Vendi dhe roli i teqeve bektashiane në Tepelenë
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Promovimi i librit “Bektashizmi në Tepelenë” me autorë Nuri Çuni dhe Naim Dëra është një vlerësim dhe nderin njëkohësisht, përvendin dhe rolin që zë zonën e Tepelenës atdhetarizmi. Libri është i një dukurie të veçantë, që studion dhe analizon një tematikë të veçantë, komplekse dhe mjaft të shtrirë në kohë, nga fillimet bektashizmit Tepelenë. Mendoj se kjo nismë tepër e guximshme, për autorët, nuk ka qenë e lehtë. Unë mendoj se e ka realizuar misionin për të prurë dukuri dhe momente të rëndësishme të historisë së bektashizmit në përgjithësi, si dhe të shtrirjes së tij në zonën e Tepelenës
Historia e Bektashizmi në Shqipëri është studiuar nga mjaft autorë të huaj, por erdhi koha të shkruajnë dhe autorë shqiptarë, që është një risi e veçantë. Shkruarja e historisë së Bektashizmit nga vet shqiptarët ka të bëjë me burime historik që i zotërojnë dhe njohur me themel traditën e popullit, si dhe po punohet që të përcjellet në breza edhe nëpërmjet kujtimeve të njerëzve të shumtë të këtij komuniteti, që në libër ka një zë të veçantë.
Libri është ndërtuar me katër kapitujve, duke u lënë autorëve të sjellin fakte, dokumenta dhe argumenta për përhapjen e Bektashizmit në botë dhe në Shqipëri, persekutimet e bektashinjve për shkak të besimit në të gjithë historinë e këtij institucioni të lartë të besimit fetar.
Autorët me shumë kujdes dhe përgjegjësi i kanë bërë një përshkrim të detajuar Bektashizmit, si një nga tarikatet mistike islame më të vjetër në Shqipëri. Ata theksojnë se ai u përhap gjerësisht në fillimet e shek. XVII, shekull që përkon me islamizimin masiv të shqiptarëve. Më tej shkruajnë se “shumë shpejt brenda një shekulli tarikati i bektashinjve u bë një nga tarikatet mistike më popullore dhe më me ndikim në Shqipëri…”. Nëpër faqet e librit del se bektashinjtë kanë qenë prezentë në Shqipëri përpara Otomaneve qysh në shek. XIII, pretendim ky i mbështetur në legjendat e shek. XIII të Sari-Salltikut me qendër qytetin e rrethinat e Krujës që gjejnë një trajtim të gjërë në libër.
Në vitet 1780-1822, autorët shpjegojnë se bektashizmi ndikoi dhe formësoi revoltën shqiptare kundër Perandorisë Osmane, kryesisht mes lidhjeve të ngushta të Ali Pashë Tepelenës dhe këtij tarikati. Pasi i bëjnë një analizë të thellë dhe shteruese këtij problemi theksojnë se “një nga mënyrat që ndoqi, nuk ishte konvertimi i pasuesve sunitë në ato bektashinj, por islamizimi i të krishterëve. Tarikati Bektashi duket se ka qenë një nga faktorët kryesore në rritjen e popullsisë shqiptare të cilët besonin në Islam, duke ndryshuar kështu strukturën shoqërore të Shqipërisë pas tre shekujve të pushtimit osman. Autorët shpjegojnë se me rënien e Ali Pashë Tepelenës më 1822 dhe të prishjes së parë të bektashizmit më 1826, erdhën ngjarjet e trishtueshme të Qerbelasë, si dhe përkujtimin për çdo vit të muajit të Muharremit në teqetë bektashiane. Kështu nisi përkujtimi i ngjarjeve, kujtimi i ngjarjeve tragjike dhe mbajtjen gjallë të veprës së tyre me anë të poezisë epike, dramave dhe shërbimeve përkujtimore.
Dihet tashmë se toleranca e njohur e tarikatit ndaj feve e besimeve të tjera. Kur u diskutua ideja për një fe të shqiptarëve, intelektualët shqiptarë zgjodhën gjuhën si mjeti kryesor për të bashkuar të gjithë shqiptarët, pasi ishte i vetmi faktor që mund të kapërcente dallimet mes identiteteve të ndryshme fetare dhe rajonale. Një nga mbështetësit më të mëdhenj të kësaj ideje ishte poeti kombëtar i shqiptarëve Naim Frashëri.
Autorët i bëjnë një analizë përpjekjeve të komunitetit bektashi për t’u reformuar, ku pasqyrohen gjerësisht kongreset bektashiane, duke sjellë një dokumentacioni të pasur. Në libër theksohet se “tarikati bektashi është një nga kontribuesit më të mëdhenj në idenë kombëtare të shqiptarëve, kurse ati i shqiptarizëm, Naim Frashëri i ka kushtuar libra të veçantë tarikatit siç është “Fletorja Bektashiane”.
Promovimi i tolerancës fetare që predikonte tarikati bektashi u bë shumë i rëndësishëm për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. U sigurua uniteti kombëtar, i cili u mungonte shqiptarëve, por njëherazi solli ndryshime radikale brenda vetë tarikatit. Në dekadat e fundit të shek. XIX, teqetë shqiptare bektashiane ishin të njohura në përgjithësi si qendra të veprimtarisë atdhetare e nacionaliste shqiptare. Përveç kësaj, tarikati ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ngritjen e shkollave dhe në shpërndarjen e librave shqip, si dhe duke i dhënë mbështetje çetave patriotike në kohë të ndryshme të organizimit të tyre. Kjo përfshirje në lëvizjen kombëtare shënon një nga momentet e lavdishme në historinë e tarikatit bektashi në Shqipëri, por njëherazi u bë shkak i persekutimit të tij nga autoritetet osmane.
Me përkrahjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1878, nëpërmjet rrjetit të teqeve në të gjithë Shqipërine, osmanët ndërmorën masa drastike ndaj tyre. Bektashinjtë shqiptarë duket se arritën në moton e tyre shumë të njohur gjatë Rilindjes Kombëtare se “pa atdhe nuk ka fe”.
Autorët me mjeshtëri lëvizin në përshkrimin dhe në pasqyrimin e madh të Bektashizmit në Shqipëri në trajtimin e përhapjes së bektashizmit, të teqeve dhe të vendeve të shenjta në zonën e Tepelenës. Zona e Tepelenës është një nga zonat me numrin më të madh të besimtarëve bektashinj dhe të teqeve në Shqipëri. Përmes përshkrimit historik, si dhe të gjeografisë në terren, autorët shpjegojnë përhapjen e teqeve, figurat kryesore të baballarëve e dervishëve, si dhe lidhjen e ngushtë të komunitetit me traditën bektashiane të rrëfimit. Libri vjen si një tabllo natyrale me njerëz dhe ngjarje që kanë dëshmuar për historinë e zonës.
Vend nderi zënë dhe figurat e baballarëve të teqeve në zonën e Tepelenës. Autorët kanë përshkruar biografinë e 49 baballarëve, ku midis tyre 3 baballarë janë vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit”, për shkak të detyrës një baba është plagosur, 3 baballarë janë pushkatura, një baba ka vdekur në burg dhe një baba është shpallur dëshmor i Atdheut. Për dervishët kanë përshkruar biografinë e 25 dervishëve, si dhe tre dervishëve që janë të shpallur dëshmorë të Atdheut. Nga bibliografia e tyre del se në bazë të ligjit 109/2018, plotësojnë kushtet për t’u shpallur dëshmorë dhe 4 baballarë dhe dervish.
Botimi i kësaj vepre na vjen në mënyrë shumë të arrirë nga autorët Nuri Çuni dhe Naim Dëra duke plotësuar një vend nderi në historinë e Bektashizmit në Shqipëri, më konkretisht në zonën e Tepelenës. Ky botim është një hap i rëndësishëm e bërë nga autorët, por ju vjen në ndihmë studiuesëve që merren me kulturën dhe historinë e bektashizmit. Ky është një libër që jep një njohje të plotë për njerin nga tarikatet më të rëndësishëm islam në Ballkan. Kjo vlerë e librit është se jep njohje të rëndësishme për Bektashizmin, largon paragjykimet dhe ndërton ura bashkëpunimi. Libri është një kontribut i çmuar në bibliografinë e studimeve të besimet fetare në Ballkan, si dhe një vlerë e pjekur e mendimin shqiptar, sepse bën ballafaqimin e denjë në shkrimet me autorë të huaj që kanë shkrura për Bektashizmin.