Albspirit

Media/News/Publishing

Agim Xh. Dëshnica: Dy poezi të Sali Butkës dhe Xhevdet Dëshnicës

Sali Butka

 

Sali Butka: KISH NË ZEMËR SHQIPËRINË

 

Na erdhën për Shqipërinë

prapë kohë të vrerëta;

gjithë qielli është nxirë

nga re të zeza të errëta.

 

Atdhetarët ngado janë

ndiqen, mërgohen e vriten:

Luigjin në mars e vranë

dhe Bajramin pas ca dite.

 

Xhevdetin, djalin e rrallë,

shpura sot gjer në kufi,

kaloi me zemër të vrarë

 la pas mëmën Shqipëri.

 

Kish ardhur nga Skrapari,

Mahmudi e solli në Butkë,

 veshur me rroba fshatari

 me gunë mbuluar trupnë.

 

Një vit e ca në male

në gjurmim edhe në ndjekje,

s’u përkul e s’u tremb fare,

dhe pse dënuar me vdekje!

 

Vërtet Shqipëria u bë,

po ne kërkuam lirinë,

ndaj populli u ngre, 

Me at Fan Nolin në krye;

 Xhevdeti ish nga të parët

dhe i fundit që u thye.

 

Edhe kur kaloi  matanë,

s’mendoi veten, as shtëpinë:

mendoi vetëm për vatanë,

kish në zemër Shqipërinë.

 

(Butkë, Kolonjë, 1925

 

 —————————

 

Xhevdet Dëshinca: Malli për Atdhe

 

 


Në dhe të huaj poe shkoj jetën
sado natyrës i shoh stoli,
zemra e fjalët të shkreta mbetën,
se jam larg teje o mëmë Shqipëri!

 

Sado pranvera vjen çdo mëngjes,
ifshehur këndon bilbili
e zbukurohet dheu përrreth,
ndihem pa ty i vetëm fill.

Pyes dallëndyshet,kur ajrin çajnë:
A ekanë parë vëndin tim

asnjë përgjigje. Ikën fluturim.


O vise të bekuar jetën më falët,
nga malli i thellë më zu lëngimi,
shpresa t’iu shoh, nuk po më ndahet.

i mjeri, mos tretem sa të vij agimi?


Nga bijtë e tu, o Shqipëri!
Kush gjuhën s’flet. Zakone e besë,
djepin harron. Mos pastë ondi!
Në dhe të huaj, do tretej si vesë…


Tek ty dikur më ka rënë koka,
nuk kam veç teje as mëm as at,
më thërret qielli në ato toka,
do vij të vdes pranë gurit të thatë.

Volos, Greqi,  prill 1927.

 

Please follow and like us: