ATDHETARI LUIGJ GURAKUQI HAPI SHKOLLEN NORMALE T’ELBASANIT
Fritz Radovani
ELBASAN: 1 DHJETOR 1909
SHKOLLA NORMALE E ELBASANIT U HAP ME 1 DHJETOR 1909.
DREJTORI I PARË I ASAJ SHKOLLĒ ASHT KENË ATDHETARI I MADH I POPULLIT SHQIPTAR LUIGJ GURAKUQI.
Mbas Kongresit të Manastirit me 14 – 22 Nandor 1908, u mbajt Kongresi i Elbasanit nga data 2 – 8 Shtator 1909, ku u vendos hapja e Shkollës së Parë të Mesme Pedagogjike në Gjuhën Shqipe, e njohun me emnin Normalja e Elbasanit. Kjo shkollë do të luente një rol vendimtarë per mësimin e Gjuhës Shqipe nder Trojet tona, si dhe do të kishte per qellim kryesor piksynimin e paraqitun nga Atdhetari Luigj Gurakuqi, i cili me rasën e hapjes së saj tha: “…Shqipnia u lëkund e tana nga zani i Shkollës Normale; atdhetarët nuk kursyen ndihmat e veta të begata, ndersa djelmët tanë rrodhën nga të gjitha viset e Shqipnisë e u derdhën këtu në Elbasan… Jo vetem nga Toskëria që ka qenë gjithmonë e para nder tregimet kombtare e nder luftat e Gjuhës, por ma fort nga Gegënia e Siperme, nga ajo Kosovë sa fisnike e trimoshe, me përpjekjet e të ndershmit Hasan Prishtina, i cili, na rrnoftë përjetë, na erdhën mjaft nxanës sa mund të thuhet pa frikë lajthimi se nuk ka asnji kand të Shqipnisë që të mos të ketë këtu mbrenda perfaqësuesit e vet.”
Asht ajo kohë kur shkolla Normale e Elbasanit u rreshtue me shkollat e njohuna të Shkodres, dhe u ba prita ma e pakapercyeshme nga anmiqtë shekullor të Shqipes së shkrueme: turq, grek e sllav!
Ndersa sot ne nuk duhet të harrojmë Mësuesit e Nderuem Atdhetarë Shqiptarë, që per kontributin e Tyne në arsimimin e brezave të rijë me Gjuhën Shqipe, dhanë edhe jeten. E nuk janë aq pak sa kujtojnë disa!
Bie n’sy që sot edhe këte Vater të Kulturës sonë kombtare, po punohet me shkatrrue, me e lanë “pa Emen” dhe pa trashigimtarë, si shumë Vatra të tjera. Sikur kjo shkollë të ishte themelue nga një anadollak në pragun e Pavarsisë, dhe të kishte punue per me nxjerrë nga bankat e asaj shkollë mësues turq, a do të quhej “1 Dhjetori Dita e Mësonjësit ?!”
Në kushtet e sotme kur po punohet ditë e natë me e shperba Shqipninë, ndoshta edhe nuk i bjen nder mend kujt per “Diten e Mësuesit”, po duhet pasë parasyshë se “Dita e Mësonjësit” asht zgjedhë një datë pa kurrfarë kuptimi, vetem me qellim që me fshij nga Historia e Arësimit tonë disa atdhetarë dhe, datat e sakta të Arësimit në Shqipninë e Veriut, mbasi gjithshka e tillë i duket Akademisë së Shkencave në Tiranë: “Gegnisht”!
Dhe ja një fakt që i verteton të gjitha ata që kam shkrue deri tashti:
Në se tek Monumenti i Vlonës së 1912 nuk asht vue as Don Nikoll Kaçorri dhe as Luigj Gurakuqi, simbas porosisë së anadollakut Ramiz Alia se: “Këta nuk duhet me qenë aty si Katolikë..!” Asht mirë ti botoni këta “amanete”, dhe të hiqni dorë nga genjeshtrat dhe rrenat sa vjeçare që pasohen me gjoja “mirkuptimet… e tolerancat fetare”!
Veprime të tilla antikombtare vetem shkatrrojnë themelet e vume me aq kujdes e perkushtim nga Atdhetarët e Parë Shqiptarë, që Atyne kur ju asht paraqitë rasa per të miren e Atdheut dhe edukimit të brezave t’ rinjë nuk kanë kursye as gjanë ma të shtrenjtë: Jeten e Tyne!
Historia e Mësuesve Atdhetarë Shqiptarë ishte dhe asht e lavdishme nder shekuj, ashtu si asht kenë e asht Madhështia e Gjuhës Bekueme Shqipe!
Melbourne, 30 Nandor 2023.