Albspirit

Media/News/Publishing

Tri poezi nga Selaudin R. Guma

 

Sergej Esenini

 

Do t’i marr vargjet e tua

Do t’i marr e s’ti kthej më

Do thur ëndrra përmbi ëndrra

Herë me thirrma, herë me zë.

 

Do t’i gjej fjalët magjike

Që dhe lotin bëjnë të qajë

Do ndërtoj kështjellë me gërma

Për vete dhe botën mbarë.

 

Do end zemrën shtigje-shtigje

Do mbyll shpirti tej e skaj

Do t’i heq ato Kumrisë

Do t’i kthej në guguvajë.

 

Do rrëmbej rrokjet, fjalët

Të thur ëndrra për një ëndërr

Që s’i bën dot askush tjetër

Veç frymëzimet e poetit.

 

Do ti mbledh muzat e tua

Lart në qiell vargje shkruar

Ti vendos butë-butë në letër

Se ti je i paharruar.

1.10. 2016.

 

S’ke zemër

 

Ku ke zemër ti që të falësh

Thashë e theme të nxjerra firifiu

Fjalë dhe shprehje të pathënë kurrë

Të stisura si në përrallat e Rumiut.

 

Ku ke kurajë ti të ulesh në kuvend

Të sqarosh fjalët që s’janë thënë

As për ty, për mua dhe dikë tjetër

Fjalë që vrasin se janë të rënda.

 

Ku ke kurajë ti të mbash shoqërinë

Ajo s’pranon lëmoshë e mëshirë

Po dashuri të pastër, të sinqertë

Ajo që vjen nga zemra prej hyjniut.

 

Merre shtrua mikja ime që ndrin si ar

Mos u nxi si yll këputur nga qielli

Që digjet me kërcitje atje në grykë të honit

Avij lë nga prapa që kthehen në ëngjëj.

 

Në ëngjej jnë kthyer me mijëra zambakë

Dhe vjollcat të bukurat lule gjithashtu

Ca rrinë në qiellin e verdhë lart

Të tjerat në qiellin poshtë blu.

  1. 9. 2017.

 

Molla dhe Eva

 

Për një mollë që kafshoi Eva

Marrë nga pema e Amazonës

Zoti na lëshoi stuhitë

Derdhi helmin përmbi tokë.

 

Ra nga qielli xhelozia

Na u thyen dashuritë

U fut në qelizat e gjakut

Hem te burrat, hem të gratë.

 

Evë moj qofsh e bekuar

Bukur luajte ti me mollën

A s’ta dha zoti tundimin

Të provoje të ndaluarën.

 

Nuk të provokoi vetë zoti

Edhe ëngjëll, edhe djallushkë

Të vije në provë gjithë botën

Ç’mund të bëjë një grua për burrë.

 

Ca me flokë pis të zeza

Ca gështenjë, kaçurrela

Ca të drejta, ca si rrodhe

Ca të ngjyera në hënë.

 

Ngjyra e hënës më e mira

Si mëndafsh në Indokinë

Me fijet e saj të arta

Si fliriri mbi tendinë.

 

Sytë porsi diamantët

Që ndrijnë si yj në ballë

Buzë të kuqe si rubini

Gusha, fildisht shumë i rrallë.

 

Trupin porsi të delfinit

Zërin porsi gardalinë

E qeshura, puhizë ere

Hapi, flutur, shumë i lehtë.

 

Eh moj Evë e bekuar

Ia leve trupin me vesë

Pse si bëre edhe krahë

Të vinte si pëllumbeshë.

 

Për një mollë që hëngri Eva

Marrë nga pema në Amazonë

Dashuri e xhelozi

Shumë në jetë do të rrojnë.

  1. 12. 2016.

 

Please follow and like us: