë mirënjohës shqiptarëve, si dhe vlonjatëve në veçanti. Ishin vlonjatët e flamurit dhe të Luftës së Vlorës që një besëlidhje të heshtur dhe të sinqertë, daluan gjenocidin nazist, holokaustin, ndaj një populli martir, duke i mbrojtur me jetën e tyre. Kështu vlonjatët zemërgjërë, si dhe shqiptari, respektuan dhe mbrojtën të drejtën kanunore burimore që miku është në shtëpinë e tij.

Në faqet e reportazhit libër shpjegohet dhe argumentohet miqësia midis dy popujve, shqiptar dhe hebre që në vite është lartësuar dhe përjetësuar. Libri reportazh jep mesazhe sinqeriteti, dashurie dhe shfaqje të lirë të mendimit që buron nga shpirti dhe zemra. Nëpërmjet këtij libri “Në Atdheun tim” të Izet S. Çullit forcohet dhe merr rrugë një publikim që lartëson më tej miqësinë, bashkëjetesën, humanizmin midis vendeve në këtë botë të konflikteve dhe të djallëzive të pafund….

Kanë shkruar për reportazhin…

Dr. Llukë Gjidede ka theksuar se “Mjekja dhe aktivistja e shquar shoqërore, tashmë e mirënjohur jo vetëm në Shqipëri, por më gjërë, Anna Kohen ashtu si shumë izraelitë u janë mirënjohës shqiptarëve në përgjithësi, por edhe vlonjatëve në veçanti. Këta në një besëlidhje të sinqertë, parandaluan gjenocidin famëkeq hitlerian, holokaustin, ndaj një populli martir…

Ndërsa dr. Flamur Topi ka përforcuar mendimin se “… dr. Anna Kohen, vetëm fizikisht, vetem si trup është në zemrën e zemrës së gjigandit amerikan të Nju-Jorkut, sepse me shpirt, mëndje e me gjithçka të qënies së saj të mrekullueshme e të pashoqe, është këtu, vetëm këtu, mes nesh me mall të pashuar e dashuri të pafund… Faleminderit doktoresha Anna Kohen për gjithçka na ke dhënë pa u kursyer kurrë, kurrë!”

Stomatollogu dr. Asqeri Llanaj është shprehur “Më takon që si pjesëtar i ekipit në parapërgatitjen e këtij libri, të shpreh shkurt mendimn tim. Anna Kohen na ka sjellë botën e saj të pasur shpirtërore, shtjellon gjërë e gjatë sesi duhet ecur në jetë edhe në vështirësi. Aty spikat humaniteti i saj, si edhe faktin që e prekim si me dorë që ajo, jo vetëm s’e harroi kurrë vendin tonë, por kurdoherë e kudo i ka ndihmuar dhe lartësuar shqiptarët. Po ashtu mjeku Izet Çulli duke analizuar gati në mënyrë shteruese e ka pasuruar më tej librin “Lulja e Vlorës”. Mund të them se dyshja Kohen-Çulli kanë plotësuar më së miri njëri-tjetrin”.

Kryetarja e hebrenjve të Amerikës, në një emision të CNN, e pyetur nga një gazetare amerikane për holokaustin u shpreh: “do të tregoj një rast kur isha e ftuar në Gjermani për të folur për holokaustin dhe u thashë studentëve, Gjermania kishte në atë kohë profesorë të mëdhenj, poetë, shkrimtarë, artistë të shquar, por nuk na shpëtuan. Ndërsa Shqipëria nuk kishte profesorë, shkrimtarë të mëdhenj, por kishte zemër të madhe dhe na shpëtuan të gjithëve”.

Të dhëna për Izet S. Çulli

Izet S. Çulli është mjek në neuro-psikiatri dhe ka punuar në këtë mision për gjysmë shekulli. Në këto dekada ka lëvruar dhe letërsinë. Veprimtarinë e ka nisur me mjekësinë shkencore dhe popullore, ku veçohen librat: “Të jesh mjek” 2012, “Dashuri dhe humanizëm”, për doktor Henri Marsh në dy gjuhë, në shqip 2019 dhe në anglisht 2020, “Në çeltrinë e shëndetit” në dy vëllime, 2003-2010, “Obelisk poetik për dr. Jani Bashon”, 2020-2021 dhe në disa libra të tjerë shkencorë, pedagogjike etj.

Çulli shquhet për fabula më tepër të botuar në letërsinë e mirëfilltë për të rritur dhe për fëmijë, në disa gjini, po më shumë shquhet në fabula, në mbi 30 vëllime. Dy libra poetikë të tij gjenden të publikuar në Kosovë, ndërsa 8 të tjerë në greqisht, italisht, frëngjisht dhe anglisht, ku mbi 80 libra janë vlerësuara nga kritika e lexuesit.Gjithashtu janë botuar 3 libra studimore për veprat e autorit.

Izet Çulli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1979, anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Krijuesve “Pegasi” nga viti 2005), si dhe i Word Poetry Society në WPS, Selanik, 2007.

Në veprimtarinë letrare ai ka marre disa çmime letrare: “Tasim Gjokutaj” për librin “Në krahët e jetës”, (Toena, 2003); çmimi i parë për prozën humoristike “Pegasi” (2003) për librin “Fajin nuk e ka pasqyra”; krijues i shquar i Lidhjes “Pegasi”, 2005; çmimi i tretë ndërkombëtar për fabulën (Athinë, 2005); çmimi i tretë “Nënë Tereza” (Selanik, 2005); “Mirënjohje e Kombit” nga “Shoqata atdhetare për të rënët e kombit shqiptar, (Tiranë 2005) për librin “Shpirti i trazuar”; certifikatë mirënjohje nga “Qendra kombëtare e rehabilitimit të të verbërve të Shqipërisë” për librin “Qiellnaja e syve” Tiranë 2018. Ai mban edhe shumë vlerësime të tjera nderuese nga shoqata dhe bashki të vendit.

Please follow and like us: