Zana Tako: Dashuria do fitojë mbi botën
Pesha e forcës është e panjohur, por njeriu e ndjen shtypjen e saj në kohën e dhimbjes. Mendimi është fuqi që zotëron çdo shqisë, duke e ushqyer nëpërmjet ndjenjës, e cila lidh sipas ritmit të forcës së fuqisë së mendimit shprehjet që formulohen brenda trurit njerëzor, i vetmi organ nga ku shpërndahen në mënyrë harmonike fjalitë, shprehjet, frazat, të cilat shqiptohen por edhe jo.
Njeriu forcën e dhimbjes e akumulon duke përpunuar ndjenjën, mendimin. Për ta përcjellë fuqinë e dhimbjes, duhet që truri i njeriut të ketë plotësuar kohën e përpunimit të fuqisë së mendimit. Në të kundërt, vetë fuqia e dhimbjes do të shkaktojë shpërthim të ndjenjave njerëzore, në kundërshtim me atë çka vetë fuqia përfaqëson.
Fuqia e dhimbjes është rezultat i asaj çfarë njeriu përjeton nga lëndimi, shkak i së cilës është mungesa e fjalës së dashurisë, e cila nuk fshihet, por qëndron brenda çdo mendimi, sado i vështirë të jetë proçesi i përpunimit të ndjenjës.
Kur njeriu përballet me fuqinë e dashurisë, atëherë vetë forca e saj zotëron gjithçka brenda proçesit të përpunimit të ndjenjave njerëzore, prandaj themi: DASHURIA DO TË FITOJË MBI BOTËN!
Please follow and like us: