Çapajev Gjokutaj: Sot është shuar Mirush Kabashi
Sot ndaj të gdhirë është shuar Mirush Kabashi. Iku njeriu po artisti mbeti dhe do vazhdojë të jetojë si i gjallë mes të gjallëve.
Do zbresë nga ekranet dhe do hyjë në të përditshmen tonë herë dramatik, herë tragjik e herë komik, po kurdoherë plot jetë, urtësi e nerv.
Do na shfaqet si toger Shazivari a tregtari Nikollaq, si asketi Lithan a ciniku Brahush, por mbi të gjitha si Sokrati i Varnalis dhe si interpretues poezish që të ngrejnë peshë e të çojnë në viset e dhimbjes e të revoltës, të dashurisë, të mallit e të humanizmit.
Do jetë me ne jo më si trup, po si frymë, si shpirt.
Please follow and like us: