PROREKTORJA DHE DEKANËT E KOLEGJIT AAB REALIZOJNË TAKIME TË TJERA NË ÇEKI
4 Dhjetor 2023
Në kuadër të shkëmbimit të stafit si pjesë e programit Erasmus+ po vazhdojnë takimet e stafit të Kolegjit AAB dhe atij të Universitetit Masaryk në Çeki.
Këtë radhë prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji bashkë me dy dekanët e Fakultetit të Administratës Publike Vrullim Buja dhe Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva, bashkë me profesorin Donat Rexha kanë marrë pjesë në një takim dhe shëtitje në Brno të Çekisë, me ftesë të profesorit Jan Pavlík, i cili ka pasur pozitën e Drejtorit të Zyrës Ndërkombëtare në Universitetin Masaryk dhe dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale.
Ky takim shpalosi shkëmbime të ideve e planeve, të përqendruara kryesisht në përmirësimin e programeve ndërkombëtare të institucioneve akademike. Pavlík, me përvojën e tij të pasur, artikuloi një vizion që përqafonte diversitetin, përfshirjen dhe përsosmërinë akademike.
Pas takimit, Profesor Pavlík udhëhoqi me dashamirësi një shëtitje magjepsëse nëpër qytetin historik të Brno.