VAZHDOJNË TAKIMET E STAFIT AKADEMIK TË KOLEGJIT AAB DHE UNIVERSITETIT MASARYK NË ÇEKI
29 Nëntor 2023
Dekani i Fakultetit të Administratës Publike në Kolegjin AAB Vrullim Buja dhe profesori i Fakultetit Ekonomik Donat Rexha kanë zhvilluar takime frytdhënëse në Universitetin Masaryk në Çeki.
Ata janë takuar me përfaqësuesen e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare Stepanka Leckova dhe me profesorin e Departamentit të Ekonomisë publike Eduard Bakoš.
Në takime janë diskutuar mundësitë për bashkëpunimin e ndërsjellë të fakulteteve dhe shkëmbimit të ideve për fillimin e një programi të përbashkët në nivelin master.
Këto ide dhe projekte në të ardhmen do hapin rrugën për shkëmbime studentore dhe shkencore, duke shënuar një kapitull të ri të bashkëpunimit mes dy palëve.
Vazhdojnë takimet e stafit akademik të Kolegjit AAB dhe Universitetit Masaryk në Çeki