Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Humor i mençur

Pak humoristë kanë nxitur emocionet e audiencës, ashtu siç ka ndodhur me legjendarin Robin Williams. I njohur për stilin gazmor ai rrezatoi ngrohtësi gjatë gjithë karrierës si aktor dhe interpretues.
Williams u bë i njohur me portretizimin e alienit Mork në serialin e viteve 1970 Mork & Mindy. Ai vazhdoi të luajë në filma ikonë gjatë viteve ’80 dhe ’90, duke e bërë veten të dashur për audiencën siç êshtë profesori në filmin Shoqëria e Poetëve të Vdekur.
Humori dhe ndjeshmëria e Williams-it la përshtypje të pashlyeshme, dhe megjithëse vdekja e tij (vetvarje) në 2014 ishte zemërthyese për fansat në mbarë botën, ai la pas një punë emocionuese. Për nder të këtij talenti të veçantë, ja disa nga shakatë më të mira dhe fjalët frymëzuese të mençurisë së tij:
Ka një botë atje. Hapni një dritare dhe do ta gjeni.
Mendoj se njerëzit më të trishtuar gjithmonë përpiqen për t’i bërë njerëzit të lumtur. Sepse ata e dinë se si është të ndihesh absolutisht i pavlerë dhe nuk duan që dikush tjetër të ndihet kështu.
Pyes veten se çfarë mendojnë karriget gjatë gjithë ditës. “Oh, këtu ulet një tjetër vrimë”.
Pse e quajnë “orë trafiku” kur asgjë nuk lëviz?
Vdekja është mënyra e natyrës për të thënë: “Darka është gati”.
Të jepet vetëm një shkëndijë e vogël çmendurie. Nuk duhet ta humbasësh.
Please follow and like us: