Albspirit

Media/News/Publishing

Tetova i jep dekoratën e “Mirënjohjes” ambasadorit Shaban Murati

Në kuadrin e veprimtarive për “Javën e Ditës së Flamurit” dhe të 30 vjetorit të fillimit të mandatit si Ambasadori i Parë i Shqipërisë në Maqedoni, Komuna e Tetovës i kushtoi një ditë të poçacme figurës dhe krijimtarisë së ambasadorit Shaban Murati. Me këtë rast në emër të Komunës së Tetovës, kryetari i saj Prof.Dr. Bilall Kasami i akordoi Shaban Muratit dekoratën e “Mirënjohjes së qytetit të Tetovës”, me këtë motivacion të firmosur nga Kryetari i Komunës:
“I jepet me dedikim dhe përkushtim nga qytetarët e Tetovës, për kontributin dhe angazhimin e pashoq të ambasadorit. Duke kujtuar dhe mos harruar asnjëherë rolin e tij të veçantë për ngritjen e qytetarisë dhe ndikimin e tij vllaznor në të gjitha segmentet shoqërore e kulturore për shqiptarët e Maqedonisë. Zemrat tona do të jenë gjithmonë të hapura për ty dhe familjen Murati”.
Kryetari i Komunës së Kosovës i dhuroi edhe medalionin e emblemës së qytetit të Tetovës. Pastaj u zhvillua nje sesion i posaçëm kushtuar figurës dhe krijimtarisë së ambasadorit Shaban Murati. Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Komunës së Tetovës, Prof. Dr. Bilall Kasami, i cili vlerësoi kontributin e shquar të Ambasadorit në zhvillimet në Maqedoni dhe theksoi kontributin e veçantë të tij në mendimin diplomatik, gjeopolitik dhe patriotik shqiptar. Analiza të figurës dhe krijimtarise së ambasadorit Shaban Murati u referuan nga dr.Elvis Hoxha, prof.dr.Zeqir Kadriu, prof.dr.Florim Ajdini, prof.dr.Abdulla Mehmeti dhe prof.dr. Arsim Sinani.
Aktivitetet u zhvilluan në një frymë solemne dhe vëllazërore.
Please follow and like us: