Albspirit

Media/News/Publishing

Agim Xh. Deshnica: Gjuha shqipe

 

Gjuha shqipe mjaltë- magji,

me zanafillë në lashtësi,

gjallon në malësinë e gurrave,

herë si këngë, herë si gjëmë

shtruar në log të burrave,

ku bardët sodisnin yjet

në ëndërrime, nën peshë të halleve,

në thirrje e vrulli i valleve,

dëgjonin të heshtur zogjtë në pyje,

pranë vatrës rrëfenjat e nanës

fjalën e trazuar të gojëdhanës,

kur përqark “ushtonin lugjet

prej ortiqesh

kah po binin ndër gropa“

Mbi djep fatia ëngjëllore,

kumtoi bëmat arbërore,

po në çdo rrebesh e shqotë

gjuha shqipe gjurmët lë në botë.

 

Kjo gjuhë me shpirt në Perëndi,

jeton në vaj e gaz!- Përjetësi!

1- Vargje nga Rapsoditë e Veriut

Please follow and like us: